Author: korrektpress

Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje të dyanshme me mesfushorin Kushtrim Shabani për përfundimin e bashkëpunimit.Vendimi është marrë me mirëkuptim të ndërsjellë, pavarësisht se klubi llogariste në shërbimet e lojtarit edhe për vazhdimësinë.Megjithatë, drejtuesit e KF Llapit kanë respektuar dëshirën e Shabanit për të ndërruar ambient dhe për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.Kushtrim Shabani ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës ndër vite, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm me fanellën e KF Llapit. Së fundmi, ai arriti shifrën e 200 ndeshjeve zyrtare me klubin, një tregues i qartë i përkushtimit dhe profesionalizmit të tij.KF…

Read More

Prokuroria Publike është duke ndërmarrë veprime hetimore për të gjitha raportet që së fundi kanë dalë nga Enti Shtetëror i Revizionit e që i referohen disa institucioneve të nivelit qendror dhe komunave.“Të gjitha raportet i janë dorëzuar prokurorive përkatëse dhe janë formuar lëndë për t’i vërtetuar gjetjet në raporte”, thonë nga Prokuroria Publike.Lidhur me raportin e dalë mbi shpërdorimet në Lotarinë Shtetërore, Prokuroria Publike thotë se në dobi të hetimit dhe procedurës para hetimore ka kërkuar raport shtesë për t’i vërtetuar dyshimet paraprake.“Qëllimi ishte që gjetjet nga raporti i Revizionit deri sa janë gati, të mund të përdoren si dëshmi…

Read More

Roberto Martinez ka shpjeguar arsyet pse Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një titullar i padiskutueshëm për kombëtaren e Portugalisë.Ronaldo mbush 41 vjeç në shkurt, por vazhdon të jetë kapiten i Portugalisë dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm në skuadrën e Martinez për Kupën e Botës 2026 verën e ardhshme.Përzgjedhësi Portugalisë ka bërë të ditur se stafi analizon tre shtylla kryesore për të justifikuar përzgjedhjen e tij të vazhdueshme.“Qëndrimi. Janë tre shtyllat që ne i analizojmë vazhdimisht: talenti, përvoja dhe qëndrimi që ai sjell në kombëtare”.“Kërkesa maksimale që ai i vendos vetes për të qenë i pranishëm dhe për…

Read More

Në Qendrën Sportive Kovilovo në Serbi është hapur të hënën e ashtuquajtura “Kupa Ndërkombëtare e Miqësisë në Futsall”, një turne i mbështetur nga institucionet ruse, në të cilin marrin pjesë tetë ekipe të reja nga Rusia, Serbia dhe Republika Srpska e Bosnjë dhe Hercegovinës.Turneu, i cili po organizohet për herë të katërt që nga viti 2023, sipas organizatorëve synon promovimin e bashkëpunimit, komunikimit dhe miqësisë mes të rinjve përmes sportit.Në këtë edicion po marrin pjesë ekipet Vojvodina, Guça, Mladost Apatin, Zajeçar, një ekip nga veriu i Kosovës (Mitrovica e Veriut), si dhe një ekip nga Republika Srpska. Ndërkohë, skuadra Shahtjor…

Read More

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se Izraeli do të shpenzojë 350 miliardë shekelë (110 miliardë dollarë) për zhvillimin e një industrie të pavarur armësh për të zvogëluar varësinë nga vendet e tjera.”Ne do të vazhdojmë të sigurojmë furnizime thelbësore ndërsa armatosemi në mënyrë të pavarur”, tha Netanyahu në një ceremoni për pilotët e rinj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.”Nuk e di nëse një vend mund të jetë plotësisht i pavarur, por ne do të përpiqemi … të sigurohemi që armët tona të prodhohen sa më shumë të jetë e mundur në Izrael”, citohet të ketë thënë ai.…

Read More

Shkarkimi i Ministrit për Çështjet Evropiane, Orhan Murtezani, nuk është reformë. Është një makijazh politik. Një përpjekje për të krijuar përshtypjen se diçka po ndryshon, ndërsa në thelb, asgjë nuk po ndryshon. Problemi është te qeveria në tërësi, te paaftësia e saj, mungesa e vizionit dhe shmangia e përgjegjësisë, Murtezanin po e ndryshoni, por izolimi nga BE-ja mbetet, tha nënkryetarja e LSDM-së, Jovana Trençevska, në seancën e sotme parlamentare.Ajo theksoi se ndërsa Murtezani po sakrifikohet për opinionin, ministrat e paaftë mbeten në pozicionet e tyre dhe vazhdojnë të humbasin besimin e qytetarëve.”Ky është një shembull klasik i teatrit politik: një…

Read More

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj shpalljes së konkursit nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë për vende pune në institucione ilegale shëndetësore në Kosovë, duke e cilësuar këtë veprim si ndërhyrje të drejtpërdrejtë, të qëllimshme dhe shumë të ashpër në sovranitetin e Republikës së Kosovës.Sipas Musliut, kjo nuk është hera e parë që Serbia ushtron presion të tillë ndaj Kosovës. Ai theksoi se thirrje të hapura dhe eksplicite janë bërë edhe më herët nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Marko Gjuriqi, e ashtuquajtura “Zyrë për Kosovë”, si dhe nga zyrtarë të tjerë të lartë serbë.Ai vlerësoi se situata…

Read More

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Kaçanikut, nën drejtimin e Drejtorit Suhad Dullovi, ka përmbyllur me sukses shpërndarjen dhe montimin e 103 serrave për fermerët lokalë gjatë vitit 2025. Secila serra ka një sipërfaqe prej 50 m², duke ofruar kushte të avancuara për kultivim dhe prodhim bujqësor.Ky projekt synon të rrisë kapacitetet bujqësore të fermerëve kaçanikas dhe të përmirësojë mirëqenien e tyre përmes mbështetjes direkte në prodhim. Drejtoria e Bujqësisë thekson se do të vazhdojë përpjekjet për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe fuqizimin e sektorit vendor. /Telegrafi/

Read More

Me afrimin e shpejtë të afatit kalimtar të dimrit, zërat për transferime po shtohen nga dita në ditë.Sipas raportimeve më të fundit nga TuttoMercatoWeb, Juventusi dhe Milani mund të jenë duke punuar për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi lojtarësh.Milani është në kërkim të një mbrojtësi të ri, ndërsa thuhet se Massimiliano Allegri e ka vendosur ish-protegun e tij, Federico Gatti, në krye të listës së dëshirave. Kanë dalë tashmë bisedime për një shkëmbim të mundshëm që përfshin Samuele Ricci, pasi Juventusi është i interesuar të përforcojë repartin e mesfushës. Megjithatë, kjo mund të mos jetë alternativa e vetme në tryezë.…

Read More

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në Dollc të Klinës.Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.Telegrafi ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigje nga ana e tyre. /Telegrafi/

Read More