- Ja çfarë pyesin mjekët së pari njerëzit që zgjohen shpesh gjatë natës
- “Marshi për Liri” bashkoi shqiptarët në Prishtinë – reagime nga Kosova, rajoni e bota
- Charli XCX kritikohet për vetëm gjashtë koncerte në Evropë, vjen reagimi i këngëtares
- “Ende po provoj të përshtatem”, Bernardo Silva shpjegon se çfarë po i kërkon Mourinho
- Një raund i ri bisedimesh për paqe mund të zhvillohet në fillim të tetorit – thotë Budanov i Ukrainës
- “Xhaka më tha të shkatërroj”, ylli i Arsenalit tregon çka ndodhi: I thashë nëse guxon eja pas ndeshjes
- Sadiku i reagon LVV-së: Pra, krejt ky bllokim me mbërri te data e zgjedhjeve që e kanë planifiku
- Katër arsyet pse Barcelona mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit?
Author: korrektpress
Banorët kanë ngritur shqetësime për gjendjen me mbeturinat në rrugën “Nënë Tereza”, pranë biznesit “German Color”, duke kërkuar ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e zonës.Sipas një banori, përgjegjësia për këtë situatë po bartet mes Komunës dhe kompanisë “Pastrimi”, ndërsa, siç pretendon ai, përpjekjet për kontakt me kompaninë nuk kanë marrë përgjigje.“Komuna ia lë fajin kompanisë ‘Pastrimi’, ndërsa këta të fundit nuk e hapin telefonin fare. Edhe gjendja e disa banorëve dihet, pasi hedhin dyshekët dhe mbeturinat e tyre në hapësira publike”, ka deklaruar një vrojtues i lagjes.Banorët kërkojnë që të ndërmerren masa për pastrimin e zonës dhe të ketë…
Liverpooli po shqyrton mundësinë e transferimit të anësorit të Evertonit, Iliman Ndiaye, ndërsa përballë ka konkurrencën e Manchester Unitedit dhe klubit saudit Al Hilal.Trajneri Andoni Iraola tashmë ka mirëpritur përforcimet e reja Jeremy Jacquet dhe Victor Munoz që prej marrjes së drejtimit të klubit, ndërsa Andreë Robertson, Ibrahima Konate dhe Mohamed Salah janë larguar nga skuadra.Liverpooli vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm prej 170 milionë eurosh për sulmuesin francez të Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola, pasi dështoi të siguronte objektivin kryesor, Yan Diomande, i cili pritet t’i bashkohet Real Madridit në ditët e ardhshme.Ndërkohë, një raport i ri nga…
Ariana Grande ka nisur një betejë ligjore kundër hakerëve të paidentifikuar, duke i akuzuar ata për vjedhjen dhe shpërndarjen e materialeve të saj private, përfshirë muzikë, video dhe fotografi të papublikuara.Këngëtarja 33-vjeçare paraqiti një padi në një gjykatë në Kaliforni, ku pretendon se persona të paidentifikuar kanë hyrë në pajisjet elektronike të bashkëpunëtorëve të saj dhe kanë marrë materiale krijuese që më pas janë shitur në mënyrë të paligjshme.Sipas dokumenteve ligjore, të cilat janë bërë publike, hakerët dyshohet se kanë synuar llogari të producentëve, fotografëve dhe profesionistëve të tjerë me të cilët Grande ka punuar ndër vite, shkruan DailyMail. Në…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha akuzat ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun, dhe shtatë persona të tjerë të përfshirë në rastin e njohur si “Drenica 1”.Trupi gjykues ka vendosur që të gjithë të akuzuarit të shpallen të pafajshëm, pasi sipas gjykatës nuk është gjetur asnjë provë që do të dëshmonte fajësinë e tyre.“Nuk është gjetur asnjë provë që do të vërtetonte fajësinë e të pandehurve”, është thënë gjatë shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Delegacioni amerikan doli nga një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën, në shenjë proteste ndaj komenteve të bëra nga Franca që krahasuan votimin e Uashingtonit për të drejtat e njeriut me atë të shteteve autoritare.Grindja diplomatike u ndez fillimisht javën e kaluar, kur SHBA-të iu bashkuan Koresë së Veriut dhe Rusisë në votimin kundër zgjatjes së mandatit të Volker Turk si Komisioner i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, transmeton Telegrafi.Pas votimit të së premtes, misioni francez në OKB kritikoi SHBA-të dhe e krahasoi atë me Korenë e Veriut dhe Rusinë. “SHBA-të dikur ishin një…
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe njëherësh drejtor i Financave në Komunën e Gjakovës, Durim Halilaj, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me investimet në rrugën “Bujar Roka”, duke i akuzuar ata për përvetësim të një projekti që, sipas tij, është iniciuar dhe zhvilluar nga Komuna e Gjakovës.Halilaj ka deklaruar se projekti nuk është produkt i qeverisjes aktuale qendrore, por është projektuar, nisur dhe kontraktuar nga Komuna e Gjakovës nën udhëheqjen e kryetarit Ardian Gjini, që nga viti 2019.“Është sa qesharake aq edhe dëshmi e plogështisë së këtij pushteti…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski informoi se numri i rasteve të reja të epidemisë në Gostivar është 109 dhe se është vendosur mbikëqyrje e përforcuar për fazën pas-akute të epidemisë e cila do të monitorojë sëmundjet infektive që mund të shfaqen.“Deri sot në Gostivar ka 109 kontakte të para të reja, numri sillet nga 80 deri në 125 në katër ditët e fundit, kështu që në këtë moment nuk mund të themi se sa kjo situatë e rregullt, sa është e lidhur me epideminë. Për ta bërë këtë, duhet të kemi anketa epidemiologjike”, ka thënë Klekovski në konferencën e sotme…
Talenti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimovic, ka folur për të ardhmen e tij në nivel ndërkombëtar, duke lënë të kuptohet se një ditë synon të jetë pjesë e Kombëtares A të Gjermanisë.Mesfushori ofensiv, i cili ka përfaqësuar Gjermaninë në të gjitha grupmoshat e saj, konsiderohet një nga futbollistët që mund të futet në planet e përzgjedhësit të ri, Jurgen Klopp, nëse arrin të bindë me paraqitjet e tij te Bayern Munichu.Megjithatë, 20-vjeçari theksoi se për momentin nuk dëshiron të mendojë për kombëtaren, pasi objektivi i tij kryesor është të fitojë besimin te kampioni gjerman dhe të sigurojë më shumë…
Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, ka vazhduar t’iu besojë gjyqtarëve nga Kosova, duke i deleguar dy katërshe gjyqtarësh në dy ndeshje të rëndësishme të Ligës së Konferencës, të vlefshme për raundin e dytë kualifikues.UEFA i ka besuar gjyqtarit kosovar me stemën ndërkombëtare, Mervan Bejtullahut, drejtimin e ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet Ilves dhe Stjarnan, e cila zhvillohet më 30 korrik në Tammelan Stadion, Tampere, me fillim nga ora 18:00.Ai do të asistohet nga gjyqtarët tjerë nga Kosova, Edmond Zeqiri dhe Bashkim Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala. Përveç Bejtullahut me…
Një drejtues kamioni është përplasur aksidentalisht në portin e Durrësit nga një tjetër kamion.Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur shoferi me origjinë nga Kosova, po qëndronte në këmbë kur u përplas në mënyrë të papritur nga një drejtues kamioni. Mësohet se ai ka përfunduar në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm.Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /euronews/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari