- Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri i Serbisë
- “Shqiponjat nisen maleve të larta”, Gold AG i bashkohet thirrjes për marshin e 12 shtatorit
- Inflacioni në Kosovë arrin 7.3 për qind në gusht, transporti dhe energjia me rritjen më të madhe
- A po bëhet më e lehtë sot të gjesh mjekun e duhur?
- Rama: Çështja e mbeturinave nuk është politike, nesër duhet të votohet ndërmarrja e re e pastrimit
- Testi i parë për “NATO-n islamike”: Pakistani paralajmëron Iranin për Houthit
- Modric pozoi me nënën dhe babanë e tij, torta e tij modeste e ditëlindjes tërhoqi vëmendjen
- Fivestar zbret çmimet deri në 60% për 12 muaj stërvitje
Author: korrektpress
Aktori që luajti një nga gjigantët në filmin e Christopher Nolan, “The Odyssey”, Lloyd Ejimbe, ka prekur ndjekësit me një histori të veçantë pasi e fejuara e tij i organizoi një premierë surprizë, pasi çifti nuk mori ftesë për premierën zyrtare të filmit.Nneka Muotto përgatiti bileta të personalizuara me foton e Lloyd nga filmi dhe e çoi në kinema në O2 Arena në Londër për ta parë filmin. Në fund të shfaqjes, ajo iu drejtua publikut duke thënë se i fejuari i saj ishte një nga gjigantët në film, gjë që u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit.…
Dy projekte të reja për Prishtinën: Nis ndërtimi i Tregut të Veturave dhe Poligonit për Auto-Shkolla
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e Tregut të Veturave dhe Poligonit për Auto-Shkolla, dy projekte që synojnë rregullimin dhe modernizimin e një sektori që për vite ka funksionuar pa infrastrukturë të përshtatshme.Sipas njoftimit, këto investime do të sjellin më shumë rend, siguri dhe standarde më të larta, duke krijuar kushte më të mira si për qytetarët ashtu edhe për bizneset që operojnë në këtë fushë.Projekti për Tregun e Veturave dhe Poligonin për Auto-Shkolla pritet të ndikojë në organizimin më efikas të aktiviteteve, përmirësimin e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e…
Të jesh i pranishëm në treg nuk mjafton. Për të tërhequr klientë të rinj dhe për të forcuar pozicionin e biznesit, mesazhi juaj duhet të shfaqet në kanalet që audienca i ndjek dhe u beson.Përmes reklamimit në Telegrafi Zvicër, Plan B u mundëson bizneseve shqiptare të prezantojnë produktet, shërbimet dhe ofertat e tyre drejtpërdrejt para komunitetit shqiptar që jeton në Zvicër.Çdo fushatë përshtatet sipas objektivave të biznesit, audiencës që synon të arrijë dhe mesazhit që dëshiron të komunikojë. Nga artikujt promovues dhe videot, deri te bannerët digjitalë dhe formatet e personalizuara, Plan B kujdeset që prezantimi i biznesit të jetë…
Në pikën kufitare Bogorodicë, për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 20 minuta. Siç informon LAMM, në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të…
Nga: Matt Mowers / Newsweek Përkthimi: Telegrafi.comPresidenti Donald Trump ka bërë atë që Uashingtoni thoshte se nuk mund të bëhej. E detyroi Bashkimin Evropian (BE) të ulej në tryezën e negociatave dhe filloi të çmontojë tarifat dhe kufizimet e padrejta tregtare që kanë vënë në disavantazh punëtorët dhe bizneset amerikane për dekada të tëra. Kjo është një fitore e mirëfilltë. Por, ndërsa diplomatët e BE-së shtrëngojnë duart në Bruksel, rregullatorët evropianë po bëjnë në heshtje gjithçka që kanë në dorë për t’u siguruar që kompanitë amerikane të mos mund të konkurrojnë në kushte të barabarta në Evropë.Nëse BE-ja nuk bëhet…
Manchester United po shqyrton mundësinë e ofrimit të Marcus Rashford te Roma si pjesë e një marrëveshjeje për të ulur koston e nënshkrimit të mesfushorit 25-vjeçar Manu Kone në këtë afat kalimtar veror, pasi lojtari francez është një objektiv i madh për trajnerin Michael Carrick.Klubi nga Old Trafford po kërkon të ristrukturojë mesfushën e tij pas largimit të Casemiros dhe dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar të Manuel Ugartes në Kupën e Botës, por duke refuzuar të paguajë 60 milionë euro të kërkuara nga klubi italian, Roma.Sipas Gazzetta dello Sport, Roma i ka hapur derën një marrëveshjeje shkëmbimi që përfshin Rashfordin…
Mbetje mortore të dyshuara si njerëzore janë gjetur në një zonë të hapur në Rahovec.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 korrik, rreth orës 17:42.Një qytetar ka njoftuar policinë se, derisa ishte duke ecur në një fushë të hapur, kishte vërejtur mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një personi.Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se mbetjet janë sjellë në atë lokacion nga uji i reshjeve të fundit atmosferike.Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë tërhequr mbetjet mortore për procedurat e mëtejshme.Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.…
Një person është arrestuar në Lipjan nën dyshimin për veprën penale “Ngacmim seksual”.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 korrik, rreth orës 16:00.Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se e ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme një grua.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti vazhdimisht e ka ngacmuar viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë.Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit dhe ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet. /Telegrafi/
Çdo biznes përballet me rreziqe që mund të ndikojnë në financa, reputacion dhe vazhdimësinë e punës. Pretendimet për dëme, gabimet profesionale, mosmarrëveshjet ligjore apo mospagesat nga klientët mund të krijojnë shpenzime të larta dhe të cenojnë stabilitetin e kompanisë.Për këtë arsye, NOVATRA Vermögensberatung AG këshillon bizneset në Zvicër për përzgjedhjen e sigurimeve që përshtaten me veprimtarinë, strukturën dhe përgjegjësitë e tyre. Një analizë e hershme e rreziqeve mund ta ndihmojë kompaninë të shmangë pasoja të mëdha financiare. Si broker i pavarur i sigurimeve, NOVATRA Vermögensberatung AG nuk është e lidhur me një kompani të vetme sigurimesh. Ne krahasojmë ofertat e…
Tre punëtorë të KRU “Mitrovica” dyshohet se janë kërcënuar me armë zjarri gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 korrik, rreth orës 11:55, kur punëtorët e kompanisë rajonale të ujësjellësit kishin shkuar për ta shkyçur një konsumator nga rrjeti i ujësjellësit.Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës ku ndodheshin tre punëtorët, si dhe i ka ofenduar dhe kanosur ata.“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës kur gjendeshin tre…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari