Author: korrektpress

Vozinha, portieri 40-vjeçar që fitoi shumë vlerësime me paraqitjet e tij në Kupën e Botës me Kepin e Gjelbër, nuk do të lejohet ta përdorë pseudonimin e tij në fanellën e klubit të ri, Colo-Colo.Ka qenë një verë e paharrueshme për portierin veteran, i cili u shndërrua në një sensacion gjatë këtij Botërori.Pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme ndaj Spanjës, kampiones së ardhshme të botës, në fazën e grupeve, relativisht i panjohuri Vozinha kaloi nga 50 mijë ndjekës në Instagram në mbi 1 milion brenda vetëm 24 orëve.Pas këtij Botërori mbresëlënës, portieri 40-vjeçar është lidhur me një transferim te Colo-Colo, vetëm…

Read More

Thirrja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka nxitur përplasje publike mes disa zyrtarëve të kësaj partie, pak ditë para mbajtjes së mbledhjes ku pritet të diskutohet për zhvillimet e brendshme politike në subjekt.LDK-ja ka njoftuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, pasi Sekretariati i Përgjithshëm ka përfunduar verifikimin e kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit. LDK thërret Kuvendin e Jashtëzakonshëm, caktohet data Sipas partisë, është konstatuar se janë përmbushur kriteret statutare, përkatësisht është siguruar mbështetja e së paku një të tretës së delegatëve, që kërkohet…

Read More

Festivalet muzikore në Ballkanin Perëndimor po dëshmojnë se nuk janë vetëm ngjarje kulturore, por edhe motorë të rëndësishëm ekonomikë që ndikojnë në turizëm, akomodim, gastronomi, transport dhe promovimin ndërkombëtar të vendeve. Sipas një analize të publikuar nga Data4X, tetë festivalet kryesore në gjashtë shtete të rajonit tërheqin rreth 500 mijë vizitorë gjatë një sezoni veror, duke gjeneruar miliona euro ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomitë lokale. Studimi krahason festivalet kryesore në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, duke analizuar numrin e vizitorëve, ndikimin ekonomik të raportuar, shpenzimin mesatar për vizitor dhe kërkesën për akomodim.Në…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka kërkuar ndryshim të politikave ekonomike në vend, duke kritikuar Qeverinë për, siç ka thënë ai, “barrën e lartë tatimore” ndaj qytetarëve.Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka thënë se kostoja e jetesës është rritur, ndërsa një pjesë e madhe e konsumit të qytetarëve vazhdon të tatohet me normën standarde të TVSH-së prej 18 për qind.”Realiteti i sotëm në Kosovë flet me shifra që kërkojnë një kthesë të qartë nga politikat ekonomike të kësaj qeverie ultra të majtë. Qytetari përballet me kosto gjithnjë e më të lartë të jetesës, ndërsa…

Read More

Reperi i njohur, G-Bani, u është drejtuar fansave me një kërkesë të pazakontë, duke hapur një fushatë në platformën GoFundMe për të siguruar fondet e nevojshme për realizimin e projektit të tij më të ri muzikor, “Assasin”.Përmes një mesazhi publik, artisti shprehet se hip-hopi me mesazhe sociale po kalon një periudhë të vështirë dhe se krijuesit e pavarur kanë gjithnjë e më pak mbështetje, qoftë nga organizatorët, mediat apo institucionet shtetërore. Sipas tij, kjo e ka bërë të domosdoshme kërkimin e ndihmës direkt nga publiku. Foto: InstagramG-Bani thekson se, pas afro tri dekadash në skenën muzikore, dëshiron të vazhdojë të…

Read More

Nga VLEN sot thonë se Ali Ahmeti po bllokon Ligjin për Përfaqësim të Drejtë, duke goditur një nga shtyllat themelore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.”Udhëheqësia e pareformuar e BDI-së, e dëshpëruar që shqiptarët e dërguan në opozitë, tani po ndërmerr veprime që shkojnë drejtpërdrejt kundër interesave të shqiptarëve.Në Reçicë të vogël kanë përgatitur një skenar të rrezikshëm. Duan të krijojnë përshtypjen se të drejtat e shqiptarëve janë të rrezikuara vetëm pse BDI-ja nuk është pjesë e Qeverisë. Për ta, duket se shqiptarët kanë të drejta vetëm kur ata janë në pushtet dhe kur njerëzit e tyre ulen në kolltuqet e…

Read More

Orlando Bloom është fotografuar duke shijuar pushimet verore në Itali në shoqërinë e të dashurës së tij, modeles zvicerane Luisa Laemmel. Aktori 49-vjeçar dhe partnerja e tij 28-vjeçare u panë në Alpemare Beach Club, ku kaluan një ditë relaksi mes diellit dhe detit.Bloom tërhoqi vëmendjen me fizikun e tij të tonifikuar, i veshur me pantallona të shkurtra të zeza për not, ndërsa u fotografua duke bërë dush në plazh pas një noti. Nga ana tjetër, Luisa u shfaq me një bikini të zi, duke kompletuar pamjen e saj verore, shkruan DailyMail. Dyshja dukej mjaft e afërt gjatë gjithë kohës, duke…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të mbajë të premten, më 31 korrik, një mbledhje të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike parlamentare, ku do të diskutohen përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, në rend të ditës së këtij takimi është vetëm pika për “Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.Takimi do të mbahet në sallën C-301 të Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 11:00.Ky takim pritet të shërbejë për koordinimin ndërmjet subjekteve politike lidhur me hapat proceduralë për…

Read More

Ylli britanik i boksit, Anthony Joshua, ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga përballja me Kristian Prengën, duke veçuar respektin dhe miqësinë e krijuar pas duelit.Në pamjet e publikuara nga Joshua, shihet momenti kur ai vendos mbi krahë flamurin shqiptar, ndërsa gjithashtu shfaqet në shoqërinë e familjarëve të Prengës, të cilët ishin të veshur me veshje tradicionale shqiptare.Joshua ka vlerësuar rëndësinë e sportit përtej rezultatit, duke theksuar se respekti mes kundërshtarëve është një nga vlerat më të mëdha që sjell boksi.“Gjëja më e madhe që krijon sporti nuk është gjithmonë fituesi, por respekti i ndërsjellë mes personave që kanë…

Read More

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka prezantuar prioritetet kryesore për 100 ditët e para të mandatit të tij udhëheqës në krye të Prokurorit të Shtetit, gjatë takimit të parë të kolegjiumit me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive në vend.Në takimin e mbajtur të martën në Prishtinë, ku morën pjesë edhe prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Programit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Gashi ka theksuar se institucionet e drejtësisë duhet të ndërmarrin veprime të…

Read More