Fabian Ruiz ka vendosur një objektiv të madh për Paris Saint-Germainin këtë sezon, pasi ylli spanjoll synon që kampionët në fuqi të Evropës ta fitojnë Ligën e Kampionëve për të tretën herë radhazi.
Në një intervistë për “The Athletic”, mesfushori i PSG-së ka konfirmuar se skuadra parisiene dëshiron të shkruajë historinë dhe të barazojë një rekord të Real Madridit.
“Shpresojmë që këtë vit të mund të garojmë përsëri për ta fituar Ligën e Kampionëve për herë të tretë”.
“Real Madridi është i vetmi ekip që e ka bërë këtë në epokën e Ligës së Kampionëve.
“Ky është objektivi ynë kryesor këtë vit – të jemi aty, të luftojmë për të bërë diçka historike”, deklaroi ai.
PSG-ja e ka nisur në mënyrë bindëse mbrojtjen e trofeut evropian, duke shkatërruar Slovan Bratislavën me rezultat 6-1 në shtëpi.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique synon kështu të bëhet vetëm skuadra e dytë në epokën e Ligës së Kampionëve që e fiton trofeun tri herë radhazi.
Real Madridi është i vetmi klub që e ka arritur këtë në epokën moderne të garës, duke triumfuar në tri edicione radhazi nga viti 2016 deri në vitin 2018.
Tani PSG-ja dëshiron ta përsërisë këtë arritje dhe ta konsolidojë dominimin e saj në Evropë pas triumfeve të njëpasnjëshme./Telegrafi/