Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka folur për tentativën e klubit katalunas për të transferuar Julian Alvarezin nga Atletico Madridi gjatë verës.
Ai zbuloi se Barcelona ishte e gatshme të paguante një shumë prej 100 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas.
“Ka gjëra për të cilat nuk mund të flasim. Ne i kemi bërë gjërat siç duhet”, deklaroi Deco.
“Bëmë një ofertë prej 100 milionë eurosh, që do të paguhej për tri vite, dhe nuk pati asnjë përgjigje”, shtoi ai.
Sipas Decos, Atletico Madridi kishte bërë të qartë se nuk dëshironte ta shiste Alvarezin.
“Jan e ka shpjeguar tashmë se ka folur me ta disa herë dhe ata na thanë se nuk dëshironin ta shisnin lojtarin”, tha ai. Deco mohoi gjithashtu se Barcelona e kishte shtyrë Alvarezin të kërkonte largimin nga Atletico.
“Ne nuk i kërkuam lojtarit që të thoshte në Kupën e Botës se dëshironte të largohej nga Atletico”, theksoi ai.
Duke folur për deklaratat e Miguel Angel Gil Marinit, Deco tha se mund të flasë vetëm për përvojën e tij.
Ai kujtoi edhe rastin e vitit 2003, kur ishte lojtar i Portos dhe Barcelona kishte tentuar ta transferonte.
Në fund, Deco këmbënguli se Barcelona kishte vepruar me respekt gjatë gjithë procesit.
“Ne donim ta transferonim Julianin dhe ata nuk donin ta shisnin. Nuk është ndonjë gjë e madhe, por nuk mund të thonë se ne nuk vepruam me respekt”, përfundoi ai./Telegrafi/