- Ja çfarë pyesin mjekët së pari njerëzit që zgjohen shpesh gjatë natës
- “Marshi për Liri” bashkoi shqiptarët në Prishtinë – reagime nga Kosova, rajoni e bota
- Charli XCX kritikohet për vetëm gjashtë koncerte në Evropë, vjen reagimi i këngëtares
- “Ende po provoj të përshtatem”, Bernardo Silva shpjegon se çfarë po i kërkon Mourinho
- Një raund i ri bisedimesh për paqe mund të zhvillohet në fillim të tetorit – thotë Budanov i Ukrainës
- “Xhaka më tha të shkatërroj”, ylli i Arsenalit tregon çka ndodhi: I thashë nëse guxon eja pas ndeshjes
- Sadiku i reagon LVV-së: Pra, krejt ky bllokim me mbërri te data e zgjedhjeve që e kanë planifiku
- Katër arsyet pse Barcelona mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit?
Author: korrektpress
Zendaya ka tërhequr vëmendjen në premierën e filmit “Spider-Man: Brand New Day” në Los Angeles, ku u shfaq krah bashkëshortit të saj, Tom Holland, me një paraqitje elegante dhe të guximshme.Aktorja 29-vjeçare zgjodhi për mbrëmjen një fustan të zi avangard nga Ashi Studio, me një dekolte të thellë, detaje korseti prej sateni dhe një bisht të veçantë anash që i jepte veshjes një pamje dramatike. Fustani zbuloi edhe tatuazhin e saj delikat me shkronjën “t”, të cilin ajo e ka bërë në nder të Tom Holland, shkruan DailyMail. Zendaya e kompletoi dukjen me flokë të stiluar me xhel, grim me…
Njësia Profesionale e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) në Ferizaj ka njoftuar se ka intervenuar për largimin e një lisi të rrëzuar, i cili kishte bllokuar komunikacionin dhe paraqiste rrezik për qytetarët.Sipas njoftimit, pema ishte rrëzuar vetë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë për ta larguar atë nga rruga, duke mundësuar rikthimin e qarkullimit dhe eliminimin e rrezikut për pjesëmarrësit në trafik.“Çdo herë të gatshëm në shërbim të qytetarëve”, kanë bërë të ditur nga NJPZSH Ferizaj, duke theksuar gatishmërinë për të reaguar në raste të tilla. /Telegrafi/
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një defekti të madh në rrjetin e ujësjellësit pranë lagjes “Dardania”, është detyruar të ndërpresë përkohësisht furnizimin me ujë në disa zona të kryeqytetit.Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë do të mbesin një pjesë e rrugës “Bill Clinton” dhe lagjja “Lakrishtë”.KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes ndodhen në terren dhe po punojnë për lokalizimin dhe sanimin e defektit, me qëllim që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt.Kompania ka njoftuar se furnizimi do të normalizohet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe krijimit të kushteve…
MPB njofton se në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën është lënduar disa persona.”Më 27.07.2026 në orën 13:35, në NJPB Kërçovë u njoftua se në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër, në afërsi të fsh. Drugovë, kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Volksvagen Tiguan” me targa të Prilepit, të drejtuar nga L.M. (76) nga Prilepi, një automjeti “Volksvagen Golf” me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.P. (41) nga Shkupi dhe një automjeti “Citroën” me targa të Kërçovës, të drejtuar nga R.R. (48) nga fsh. Greshnicë, rrethina e Kërçovës.Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore…
Instituti për Paqe dhe Siguri (IPS) ka shprehur shqetësim për rritjen e rasteve të përdorimit të armëve të vogla dhe të lehta në Kosovë, duke bërë thirrje për masa të menjëhershme për luftimin e posedimit të paligjshëm të armëve.Sipas një komunikate të IPS-së, përdorimi i armëve të zjarrit gjatë muajve dhe viteve të fundit ka rezultuar me dhjetëra persona të plagosur dhe me humbje tragjike të jetëve njerëzore.Instituti vlerëson se, edhe 27 vjet pas përfundimit të luftës armët vazhdojnë të jenë të pranishme në duart e qytetarëve dhe të përdoren në konflikte të përditshme, mosmarrëveshje personale, ahengje familjare dhe ngjarje…
Vera sjell më shumë udhëtime, destinacione të reja dhe kohë të kaluar me familjen. Për ta nisur çdo rrugëtim me më shumë komoditet, teknologji dhe siguri, Auto Mita ka sjellë oferta të veçanta për dy prej SUV-ve më të kërkuar të Nissan-it: Qashqai dhe X-Trail.Me zbritje deri në 10,000 euro, pesë vite garancion dhe një vit Kasko falas, kjo është një mundësi e favorshme për të kaluar në një veturë hibride pikërisht gjatë sezonit të pushimeve. Nissan Qashqai me 7,000 euro zbritje Nissan Qashqai N-Connecta Mild Hybrid vjen me motor prej 158 KF dhe transmision automatik, duke ofruar vozitje të…
Janë bërë bashkë për një projekt muzikor.Dorandd dhe Uksavage kanë lansuar ditë më parë këngën e titulluar ‘Pijama’, e cila sjell artistët në një tjetër dimension, më ndryshe se sa i kemi parë.Ky projekt muzikor u shkrua nga Uksavage, kurse Dorandd u kujdes për muzikë e masterizim të projektit. – YouTube www.youtube.com ‘Pijama’ u finalizua edhe mevideoklip nga Dardan Sinani.
Drejtori i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”, Zef Shala, ka rrëfyer për gjendjen e rëndë të mijëra qytetarëve të strehuar në Xhaminë e Qirezit, në Skenderaj, gjatë vitit 1997.Në një intervistë në “Përballje Podcast”, Shala tha se përfaqësuesit e shoqatës kishin alarmuar institucionet ndërkombëtare se Kosova po i afrohej një katastrofe humanitare shkruan Telegrafi.Për t’ua dëshmuar situatën në terren, ishte organizuar një vizitë e një delegacioni ndërkombëtar në Qirez. Sipas Shalës, përfaqësuesit e Shoqatës “Nëna Terezë” kishin shkuar në xhami rreth dy orë para mbërritjes së delegacionit.“Kemi shkuar dy orë më herët në Xhaminë e Qirezit. Nuk mund ta merrni…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se masat e Qeverisë japin rezultate, dhe se turizmi ka shënuar rritje prej 40% të turistëve të huaj.”Masat e Qeverisë dhe nisma qeveritare për tërheqjen e turistëve po japin rezultate. Kemi rritje të madhe të numrit të ardhjeve në aeroportet tona.Këtë e konstaton edhe Banka Botërore në raportin ‘Tourism Watch’, në edicionin e fundit të publikuar në qershor të vitit 2026, në të cilin Maqedonia renditet si vendi i parë në Evropë për rritjen e përqindjes së ardhjes së turistëve, si dhe për rritjen e numrit të turistëve të huaj dhe netë qëndrimeve të…
Tërmeti goditi ishullin Kyushu japonez në orën 16: 27 pasdite, me më shumë se 150,000 njerëz që u njoftuan të zhvendoseshin në strehimore evakuimi.Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi përkohësisht një alarm për cunami për Gjirin Ariake aty pranë në bregdetin perëndimor të Kumamotos, i cili është rreth 540 milje në jugperëndim të kryeqytetit, Tokio, përpara se të tërhiqej, transmeton Telegrafi.Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, u bëri thirrje banorëve të shmangin vijën bregdetare pasi parashikohej një cunami deri në një metër. Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë godet rajonin Kyushu të Japonisë Më vonë ajo u tha gazetarëve se kishte pasur…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari