KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Karim Adeyemi: Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve

Karim Adeyemi: Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i ri i Barcelonës, Karim Adeyemi ka riafirmuar se fitimi i Ligës së Kampionëve mbetet objektivi i tij kryesor ndërsa vazhdon karrierën e tij profesionale.

Duke folur në një intervistë me gazetën spanjolle Mundo Deportivo, sulmuesi i Barçës reflektoi mbi faktin se ishte pranë ngritjes së trofeut evropian në një sezon të mëparshëm, por në fund dështoi.

Pavarësisht zhgënjimit të kaluar, Adeyemi theksoi se fitimi i lavdisë kontinentale mbetet qëllimi i tij kryesor sportiv dhe shërben si motivimi i tij i përditshëm gjatë stërvitjes.

“Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve”, deklaroi fillimisht Adeyemi.

“Isha shumë afër, por për fat të keq humbëm. Kjo mbetet ende ëndrra ime. Punoj drejt kësaj çdo ditë”, përfundoi gjermani.

Ndryshe, Adeyemi ishte afër ta fitonte Ligën e Kampionëve në edicionin 2022/23, por u mposhten nga Real Madridi me rezultat 2-0. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.