- Ekstradohen dy persona, njëri për vjedhje e armë dhe tjetri për trafikim droge
- Mbesa e Trumpit zbulon se çfarë lloj gjyshi është ai: Ai është thjesht i zakonshëm, si të gjithë të tjerët
- Angellov: Disa vatra zjarri aktive në malin Kitkë, pres që deri nesër situata të vendoset nën kontroll
- Rusja që garon për Serbinë – kush është kundërshtarja e Donjeta Sadiku në finale për të artën
- ESHS: Është rritur numri i personave të punësuar, papunësia ra në 11,3%
- Kurti në shënimin e ditëlindjes së Nënës Terezë në Shkup: Bota fliste për varfërinë, ajo i afrohej të varfrit
- Ukraina, NATO apo Iranin – çfarë mesazhi i përcolli drejtori i CIA-s Moskës?
- Donjeta Sadiku e pandalshme – kalon në finale, lufton për medaljen e artë
Author: korrektpress
Policia e Shtetit po intensifikon monitorimin e akseve rrugore përmes teknologjive moderne, me synim evidentimin në kohë reale të shkeljeve të rregullave të qarkullimit dhe parandalimin e aksidenteve.Ministri Besfort Llamallari ka theksuar se përdorimi i dronëve, radarëve, mjeteve inteligjente dhe teknologjive të avancuara po i mundëson Policisë një kontroll më efikas të situatës në rrugë.“Me dronë, radarë, mjete inteligjente dhe teknologji moderne, Policia e Shtetit po monitoron në kohë reale akset rrugore për të evidentuar shkeljet dhe për të parandaluar aksidentet”, është shprehur ministri Llamallari.Sipas tij, respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nuk duhet të shihet si një zgjedhje individuale,…
Ndërhyrjet estetike në gjoks, qoftë për zvogëlim, zmadhim apo ngritje, janë ndër procedurat më të kërkuara në kirurgjinë plastike.Megjithatë, para se një paciente të vendosë për një operacion të tillë, është e rëndësishme të informohet qartë për mundësitë, kufizimet dhe ndikimet që ndërhyrja mund të ketë në të ardhmen, përfshirë edhe gjidhënien.Për këtë temë ka folur kirurgja plastike Liridona Guci, në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”. Duke folur për ndërhyrjet në gjoks, Guci tha se procedurat mund të realizohen nga mosha e pjekurisë, pra nga mosha 18 vjeç…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe gazetari e publicisti Arjan Konomi janë përfshirë në një incident në Vuno, në Jug të vendit.Pas pretendimeve të Konomit për një sjellje agresive, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i cilësuar të pavërteta deklaratat e gazetarit.Rama ka publikuar edhe një video, e cila sipas tij tregon një version krejt të ndryshëm të ngjarjes nga ai i paraqitur nga Konomi.Në reagimin e tij, kryeministri akuzon gazetarin se ka paraqitur veten si “viktimë të dhunuar”, ndërsa pretendon se Konomi ka ofenduar bashkëshorten e tij, Linda Rama, si dhe ka bullizuar…
Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar aktivitetet në terren me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit.Sipas Policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 9 aksidente trafiku. Prej tyre, 3 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ku janë lënduar 6 persona, ndërsa 6 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.Në kuadër të kontrolleve dhe aktiviteteve policore në trafik, janë shqiptuar gjithsej 254 gjoba për kundërvajtje.Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar…
Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 43 raste të etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 40 janë konfirmuar në laborator, ndërsa tek tre persona të tjerë prania e virusit është përcaktuar me një test të vetëm, informoi ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski.Për herë të parë, raste të etheve të Nilit Perëndimor janë regjistruar edhe në zonën e komunave të Shkupit Qendër dhe Çair.Përveç kësaj, virusi është konfirmuar për herë të parë në një korb të ngordhur të gjetur në Shkup. Ky është rasti i parë i regjistruar i një shpendi pozitiv për virusin e Nilit Perëndimor.…
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) publikoi raportin e auditimit të performancës “Zbatimi i procedurave të prokurimit për mirëmbajtjen rutinore dhe dimërore të Autoudhëve A7 dhe A6 të Republikës së Kosovës për vitet 2025–2028”.Rezultatet e auditimit tregojnë se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk kishte arritur të siguronte që procesi i prokurimit të realizohej plotësisht në përputhje me parimet e ekonomisë, efikasitetit, trajtimit të barabartë dhe jodiskriminimit, thuhet në komunikatën e ZKA-së.”Aktiviteti i prokurimit me vlerë të parashikuar prej 15.9 milionë euro për 36 muaj, ishte iniciuar vetëm 36 ditë para skadimit të kontratave ekzistuese, prandaj afati për dorëzimin e ofertave…
Gjykata e Apelit lë në fuqi masën “arrest në burg” për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeç.Aktivistja turke Julide Yazici, u arrestua disa ditë më parë në Rinas pasi kërkohet nga autoritetet turke të drejtësisë.Pavarësisht se ajo rezulton me azil politik në Francë, gjykata refuzoi kërkesën e mbrojtjes për lirim, raporton A2cnn.Shtatë vite më parë, gjatë kohës që ishte studente, Yazici mori pjesë në protesta kundër qeverisë së presidentit Erdogan. Ajo u arrestua fillimisht në vitin 2016, ndërsa autoritetet turke e akuzuan për lidhje me organizatë terroriste.Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Tiranës më 7 gusht, aktivistja turke Julide…
Margaret Qualley u shfaq për herë të parë në tapetin e kuq që nga raportimet për ndarjen e saj nga Jack Antonoff, teksa mori pjesë në premierën botërore të filmit “The Dog Stars” në Londër.Aktorja 31-vjeçare, e cila luan rolin e Cimës në filmin fantastiko-shkencor, u shfaq në premierën e mbajtur në Odeon Leicester Square, ku tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi me thekë dhe dekolte në formë V-je.Në paraqitjen e saj, Qualley nuk mbante unazën e martesës. Ajo gjithashtu hoqi këpucët gjatë ecjes në tapetin e kuq, ndërsa më herët kishte zgjedhur një palë sandale të pazakonta Chanel,…
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 21 gusht 2026, përmes pikës kufitare në Vërmicë, ka bërë ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Republika e Kosovës për në Shqipëri.Sipas një njoftimi për media thuhet se i dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë, për veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’. “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë…
Tragjedi në Alaskë – rrëzohet një avion civil pranë një stacioni radarësh, tetë persona humbin jetën
Një avion charter është rrëzuar të enjten në një zonë të largët të Alaskës, duke shkaktuar vdekjen e të tetë personave që ndodheshin në bord.Aksidenti ndodhi në aeroportin e radarit me rreze të gjatë në Cape Newenham, rreth 725 kilometra në perëndim të Anchorage, raporton nbc.news. “Ky është një humbje shkatërruese për familjen tonë ushtarake dhe komunitetet të cilave u shërbejmë”, tha në një deklaratë gjenerallejtënant i Forcave Ajrore amerikane, Robert Davis, komandant i Komandës së Alaskës, Rajonit të Alaskës të Komandës së Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) dhe Forcës së 11-të Ajrore.“Këta individë ishin profesionistë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari