- Ja çfarë pyesin mjekët së pari njerëzit që zgjohen shpesh gjatë natës
- “Marshi për Liri” bashkoi shqiptarët në Prishtinë – reagime nga Kosova, rajoni e bota
- Charli XCX kritikohet për vetëm gjashtë koncerte në Evropë, vjen reagimi i këngëtares
- “Ende po provoj të përshtatem”, Bernardo Silva shpjegon se çfarë po i kërkon Mourinho
- Një raund i ri bisedimesh për paqe mund të zhvillohet në fillim të tetorit – thotë Budanov i Ukrainës
- “Xhaka më tha të shkatërroj”, ylli i Arsenalit tregon çka ndodhi: I thashë nëse guxon eja pas ndeshjes
- Sadiku i reagon LVV-së: Pra, krejt ky bllokim me mbërri te data e zgjedhjeve që e kanë planifiku
- Katër arsyet pse Barcelona mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit?
Author: korrektpress
Julia dhe Lorenzo janë shpallur fitues të sezonit të 13-të të Love Island, duke fituar çmimin prej 50 mijë funtesh pas votimit të publikut. Lajmin e bëri të ditur prezantuesja Maya Jama gjatë finales së spektaklit. Në vendin e dytë u renditën Jasmin dhe Kavan, derisa Simba dhe Angelista përfunduan të tretët. Foto: ShutterstockFinalja u shoqërua me një eliminim të papritur, pasi Yasmin dhe Tommy u larguan nga vila pak para shpalljes së tre çifteve finaliste. Ata u zgjodhën për t’u eliminuar nga çifti Mica dhe Samraj, të cilët ishin larguar më herët. Ishte hera e parë në historinë e…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli të Italisë, admiralin amerikan George M. Wikoff, i cili ishte i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të vendit dhe NATO-s, si dhe mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.Kurti e falënderoi admiralin Wikoff për përkushtimin e NATO-s, përmes misionit të KFOR-it, në krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët…
Vinicius Junior po përballet me një paralajmërim serioz se taktikat e tij në negociatat me Real Madridin mund t’i kushtojnë karrierën në klub, duke ndjekur shembullin e ish-kapitenit Sergio Ramos.Negociatat për një kontratë të re janë në ngërç, dhe ajo aktuale zgjat edhe për një vit. Situata po monitorohet nga Arsenali, i cili është gati t’i ofrojë brazilianit statusin e njërit prej lojtarëve më të paguar në botë.Ekspertët besojnë se vonesa mund të provokojë presidentin e klubit Florentino Perez, i njohur për mungesën e durimit me lojtarët që e kundërshtojnë. Gazetari Aritz Gabilondo shpjegoi në emisionin “El Larguero” të Cadena…
BDI sot ka reaguar ndaj rebalancimit të Buxhetit për vitin 2026.Nga atje thonë se pas përfundimit të debatit për rebalancin e Buxhetit për vitin 2026, është e qartë se kjo Qeveri edhe një herë dëshmoi se kur bëhet fjalë për interesat e shqiptarëve, zgjedh t’i injorojë ato.”Grupi ynë parlamentar paraqiti një sërë amendamentesh serioze, të argumentuara dhe të bazuara në nevojat reale të qytetarëve. Këto amendamente nuk kishin karakter partiak. Ato kishin për qëllim të siguronin më shumë investime për komunat shqiptare, më shumë mjete për zhvillim rajonal, mbështetje për shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën dhe një shpërndarje më të drejtë të…
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka intensifikuar aktivitetet për rritjen e sigurisë në trafik, përmes zbatimit të planeve operative “Alkooli” dhe “Vera 2026”.Sipas njoftimit të policisë, gjatë periudhës së fundit 10-ditore janë realizuar aktivitete vetëdijesuese, parandaluese dhe ndëshkuese me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.Gjatë këtyre kontrolleve janë kryer gjithsej 1,892 teste për alkool, ku 123 drejtues mjetesh kanë rezultuar se kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit. Ndaj tyre është zbatuar masa mbrojtëse e patentë shoferit.Po ashtu, policia ka shqiptuar edhe 1,580 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik,…
Nëse jeni në kërkim të një prone që ofron hapësirë të bollshme, tarracë të madhe dhe pozicion të favorshëm pranë qendrës së Prishtinës, ky penthouse në Dragodan paraqet një mundësi që duhet marrë në konsideratë.Prona ndodhet në rrugën “Sofokliu”, pranë Hotel Ador, dhe ofrohet për shitje me çmim prej 210,400 euro. Me sipërfaqe prej 127.5m², penthouse-i ka një organizim funksional të hapësirave, të përshtatshëm për banim familjar.Brenda tij gjenden qëndrimi ditor, kuzhina, dy dhoma gjumi dhe një banjo. Pronën e plotëson tarraca prej 25m², e cila mund të shfrytëzohet si ambient për pushim, qëndrim të përditshëm apo organizimin e një…
Deputetët malazezë miratuan sot ndryshimet në Ligjin për Sigurimin Shëndetësor, falë të cilave gratë do të kenë të drejtën për dy ditë leje të paguar në muaj, raporton Vijesti.Kjo e drejtë, raporton Vijesti, u takon grave që kanë dismenorre sekondare, ose cikle menstruale të dhimbshme të shkaktuara nga shkaqe organike si endometrioza, polipet, fibromat, transmeton TelegrafiNisma për të ndryshuar ligjin u paraqit në mars të këtij viti, në prag të Ditës së Gruas, nga deputetja e pavarur Jevrosima Pejoviq.Projektligji që prezanton të drejtën për leje menstruale për gratë e diagnostikuara me dismenorre sekondare mori mbështetje unanime nga Komisioni për Shëndetësi,…
Programi i Kinemasë Verore të Lumbardhit, i cili po zhvillohet në hapësirën DokuKino Plato në Prizren do të përmbyllë ciklin e shfaqjeve për muajin korrik me filmin “Butterflies” nga regjisori turk Tolga Karaçelik.Sipas organizatorëve, gjatë këtij muaji Kinemaja Verore ka sjellë një seri filmash nën temën “Përtej rebelimit dhe absurdit”, duke trajtuar forma të ndryshme të zbulimit të identitetit, marrëdhëniet familjare dhe shoqërore, si dhe mënyrën se si kinemaja na nxit të reflektojmë mbi barrierat që ndërtohen në shoqëri.Programi nisi me filmin “Persepolis”, me regji nga Marjane Satrapi dhe Vincent Parannoud, ndërsa javën pasuese u shfaq filmi “Corpus Christi”, me…
50 Cent ka ironizuar edhe një herë rivalin e tij të vjetër, Sean “Diddy” Combs, vetëm pak ditë pasi u raportua se reperi u dërgua në izolim pas një sherri të dyshuar në burg.Gjatë një performance në klubin e natës LIV Beach në Las Vegas, 50 Cent iu drejtua publikut me humor, duke thënë: “Mund të ishit kudo, por zgjodhët të ishit këtu. Faleminderit”. Më pas ai shtoi: “Mund të ishit… në Fort Dix me Puffy-n në burg”, duke iu referuar institucionit federal në New Jersey, ku Diddy po vuan dënimin, shkruan DailyMail. Komenti i tij vjen pasi TMZ raportoi…
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka njoftuar se më 5 gusht të këtij viti do të mbahet Panairi Tradicional Bujqësor, i cili do të organizohet në hapësirën para objektit të Komunës së Hanit të Elezit.Sipas njoftimit, panairi do të fillojë në ora 10:00 dhe organizohet nga Komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim me LAB dhe IKC.Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë prodhues, fermerë dhe përpunues lokalë, të cilët do të prezantojnë produktet e tyre vendore dhe do të promovojnë vlerat e bujqësisë së kësaj komune.Kryetari Ballazhi ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari