KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Gjakova” intensifikon shkyçjet për borxhe, punëtorët në Piranë të Prizrenit kërkuan ndihmën e Policisë

KRU “Gjakova” intensifikon shkyçjet për borxhe, punëtorët në Piranë të Prizrenit kërkuan ndihmën e Policisë

KRU “Gjakova” ka njoftuar se ka intensifikuar aksionin për shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve me borxhe të papaguara, ndërsa gjatë një ndërhyrjeje në fshatin Piranë të Prizrenit, ekipet e saj kanë kërkuar asistencën e Policisë së Kosovës pasi, sipas kompanisë, janë penguar, kërcënuar dhe sulmuar gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas KRU “Gjakova”, ekipet e Njësisë Operative në Prizren kanë vazhduar shkyçjen pas ardhjes së Policisë së Kosovës.

Kompania ka bërë të ditur se për realizimin e shkyçjes janë përdorur edhe mjete të rënda, ndërsa matësi i ujit është vendosur jashtë pronës së konsumatorit, në mënyrë që të jetë i qasshëm për kompaninë dhe ekipet e mirëmbajtjes.

KRU “Gjakova” ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë kërcënimet apo pengimin e punëtorëve gjatë kryerjes së detyrës.

“ASNJË LËSHIM NDAJ BORXHLINJËVE!”, thuhet në njoftimin e kompanisë, e cila ka bërë të ditur se aksioni për arkëtimin e borxheve do të vazhdojë me ritëm edhe më të madh.

Kompania u ka bërë apel konsumatorëve që t’i kryejnë obligimet e tyre për të shmangur shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit.

“Rregullat vlejnë për të gjithë dhe nuk do të ketë lëshime ndaj atyre që nuk i përmbushin obligimet”, ka theksuar KRU “Gjakova”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.