KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Basha: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës Arllat–Malishevë me investim prej 1.85 milionë eurosh

Basha: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës Arllat–Malishevë me investim prej 1.85 milionë eurosh

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë, një projekt që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas Bashës, projekti përfshin rehabilitimin e rreth 11.7 kilometrave rrugë, me një investim prej rreth 1.85 milionë eurosh.

Ai ka theksuar se ky është vetëm një nga projektet që Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po realizon në Komunën e Malishevës, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.

Basha ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturën rrugore mbeten ndër prioritetet e ministrisë, duke theksuar se ato do të ndikojnë në lehtësimin e qarkullimit, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët e kësaj zone. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.