Author: korrektpress

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e martë, 28 korrik 2026, duke konfirmuar vazhdimin e rritjes së çmimit të naftës.Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar në 1.73 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.52 euro për litër dhe gazi deri në 0.60 euro për litër.Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë përcaktuar në bazë të vendimit të MINT-it për caktimin e çmimeve maksimale të lejuara të derivateve.Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo parregullsi…

Read More

Ish-kapiteni i Barcelonës, Gerard Pique, e rindezi debatin me një krahasim të ri me rivalin e përbetuar, Real Madridin, mes ndryshimeve që po kalojnë të dy klubet para fillimit të sezonit të ri 2026/27.Pique beson se Barcelona ende ka një avantazh ndaj Real Madridit në prag të sezonit të ri, pavarësisht transferimeve që Los Blancos i sollën këtë verë.“Mendoj se Barcelona, edhe sot, ka ende avantazhin”, ka thënë fillimisht Pique. “Mendoj se fitimi i dy kampionateve të fundit të jep statusin dhe besimin për të hyrë në sezon si favoriti më i madh. Por pas kësaj duhet ta provosh këtë…

Read More

Një aksident trafiku ka ndodhur natën vonë në Gurrakoc, ku raportohet se janë përfshirë një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës dhe një veturë e tipit Mercedes.Si pasojë e aksidentit, sipas informacioneve fillestare dy persona kanë pësuar lëndime dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare për të konfirmuar rrethanat e aksidentit, personat e përfshirë dhe gjendjen e të lënduarve. /Telegrafi/

Read More

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.”Ka frekuencë të shtuar të automjeteve në pikën kufitare të Bogorodicës, ku koha e pritjes është rreth 15 minuta. Në pikat e tjera kufitare, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Read More

Shëndeti i organeve abdominale, simptomat që nuk duhet të neglizhohen, rëndësia e diagnostikimit të hershëm dhe zhvillimet në kirurgjinë moderne ishin temat kryesore të episodit të 82-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital.Ymer Durmishi, kirurg abdominal foli për përvojën e tij profesionale mes Zvicrës, Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për sfidat që lidhen me trajtimin e sëmundjeve abdominale. Në fillim të bisedës, Durmishi u ndal te simptomat që nuk duhet të injorohen, si të vjellat, kthimi i ushqimit, fryrja e barkut, diarreja, dhimbjet e përsëritura dhe gjakderdhja. Ai shpjegoi se të vjellat dhe diarreja…

Read More

Karyna Shuliak, një dentiste 37-vjeçare me origjinë nga Bjellorusia, është përmendur në dokumentet hetimore të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në ShBA si një nga personat që mund të trashëgojë një pjesë të madhe të pasurisë së Jeffrey Epstein. Sipas të dhënave, ajo mund të përfitojë rreth 85 milionë euro, përfshirë edhe një unazë diamanti 33 karatësh.Vlera përfundimtare e pasurisë së Epstein mbetet e paqartë, pasi një pjesë e parave u është paguar viktimave të tij dhe aktualisht vlerësohet mes 120 dhe 200 milionë dollarëve (rreth 100–170 milionë euro). Jeffrey dhe KarynaShuliak u bë e njohur pas publikimit të miliona…

Read More

Njëri prej transferimeve verore të Chelseat tashmë është vendosur në dispozicion për t’u larguar, edhe pse ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me klubin.“Blutë” vazhdojnë të jenë aktivë në afatin kalimtar, pasi kanë përfunduar transferimin rekord prej rreth 136 milionë eurosh për Morgan Rogers nga Aston Villa.Sipas The Athletic, Chelsea po shqyrton transferimin e sulmuesit veteran të Brightonit, Danny Welbeck, me trajnerin Xabi Alonso që dëshiron më shumë përvojë në skuadër.Ardhja e Welbeck do të shtonte konkurrencën në sulm, ku Chelsea tashmë ka Nicolas Jackson, Liam Delap, Emmanuel Emegha dhe Joao Pedro.Për këtë arsye, klubi po shqyrton të ardhmen…

Read More

Slavko Vincic, gjyqtari që drejtoi finalen e Kupës së Botës 2026, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli përmes një deklarate surprizuese, mes kritikave të shumta që pasuan ndeshjen finale.Më 19 korrik, tifozët e futbollit në mbarë botën ndoqën finalen e Kupës së Botës 2026, ku kampionia në fuqi, Argjentina, tentoi të mbronte trofeun përballë fitueses së Euro 2024, Spanjës.Pas një ndeshjeje jo shumë spektakolare në kohën e rregullt, Spanja triumfoi falë golit të sulmuesit të Barcelonës, Ferran Torres, të realizuar në pjesën e dytë të vazhdimeve.Megjithatë, pas finales, më shumë se goli vendimtar u diskutua stili i ashpër dhe fizik i…

Read More

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u ka thënë anëtarëve të Kongresit se nuk do të përfundojë shpenzimin e 400 milionë dollarëve që Kongresi ka autorizuar për ndihmë për Ukrainën deri në vitin fiskal 2029, edhe pse Kievi ka pak armë që i nevojiten për t’u mbrojtur nga sulmet raketore ruse.Në maj, Departamenti i Mbrojtjes u dërgoi një letër ligjvënësve duke përshkruar planin e tij të shpenzimeve, tha të hënën një burim i njohur me dokumentin, transmeton Telegrafi. Demokratët dhe disa nga republikanët e Trumpit kishin kritikuar Pentagonin për mosdhënien e ndihmës për Kievin, të cilën anëtarët e të…

Read More

Zëvendësministrja në detyrë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Nora Arapi-Krasniqi, ka njoftuar se kanë nisur ndërhyrjet restauruese në Shkollën e vjetër të fshatit Mushnikovë, në Komunën e Prizrenit.Sipas Arapi-Krasniqit, objekti, i ndërtuar në vitin 1905, përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të zhvillimit të arsimit në zonat rurale të Kosovës dhe ruan vlera të veçanta historike e kulturore.Ajo ka theksuar se restaurimi i kësaj shkolle është pjesë e angazhimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, me synim që këto vlera të ruhen edhe për brezat e ardhshëm.“Vazhdojmë me përkushtim në mbrojtjen e së kaluarës sonë, duke e ruajtur trashëgiminë kulturore…

Read More