KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti mori pjesë në përurimin e Parkut të Erës në Zatriq

Kurti mori pjesë në përurimin e Parkut të Erës në Zatriq

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e Parkut të Erës, në fshatin Zatriq të Komunës së Rahovecit.

Sipas një njoftimi thuhet se Kurti tha se Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme, prandaj, si Qeveri e Republikës së Kosovës kemi ndërmarrë hapa konkretë përmes investimeve të mençura dhe në interes të qytetarëve, por edhe për gjeneratat që vijnë pas nesh.

Parku i Erës në Zatriq është një investim prej rreth 106 milionë eurosh, i cili do të mundësojë prodhimin vjetor të rreth 185 gigavat-orëve energji të pastër dhe të mbulojë nevojat vjetore për energji të rreth 45 mijë familjeve.

“Ky park është veçanërisht i rëndësishëm edhe për sigurinë tonë energjetike. Çdo megavat orë i energjisë së pastër që prodhohet këtu është një hap drejt një Kosove më pak të varur nga burimet e kufizuara dhe më të ekspozuara ndaj krizave të jashtme të energjisë”, tha kryeministri në detyrë Kurti.

Duke falënderuar partnerët ndërkombëtarë financiarë për mbështetjen e tyre, si dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe ekipet profesionale, të cilët kanë punuar që ky projekt të bëhet realitet, kryeministri në detyrë Kurti theksoi se me këtë park të erës, po shtojmë një tjetër gur në themelet e një të ardhmeje energjetike më të pastër, më të sigurt dhe më të qëndrueshme në Kosovë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.