Author: korrektpress

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim të ashpër, duke parashikuar se viti 2026 “do të jetë shumë më i keq” se viti 2025.48-vjeçarja bëri parashikimin jo aq festiv gjatë shkëmbimit tradicional të përshëndetjeve të Krishtlindjeve me stafin e Presidencës së Këshillit të Ministrave.“Fundi i vitit 2025 ka qenë i vështirë për të gjithë ne. Mos u shqetësoni, sepse viti i ardhshëm do të jetë shumë më keq”, tha Meloni.“Pra, pushoni siç duhet gjatë këtyre festave, sepse ne duhet të vazhdojmë t’i japim përgjigje këtij kombi të jashtëzakonshëm”, vazhdoi ajo.Duke folur nga Pallati Qeveritar në Romë, Meloni e përshkroi…

Read More

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka prezantuar një qasje alternative për zgjidhjen e çështjes së banimit, duke theksuar se fokusi nuk duhet të jetë te ndërtimi i banesave sociale, por te përkrahja direkte për familjet e reja.Rukiqi ka propozuar subvencionimin e kamatës për çdo kredi për blerjen e banesave nga çiftet e reja, duke vlerësuar se një masë e tillë do ta bënte jetën më të përballueshme për familjet dhe njëkohësisht do të krijonte qarkullim në ekonomi.Sipas tij, pamundësia për të blerë një pronë për banim është një nga arsyet kryesore që shtyn të…

Read More

Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit” njofton se duke filluar nga nesër, teleferiku me gjashtë ulëse do të lëshohet për përdorim dhe turistët do të mund të shijojnë pamjet e Kodrës së Diellit.Nga Qendra thonë se presin që të ketë reshje të freskëta të borës dhe të hapet sezoni i skijimit.”Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër, gjashtëulësja do të jetë në funksion të plotë dhe e hapur për shëtitje panoramike, duke ju ofruar vizitorëve një përvojë unike dhe pamje mahnitëse të zonës sonë malore”.”Sa i përket kushteve klimatike, ato mbeten të pandryshuara. Megjithatë, shpresojmë që reshjet e freskëta të…

Read More

Katër emra të njohur të skenës muzikore shqiptare, Bruno Pollogati, Luiz Ejlli, Lumi B dhe Naldi, kanë publikuar këngën e tyre më të re, Do Pi 2, duke rikthyer energjinë që i shndërroi në një nga bashkëpunimet më të suksesshme të verës së kaluar.Pas jehonës së madhe që pati “Do Pi” gjatë verës së vitit 2024, katërshja vendosi ta vazhdojë historinë me një vazhdimësi muzikore që ruan frymën festive dhe ritmin e drejtpërdrejtë, por me një qasje edhe më të rafinuar. Rezultati ka qenë i menjëhershëm, pasi vetëm një ditë pas publikimit, “Do Pi 2” është shndërruar në hit, duke…

Read More

Gazetari dhe analisti nga Beogradi, Radomir Dimiq, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje masive në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke u drejtuar qytetarëve të Kosovës pa dallim etnik apo fetar, me theks të veçantë komunitetit serb.Duke folur në emër të subjektit politik Kosova Multietnike, të cilin e drejton, Dimiq ka theksuar se ky subjekt që nga themelimi angazhohet për kulturë politike demokratike, prosperitet evropian dhe forcimin e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Ai ka vlerësuar se zgjedhjet e ardhshme paraqesin një moment historik për dhënien e një qeverie meritore dhe stabile për shtetin e Kosovës.Sipas…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se përfaqësuesit serbë në Kosovë duhet të fitojnë vendet e tyre në institucione dhe të përfaqësojnë interesat e popullit serb, e jo, siç tha ai, interesat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.Në një deklarim publik, Vuçiq ka bërë thirrje që serbët të përfaqësohen përmes Listës Serbe, duke shprehur mbështetje të hapur për këtë subjekt politik dhe pritjen që ai të fitojë numrin më të madh të mandateve të rezervuara për komunitetin serb. Sipas tij, përfaqësuesit e zgjedhur duhet të veprojnë në interes të popullit serb në Kosovë.Vuçiq ka përmendur edhe rastin e një…

Read More

Hristijan Mickoski, u përgjigj në pyetjen lidhur me zgjedhjen e ushtruesit të detyrës Prokuror Publik i Shtetit dhe pritshmëritë nga sfera e prokurorisë në periudhën e ardhshme.Mickoski theksoi se, nga informacionet që disponon, procedura për zgjedhjen e Prokurorit të Shtetit në Kuvend duhet të përfundojë brenda 2 muajve. Kriteret për zgjedhje, sipas Mickoskit, janë sjellë në përputhje me Ligjin për Prokurorinë Publike, i cili u miratua nga pushteti i kaluar i LSDM-së dhe BDI-së, dhe me të cilin u ndalua mundësia që profesorët, avokatët dhe juristët e shquar të zgjidhen si Prokurorë Publikë të Shtetit.”Pres që brenda kësaj periudhe të…

Read More

Ashtu si çdo 19-vjeçar që ka kaluar fazën e ëndrrave dhe tashmë vepron me vizion, përgjegjësi dhe ambicie të qarta për të ardhmen, edhe Telegrafi hyn në vitin e ri më i pjekur, më inovativ dhe më i vendosur se kurrë për të udhëhequr transformimin e medias digjitale në Kosovë dhe më gjerë.Nga një ide ambicioze e nisur 19 vite më parë, Telegrafi është shndërruar në një ekosistem të plotë digjital, ku përmbajtja, teknologjia dhe audienca ndërthuren në mënyrë organike. Sot, ky ekosistem përfshin lajme kombëtare dhe lokale, video, podcaste, aplikacione mobile dhe produkte të avancuara digjitale, të ndërtuara për…

Read More

Kompania ajrore turke, Turkish Airlines, do t’i transferojë qeverisë shqiptare pronësinë e një Airbus A319‑115J, një avion i konfiguruar nga qeveria me vlerë 11.9 milionë dollarë, sipas një marrëveshjeje dypalëshe granti, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike midis dy vendeve.Turkiye Today shkruan se sipas marrëveshjes së publikuar në Gazetën Zyrtare të enjten, avioni, i regjistruar si TC-GVC me numër serik 1002 dhe i prodhuar në shkurt të vitit 2000, mbetet i certifikuar për operacione fluturimi, raporton TCH.Marrëveshja dypalëshe thotë se donacioni synon të forcojë “marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë” midis Turqisë dhe Shqipërisë, të…

Read More

Suri Cruise, vajza 19-vjeçare e aktores Katie Holmes dhe Tom Cruise, u pa në New York për herë të parë pas disa muajsh. Studentja u kthye në shtëpi nga kolegji për pushimet e Krishtlindjeve dhe u fotografua duke bërë pazar me nënën e saj Katie.Suri zgjodhi një pamje të rastësishme për motin e ftohtë të Nju Jorkut – një xhaketë të gjelbër North Face, një bluzë me kapuç, xhinse blu dhe pantofla të njohura ngjyrë kafe UGG. Ajo mbante një çantë të kuqe, një kafe për të marrë me vete dhe telefonin e saj. Nëna e saj, 47-vjeçarja Katie, dukej…

Read More