Author: korrektpress

Kryetari i Komunës së Obiliqit Halil Thaçi ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për zhvillimin e aplikacionit zyrtar të komunës, një projekt që synon të afrojë shërbimet komunale me qytetarët dhe të rrisë efikasitetin e administratës lokale.Sipas njoftimit, aplikacioni do të jetë së shpejti i qasshëm për të gjithë qytetarët dhe do të mundësojë marrjen e njoftimeve në kohë reale, raportimin e problemeve që lidhen me furnizimin me ujë, mbeturinat, infrastrukturën, shkollat dhe çështje të tjera me interes publik.Po ashtu, përmes këtij aplikacioni qytetarët do të kenë mundësi të kërkojnë shërbime komunale, të informohen për aktivitetet dhe vendimet e komunës,…

Read More

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u ka dërguar një paralajmërim të qartë federatave anëtare, duke u bërë të ditur se mund të përballen me pasoja financiare nëse nuk mbështesin planin e tij për shitjen e një pjese të të drejtave komerciale të Kupës së Botës.Në një nga zhvillimet më të debatueshme të kohëve të fundit, Infantino po avancon planin për shitjen e aksioneve minoritare në operacionet komerciale dhe të eventeve të FIFA-s, përfshirë edhe Kupën e Botës.Në një njoftim zyrtar, FIFA konfirmoi se do të ftojë palë të treta të bëjnë investime minoritare, pa të drejtë kontrolli, në një kompani…

Read More

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksioni është zhvilluar më 29 korrik, rreth orës 09:00, ku janë kontrolluar gjithsej 65 auto-parkingje.Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në bazë të kompetencave ligjore.Rasti është iniciuar nën dyshimin për shmangie nga tatimi, ndërsa autoritetet do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme. /Telegrafi/

Read More

Sulmet ruse me raketa balistike kanë lënë të paktën shtatë të vdekur në Ukrainë gjatë së enjtes, ndërsa goditjet u shtrinë nga Kievi deri në qytetin perëndimor të Lvivit. Intensiteti i sulmeve e shtyu Poloninë të aktivizonte avionët luftarakë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore për të siguruar hapësirën e saj.Në kryeqytetin ukrainas u raportua një viktimë dhe dy të lënduar. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se disa objekte jo-banesore u përfshinë nga zjarri pas shpërthimeve.Bilanci më i rëndë u regjistrua në Kryvyi Rih, ku autoritetet lokale thanë se një raketë balistike Iskander-M goditi një banesë, duke lënë gjashtë të…

Read More

Selin Bollati ka folur hapur për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, me të cilin nisi romancën gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 5. E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ajo tregoi se lidhja e tyre është ndërtuar mbi mirëkuptimin dhe nuk i ngjan marrëdhënieve tipike të brezit të tyre.”Ne të dy nuk e kemi trajtuar kurrë marrëdhënien si dy të dashur në kuptimin klasik. Për fatin tonë të mirë, gëzojmë një marrëdhënie shumë të shëndetshme. E kemi thënë edhe më parë, edhe pse është keqinterpretuar nga publiku”, u shpreh Selin. Foto: YouTubeAjo shtoi se mënyra se si…

Read More

Një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv është arrestuar të martën mbrëma në Shtime, pas një ndjekjeje nga Policia gjatë së cilës i dyshuari tentoi të ikte me automjet dhe më pas në këmbë.Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 29 korrik, rreth orës 22:15, në rrugën “Tahir Sinani”, kur hetuesit e stacionit policor në Shtime kanë tentuar ta ndalin një automjet, shoferi i të cilit nuk u kishte dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar.Megjithatë, shoferi nuk iu bind urdhrit të policisë për ndalim dhe vazhdoi lëvizjen.“Pas aktivizimit të sinjalizimit të alarmit të automjetit policor, i dyshuari ka…

Read More

“Gostivar. Krushevë. Vallandovë. Bulaçan. Plasnicë. Leshkë. Preglovë. Mavrovë. Pas shtatë qyteteve me ujë helmues, pas Lepencit dhe Vardarit, pas Bashino Selos, tani uji nga burimet në Elshani dhe Velestovë në Ohër nuk është i pijshëm. Duket se nuk ka më vend të pastër në Maqedoni”, thonë nga LSDM duke akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski.Nga partia opozitare më tej thonë se Mickoski flet për “baktere të reja” në Gostivar.”Klekovski premton se deri në fund të javës uji do të jetë i pijshëm. Secili po tregon historinë e vet. Shënon pikë politike në vend që të mbrojë shëndetin e njerëzve. Turp. OBRM-PDUKM-ja dhe…

Read More

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë, një projekt që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.Sipas Bashës, projekti përfshin rehabilitimin e rreth 11.7 kilometrave rrugë, me një investim prej rreth 1.85 milionë eurosh.Ai ka theksuar se ky është vetëm një nga projektet që Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po realizon në Komunën e Malishevës, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët. Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë Basha ka bërë të ditur…

Read More

Sulmuesi i ri i Barcelonës, Karim Adeyemi ka riafirmuar se fitimi i Ligës së Kampionëve mbetet objektivi i tij kryesor ndërsa vazhdon karrierën e tij profesionale.Duke folur në një intervistë me gazetën spanjolle Mundo Deportivo, sulmuesi i Barçës reflektoi mbi faktin se ishte pranë ngritjes së trofeut evropian në një sezon të mëparshëm, por në fund dështoi.Pavarësisht zhgënjimit të kaluar, Adeyemi theksoi se fitimi i lavdisë kontinentale mbetet qëllimi i tij kryesor sportiv dhe shërben si motivimi i tij i përditshëm gjatë stërvitjes. “Kam ardhur te klubi më i madh në botë”, fjalët e Adeyemit pas prezantimit te Barcelona “Ëndrra…

Read More

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas rasteve të fundit të humbjes së jetëve në vendet e punës, duke vlerësuar se kushtet e sigurisë për punëtorët në Kosovë mbeten alarmante.Sipas KMDLNj-së, gjatë vitit të kaluar në Kosovë humbën jetën 32 punëtorë, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë.“Vitin e kaluar në Kosovë humbën jetën 32 punëtorë kryesisht në fushën e ndërtimtarisë”, thuhet në reagim.Organizata rikujton se në vazhdimësi ka kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe shtimin e inspektimeve si masë parandaluese, ndërsa ka propozuar që mjetet e mbledhura nga gjobat të përdoren për familjet…

Read More