- Fero degradon kolegët: Estradës i duhet furnizim me vazelinë
- Shilegov: LSDM po përçanë anëtarësinë e vet, po humb kuadro cilësore
- Trajneri i Hoffenheimit e çon në qiell Avdullahun: Është shumë i sigurt me top
- SHBA mund të përdorë për herë të parë një armë të fuqishme kundër Iranit – çfarë është “Dark Eagle”?
- OSBE: Rasti i spiunazhit ndaj Gjukanoviqit është çështje individuale, e respektojmë vendimin e gjykatës
- Juliana Nura shtatzënë për herë të parë, pret binjakë
- Përplasje në Stamboll për 1 Maj, policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve
- Cilët janë yjet më të mëdhenj të futbollit që do të humbasin Kupën e Botës 2026?
Author: korrektpress
Gjatë ditës së mërkurë, Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka ndërhyrë për të evakuuar disa persona të bllokuar në rrugën rajonale Kullë–Rozhajë, pas reshjeve të dendura të borës që e bllokuan plotësisht segmentin kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi.Mes personave të bllokuar ishte edhe një familje kosovare me tre fëmijë, e cila kishte qëndruar për disa orë në mes të stuhisë së borës. Ekipi i ShKShMK-së nga stacioni i Pejës u nis menjëherë drejt vendit të ngjarjes me personel dhe pajisje specialistike, përfshirë edhe motosajën.Teknikët e shpëtimit vlerësuan gjendjen shëndetësore të familjes dhe më pas e…
Momenti i largimit të DJ Gimbo nga Big Brother VIP Albania ka lënë gjurmë të forta emocionale brenda shtëpisë, veçanërisht tek Selin Bollati.Faqja zyrtare e spektaklit ka publikuar një video ku Selin shihet e ulur në kolltuk, e pushtuar nga emocionet, teksa nuk arrin t’i mbajë lotët pas daljes së tij.Në rrëfimin e saj, ajo pranoi se e kishte ndjerë që një gjë e tillë mund të ndodhte, por kjo nuk e bëri më të lehtë përjetimin e momentit.“E dija që do të ndodhte kështu. Jam mërzitur se ishte e vështirë kur ishte ai këtu, imagjino pa Gimbon fare. E…
Në pikat e shitjes së kompanive më të mëdha të naftës në vend si: OKTA, Pucko Petrol, Makpetrol dhe Lukoil, çmimet e derivateve janë për dy denarë më të ulëta nga çmimi maksimal i përcaktuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.Ky vendim vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i ofertës nga OKTA, e cila u mundësoi tregtarëve furnizim me çmime më të ulëta për dy denarë. Vendimi ishte paralajmëruar më herët nga ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, dhe drejtori i OKTA-s, Dimitrios Passhos, si një masë që do të jetë në fuqi deri në fund të muajit mars.Edhe pse KRRE me dy…
Një draft-udhëzim i ri i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, që synon të zgjerojë qasjen e saj në të dhënat penale të qytetarëve, ka ngritur shqetësime serioze për cenimin e privatësisë, shkeljen e ligjit dhe rrezikun e politizimit të informacioneve të ndjeshme. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) kanë shprehur rezerva të mëdha ndaj masës, duke paralajmëruar se ajo mund të jetë në kundërshtim me ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale. Ministria e Drejtësisë (MD) nuk ka kthyer përgjigje ndaj kërkesave për koment…
Pep Guardiola po përjeton një moment të vështirë te Manchester City pas humbjes së thellë ndaj Real Madridit në Ligëne Kampionëve.Eleminimi ka ngritur dyshime mbi performancën dhe strategjinë taktike të ekipit, duke vënë në fokus të ardhmen e trajnerit katalanas.Sipas Sport, trajneri do të zhvillojë një takim të rëndësishëm me drejtuesit e Manchester City për të diskutuar rreth situatës së klubit. Edhe pse kontrata e tij zgjat deri në vitin 2027, e ardhmja në stol nuk konsiderohet më e sigurt.Pavarësisht suksesit në kampionatin anglez, humbja kundër Real Madridit ka nxjerrë në pah dobësitë në qasjen sulmuese dhe vendosjen taktike. Mediat…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se Arianit Sllamniku është lënë në liri, ndërsa hetimet ndaj tij po vazhdojnë. Masa e arrestit shtëpiak, që i ishte vendosur pas një periudhe paraburgimi, është hequr plotësisht.Pas arrestimit të tij, Sllamnikut i ishte vendosur një muaj paraburgim, i cili më pas u zëvendësua me arrest shtëpiak. Tani, sipas Prokurorisë, të gjitha masat restriktive ndaj tij janë ndërprerë, por hetimet për rastin penal vazhdojnë.“Prokuroria Themelore në Gjilan është duke zhvilluar hetime dhe ndaj të njëjtit është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Argjentina është tërhequr zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, një vit pasi njoftoi zyrtarisht vendimin e saj, siç u konfirmua nga Ministri i Jashtëm Pablo Quirno në X.”Sot tërheqja e Argjentinës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) hyn në fuqi, një vit pas njoftimit zyrtar të bërë nga vendi ynë”, tha Quirno, duke kujtuar se njoftimi u bë më 17 mars 2025 sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. “Në përputhje me dispozitat e Konventës së Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve, tërheqja bëhet një vit më vonë”, shtoi ai, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Pavarësisht tërheqjes, qeveria siguroi se “do të…
Senegali ka refuzuar të dorëzojë Kupën e Afrikës për Kombëtare pas një vendimi të befasishëm të Konfederatës së Futbollit të Afrikës (CAF), e cila shpalli Marokun kampion me rezultatin 3-0 përmes një fitoreje “me përjashtim”. Bordit i apelit vendosi se Senegal “kishte përjashtuar finalen” pasi ekipi braktisi përkohësisht fushën gjatë finales së vitit 2026, duke anuluar fitoren 1-0 të Senegalit në kohën shtesë, dy muaj më parë.Qeveria senegaleze ka mbështetur ekipin kombëtar, me zyrtarë të lartë që kërkojnë një hetim ndërkombëtar të pavarur mbi pretendimet për korrupsion brenda CAF. Marie Rose Khady Fatou Faye, sekretare shteti e Senegalit, deklaroi: “Senegal…
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ka përfunduar me dëgjimin e të gjithë dëshmitarëve dhe pa prezantim të provave të reja. Megjithatë, katër të akuzuarit vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.Së fundmi, masa e paraburgimit ndaj Kadri Veselit është zgjatur nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale, pavarësisht se vetë gjyqtarët kanë konstatuar se nuk ekziston rrezik arratisjeje dhe nuk ka prova që Veseli mund të ndikojë në dëshmitarë.Në vendimin e gjyqtarëve theksohet se Prokuroria Speciale ka vazhduar të paraqesë të njëjtat argumente që janë shqyrtuar dhe hedhur poshtë më parë, duke përmendur ndërgjegjësimin e…
Gjykata e Apelit e ka aprovuar pjesërisht si të bazuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Zhivojin Neshiq, duke ia ulur dënimin nga 15 në 13 vjet burgim për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë.Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur fajtor Neshiqin dhe e kishte dënuar me 15 vjet burgim, raporton “Betimi për Drejtësi”“APROVOHET pjesërisht si e bazuar ankesa e mbrojtësit të akuzuarit Zhivojin Neshic dhe NDRYSHOHET aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtine – Departamenti Special, PS.nr.71/2024 i datës 17.06.2025, përkitazi me vendimin mbi dënimin, ashtu që Gjykata e Apelit të akuzuarin Zhivojin Neshic për veprën penale për të…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari