Author: korrektpress

Sulmet ruse me raketa balistike kanë lënë të paktën shtatë të vdekur në Ukrainë gjatë së enjtes, ndërsa goditjet u shtrinë nga Kievi deri në qytetin perëndimor të Lvivit. Intensiteti i sulmeve e shtyu Poloninë të aktivizonte avionët luftarakë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore për të siguruar hapësirën e saj.Në kryeqytetin ukrainas u raportua një viktimë dhe dy të lënduar. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se disa objekte jo-banesore u përfshinë nga zjarri pas shpërthimeve.Bilanci më i rëndë u regjistrua në Kryvyi Rih, ku autoritetet lokale thanë se një raketë balistike Iskander-M goditi një banesë, duke lënë gjashtë të…

Read More

Selin Bollati ka folur hapur për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, me të cilin nisi romancën gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 5. E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ajo tregoi se lidhja e tyre është ndërtuar mbi mirëkuptimin dhe nuk i ngjan marrëdhënieve tipike të brezit të tyre.”Ne të dy nuk e kemi trajtuar kurrë marrëdhënien si dy të dashur në kuptimin klasik. Për fatin tonë të mirë, gëzojmë një marrëdhënie shumë të shëndetshme. E kemi thënë edhe më parë, edhe pse është keqinterpretuar nga publiku”, u shpreh Selin. Foto: YouTubeAjo shtoi se mënyra se si…

Read More

Një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv është arrestuar të martën mbrëma në Shtime, pas një ndjekjeje nga Policia gjatë së cilës i dyshuari tentoi të ikte me automjet dhe më pas në këmbë.Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 29 korrik, rreth orës 22:15, në rrugën “Tahir Sinani”, kur hetuesit e stacionit policor në Shtime kanë tentuar ta ndalin një automjet, shoferi i të cilit nuk u kishte dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar.Megjithatë, shoferi nuk iu bind urdhrit të policisë për ndalim dhe vazhdoi lëvizjen.“Pas aktivizimit të sinjalizimit të alarmit të automjetit policor, i dyshuari ka…

Read More

“Gostivar. Krushevë. Vallandovë. Bulaçan. Plasnicë. Leshkë. Preglovë. Mavrovë. Pas shtatë qyteteve me ujë helmues, pas Lepencit dhe Vardarit, pas Bashino Selos, tani uji nga burimet në Elshani dhe Velestovë në Ohër nuk është i pijshëm. Duket se nuk ka më vend të pastër në Maqedoni”, thonë nga LSDM duke akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski.Nga partia opozitare më tej thonë se Mickoski flet për “baktere të reja” në Gostivar.”Klekovski premton se deri në fund të javës uji do të jetë i pijshëm. Secili po tregon historinë e vet. Shënon pikë politike në vend që të mbrojë shëndetin e njerëzve. Turp. OBRM-PDUKM-ja dhe…

Read More

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë, një projekt që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.Sipas Bashës, projekti përfshin rehabilitimin e rreth 11.7 kilometrave rrugë, me një investim prej rreth 1.85 milionë eurosh.Ai ka theksuar se ky është vetëm një nga projektet që Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po realizon në Komunën e Malishevës, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët. Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë Basha ka bërë të ditur…

Read More

Sulmuesi i ri i Barcelonës, Karim Adeyemi ka riafirmuar se fitimi i Ligës së Kampionëve mbetet objektivi i tij kryesor ndërsa vazhdon karrierën e tij profesionale.Duke folur në një intervistë me gazetën spanjolle Mundo Deportivo, sulmuesi i Barçës reflektoi mbi faktin se ishte pranë ngritjes së trofeut evropian në një sezon të mëparshëm, por në fund dështoi.Pavarësisht zhgënjimit të kaluar, Adeyemi theksoi se fitimi i lavdisë kontinentale mbetet qëllimi i tij kryesor sportiv dhe shërben si motivimi i tij i përditshëm gjatë stërvitjes. “Kam ardhur te klubi më i madh në botë”, fjalët e Adeyemit pas prezantimit te Barcelona “Ëndrra…

Read More

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas rasteve të fundit të humbjes së jetëve në vendet e punës, duke vlerësuar se kushtet e sigurisë për punëtorët në Kosovë mbeten alarmante.Sipas KMDLNj-së, gjatë vitit të kaluar në Kosovë humbën jetën 32 punëtorë, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë.“Vitin e kaluar në Kosovë humbën jetën 32 punëtorë kryesisht në fushën e ndërtimtarisë”, thuhet në reagim.Organizata rikujton se në vazhdimësi ka kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe shtimin e inspektimeve si masë parandaluese, ndërsa ka propozuar që mjetet e mbledhura nga gjobat të përdoren për familjet…

Read More

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka vlerësuar përmbylljen e edicionit të gjashtë të “Rame Lahaj International Opera Festival”, duke theksuar se kryeqyteti u shndërrua edhe një herë në një skenë të artit botëror.Rama ka bërë të ditur se artistë me renome ndërkombëtare sollën emocione dhe performanca artistike të nivelit të lartë në zemër të Prishtinës, duke e kthyer festivalin në një ngjarje të rëndësishme kulturore.“Kultura është ajo që i jep shpirt qytetit dhe e lidh atë me botën”, ka shkruar Rama.Sipas Ramës, festivale të këtij niveli jo vetëm që pasurojnë jetën kulturore të qytetit, por edhe e forcojnë imazhin e…

Read More

Ylli gjerman Leon Goretzka i ka ofruar shërbimet e tij Barcelonës gjatë orëve të fundit, duke shfrytëzuar marrëdhënien e veçantë me ish-trajnerin e tij, Hansi Flick, në përpjekje për të siguruar destinacionin e ardhshëm pas përfundimit të kontratës me Bayern Munichun.Gazetari i besueshëm Matteo Moretto zbuloi në emisionin “La Pizarra de Quintana” se njerëzit e afërt të mesfushorit gjerman kanë kontaktuar drejtpërdrejt drejtuesit e klubit katalanas.Sipas raportimit, ata kanë shprehur gatishmëri të plotë që Goretzka t’i bashkohet projektit të Barcelonës, veçanërisht pas lëndimit të Frenkie de Jongut, i cili ka pësuar këputje të ligamentit kolateral medial në gjurin e djathtë.Nuk…

Read More

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”, Zef Shala, ka rrëfyer se si ishte organizuar ushqimi për mijëra studentë që kishin mbetur në Prishtinë dhe nuk mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre për shkak të përkeqësimit të situatës në Kosovë.Kjo sipas tij kishte ndodhur në kohën e protestave studentore në vitin 1997 dhe në fillim të luftës. Sipas tij, studentët kishin mbetur në Prishtinë për shkak se kthimi në vendbanimet e tyre ishte bërë i vështirë dhe i rrezikshëm.Në një intervistë në “Përballje Podcast” në Telergafi, Shala tha se Shoqata “Nëna Terezë” kishte kontraktuar 13 gjelltore private në…

Read More