KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryeprokurori i Shtetit konfirmon mbështetjen institucionale për Shoqatën e Prokurorëve të Kosovës

Kryeprokurori i Shtetit konfirmon mbështetjen institucionale për Shoqatën e Prokurorëve të Kosovës

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, zhvilloi takim me kryetarin e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës, prokurorin z. Naim Abazi, dhe me anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate.

Sipas një njoftimi për media thuhet se në takim u diskutuan çështje me rëndësi për punën, aktivitetet dhe funksionimin e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës; u trajtuan nevojat dhe sfidat me të cilat përballet kjo shoqatë dhe prokurorët e shtetit gjatë ushtrimit të detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore.

Në këtë drejtim, Kryeprokurori i Shtetit konfirmoi mbështetjen e tij të plotë institucionale për Shoqatën e Prokurorëve të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në mbështetje të iniciativave dhe në adresimin e kërkesave të tyre legjitime, me qëllim fuqizimin e pozitës dhe rolit të prokurorëve të shtetit, mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.