Author: korrektpress

Ademi Kusari, babai i politikanes së njohur kosovare Mimoza Kusari-Lila, ka ndërruar jetë pasditen e sotme pas një sëmundjeje të shkurtër.Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Mimoza Kusari-Lila përmes një postimi, ku ka njoftuar familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ndarjen nga jeta të babait të saj.Në njoftim thuhet se Ademi Kusari u nda nga jeta i rrethuar nga dashuria e familjes, me dinjitet dhe respekt për jetën dhe njeriun, vlera që e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës së tij. Ajo theksoi se kujtimi dhe mësimet që ai la pas do t’i shoqërojnë gjithmonë.Familja ka bërë të…

Read More

Njerëz nga e gjithë Afrika kanë arritur në Ganë për të hipur në “Arkat e Ebo Noah”.Profeti nga Gana, i cili vetëdeklarohet i tillë, parashikon një përmbytje globale në stil biblik që do të nisë sot. “Noa” ganez pretendon se një përmbytje globale po vjen – po ndërton arka gjigante Ai pretendon se Zoti i ka treguar në vizione se reshje të vazhdueshme dhe të forta do të fillojnë në Ditën e Krishtlindjeve, do të zgjasin 3–4 vjet dhe do të përmbytin botën, duke shkatërruar njerëzimin për shkak të mëkateve.Si përgjigje, ai tha se Zoti e urdhëroi të ndërtojë disa…

Read More

Glauk Konjufca ishte dje në Ferizaj, ku nga sheshi i qytetit, bashkë me kandidatët për deputetë nga kjo komunë, shpërndau prograramin qeverisës për 4 vitet e ardhshme.Në bashkëbisedim me qytetarët, ai tha se ky program sjellë siguri për vendin e mirëqenie për qytetarët. Konjufca vazhdoi më pas për vizitë te familja Alijaj, në fshatin Bibaj të Ferizajt. Ai tha se angazhimi patriotik i kësaj familje, si brenda vendit ashtu edhe në mërgatë, flet shumë për dashurinë e tyre për vendin e vendosmërinë e përbashkët për të mos lëshuar pe në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Nga Ferizaj, Konjufca vazhdoi fushatën dhe…

Read More

Në kuadër të grupit parlamentar me SDA e Sanxhakut dhe Lëvizjen e Qytetarëve të Lirë (PSG), deputeti Shaip Kamberi ka dorëzuar në Kuvendin Popullor të Serbisë propozimin për shfuqizimin e ligjit që ratifikon marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për themelimin e Qendrës Humanitare Serbo-Ruse në Nish.Pas 13 vitesh funksionimi, sipas Kamberit, nuk ka prova që qendra ka vepruar në interes të qytetarëve të Serbisë apo ka luajtur rol të rëndësishëm në përballimin e fatkeqësive natyrore. Përkundrazi, veprimtaria e saj është karakterizuar nga mungesë transparence, paqartësi rreth financimit dhe dyshime serioze për rol politik dhe të…

Read More

Përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë zhvilluar takime me banorët e fshatrave Lipovec, Gërqinë, Damjan dhe Bishtazh, ku kanë prezantuar planin qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe projektet e mëdha që pritet të realizohen në Kosovë.Në fjalën e tij, përfaqësuesi i AAK-së ka theksuar se Kosova ka nevojë për udhëheqje të fortë dhe një qeveri që vendos qytetarin në qendër, duke nënvizuar se Aleanca është e gatshme të marrë këtë përgjegjësi me Ramush Haradinajn në krye.Takimet ishin pjesë e fushatës së AAK-së për t’u afruar më pranë qytetarëve dhe për të diskutuar prioritetet strategjike të qeverisjes…

Read More

Në Katedralen e Kolnit të Gjermanisë, një incident i papritur prishi shërbimin e Krishtlindjeve kur një burrë i veshur me një mantel të zi dhe maskë të artë hyri në kishë. Individi, i cili nuk u identifikua, u drejtua drejt pjesës së përparme të ndërtesës ku po zhvillohej ceremonia dhe i befasoi të gjithë duke kryer një improvizim të shkurtër vallëzimi.Besimtarët dhe pjesëmarrësit mbetën të habitur dhe disa e panë situatën me shqetësim, ndërsa të tjerë e perceptuan si një incident të çuditshëm dhe të pazakontë.Personeli i sigurisë veproi shpejt, duke e ndaluar individin dhe duke e shoqëruar jashtë katedrales…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, së bashku me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, zhvilluan takim pune me Ministrin e Drejtësisë, Igor Filkov, në të cilin u diskutua Kodi Zgjedhor.Palët u pajtuan që deri në gjysmën e dytë të janarit, Ministria e Drejtësisë të formojë grup pune që do të fillojë përgatitjen e një Kodi Zgjedhor, i cili do të përfshijë dy përfaqësues të partive politike dhe deputetë të pavarur.Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, informoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor u përgatitën nga Ministria e Drejtësisë në qershor 2025.Ato përfshinë disa nga rekomandimet e OSBE/ODIHR.Kodi Zgjedhor është një zgjidhje ligjore…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka vizituar Gjilanin, ku është takuar me qytetarë të shumtë dhe ka bashkëbiseduar me ta për problemet e përditshme.Disa nga këto biseda, Ismaili i ka ndarë edhe në rrjetet e tij sociale, ku dëgjohen qytetarë që shprehin shqetësimin për çmimet e larta, faturat e energjisë elektrike dhe koston e papërballueshme të jetesës. “Në bashkëbisedime me qytetarë në Gjilan dëgjova të njëjtat brenga si në çdo qytet tjetër të Kosovës. Çmimet e rritura, faturat e larta të energjisë elektrike…

Read More

Ylli i muzikës pop, Bebe Rexha, ka arritur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë me nënshkrimin e një marrëveshjeje me një ekip të ri menaxhimi, duke sinjalizuar nisjen e një kapitulli të ri profesional në jetën e saj muzikore.Sipas njoftimeve të fundit të Billboard, Rexha ka firmosur me Timeline Management, një kompani menaxhimi që synon ta mbështesë atë në zhvillimin e projekteve të ardhshme, bashkëpunimeve dhe punës kreative që pritet të shohin dritën e publikimit në periudhën në vijim..Në një deklaratë të publikuar në lidhje me këtë bashkëpunim, Alexis Fleischer, CEO i Timeline Management, e përshkroi Rexhën si një…

Read More

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer hetime për verifikimin e pasurive të mundshme në Shqipëri të 89 shqiptarëve të Kosovës, pas dyshimeve se mund të krijuar mbi të ardhura kriminale.Veprimet hetimore janë kryer në zbatim të një letërporosie të dërguar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, që po hetojnë 31 persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në trafik droge dhe pastrim të parave. Të gjithë janë identifikuar për shkak të komunikimeve në aplikacionin SKY ECC, bazuar në të dhënat e marra nga autoritetet belge dhe franceze të drejtësisë.Kërkesa e bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës…

Read More