Author: korrektpress

Real Madridi është i interesuar ta mbyll një afat kalimtar të zjarrtë, duke kompletuar edhe dy transferime të mëdha, sulmuesin anësor Yan Diomande dhe mesfushorin Rodri.Sipas mediumit Diario AS, Real Madridi ka pezulluar përkohësisht operacionet për Yan Diomande të RB Leipzig dhe mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, për arsye të ndryshme.Vonesa rreth Diomandes rrjedh nga mospërputhje të vogla në klauzolat specifike të transferimit, pavarësisht se një marrëveshje pesëvjeçare tashmë është finalizuar plotësisht me lojtarin. 19 vjeç, por me statistika të frikshme – ja pse Real Madridi po e transferon Diomanden Real Madridi synon të zgjidhë shpejt çështjet me dokumentet në…

Read More

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF shpreh shqetësimin për paraqitjen e vazhdueshme të rasteve të reja dhe rritjen e numrit të fëmijëve të prekur nga fruthi në Kosovë.Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), deri më 27 korrik 2026 janë konfirmuar gjithsej 78 raste me fruth.“Aktualisht, 17 fëmijë janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtim mjekësor. Dy prej tyre, për shkak të vështirësive në frymëmarrje, janë duke u trajtuar me mbështetje me oksigjen. Fëmijët e prekur janë kryesisht të moshës 1 deri…

Read More

Ekipet e mirëmbajtjes të KRU “Mitrovica” do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione në Vushtrri.Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugën “Faruk Beqiri”, rrugën “Arsim Muzaqi” dhe në Sllatinë.Ndërsa intervenime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në rrugën “Lumni Surdulli”, rrugën “Nimon Ferizi” dhe rrugën “Ana Lin”.Gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Pas rikthimit të furnizimit, kompania ka njoftuar se uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt.Konsumatorëve u është bërë thirrje që në rast të turbullimit të ujit, ta lënë…

Read More

Në territorin e Maqedonisë sot deri në orën 19:00 u regjistruan gjithsej 10 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat tre janë ende aktive, ndërsa shtatë të tjerat janë lokalizuar dhe shuar plotësisht.Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), në Komunën e Zhelinës, pranë fshatit Leshnicë e Epërme, ka një zjarr aktiv ku zjarri ka përfshirë bar të thatë dhe pyll të përzier.Zjarri i dytë aktiv është në zonën e Komunës së Vallandovës, pranë fshatit Udovë përgjatë lumit Vardar, ku digjet bimësi e ulët.Vatra e tretë aktive është në Komunën e Dollnenit, midis fshatrave Cërnilisht dhe Strovija,…

Read More

Për vite me radhë, zgjedhja e një shkolle të mesme është parë si vendimi që përcakton të ardhmen e një të riu. Sot, gjithnjë e më shumë nxënës po kërkojnë diçka më shumë se një diplomë – kërkojnë aftësi që i përgatisin për profesionet që po ndryshojnë botën.Kjo është arsyeja pse Gjimnazi TIK i UBT International Smart Schools në Prizren, po zgjon interes të madh tek të rinjtë jo vetëm nga Prizreni, por edhe nga Theranda, Malisheva, Dragashi dhe Kukësi.Në vend të modelit tradicional të mësimit, nxënësit punojnë me programim, inteligjencë artificiale, robotikë dhe teknologji moderne, duke zhvilluar projekte që…

Read More

Ekipet e KRU “Gjakova” gjatë punës për zhbllokimin e tri pusetave të kanalizimit në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë kanë hasur në sasi të mëdha mbeturinash të hedhura në rrjet.Sipas kompanisë, nga pusetat janë nxjerrë kartonë, gurë, shishe qelqi, plastikë, shkopinj dhe hekurë me gjatësi deri në 1.5 metra. Për largimin e tyre është dashur punë disaorëshe, pasi këto mbeturina shkaktojnë dëme serioze në sistemin e kanalizimit dhe rrezikojnë funksionimin normal të tij.KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se kjo është hera e dytë brenda një viti që në këtë lokacion hidhen mbeturina të tilla në kanalizim.Kompania u ka…

Read More

Data 23 korrik ka hyrë në histori si dita më e ngarkuar për aviacionin komercial, pasi numri i fluturimeve të realizuara në mbarë botën arriti një rekord të ri.Sipas të dhënave të platformës së monitorimit të fluturimeve Flightradar24, gjatë kësaj dite u regjistruan gjithsej 153.359 fluturime komerciale, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë brenda 24 orëve.Ekspertët e lidhin këtë rekord me kulmin e sezonit të pushimeve verore në hemisferën veriore, kur miliona njerëz udhëtojnë drejt destinacioneve turistike. Për të përballuar kërkesën e madhe, kompanitë ajrore kanë shtuar numrin e fluturimeve në shumë prej linjave ndërkombëtare.Rritja e trafikut ajror ka…

Read More

Aktorja amerikane Donna Mills, e njohur për rolin e Abby Cunningham në serialin “Knots Landing”, ka surprizuar fansat duke hapur një profil në platformën OnlyFans në moshën 85-vjeçare.Mills tha se, pas më shumë se 50 vitesh në industrinë e argëtimit, e sheh këtë si një mundësi për të komunikuar më afër me publikun e saj.”Zemër, kam qenë në këtë biznes për më shumë se 50 vjet. Kam parë trendet të vijnë e të shkojnë. Kur vjen diçka e re që më lejon të flas drejtpërdrejt me njerëzit që kanë qenë me mua që nga ‘Knots Landing’, pse të mos e…

Read More

KRU “Drini i Bardhë” ka njoftuar fermerët se furnizimi me ujë për ujitjen e tokave bujqësore po vazhdon sipas planit dhe orarit të përcaktuar, pavarësisht temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.Në njoftimin e kompanisë thuhet se, për shkak të rritjes së kërkesës për ujitje gjatë kësaj periudhe, fermerët duhet ta shfrytëzojnë ujin në mënyrë racionale dhe me përgjegjësi, duke respektuar rendin dhe orarin e ujitjes.“Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet furnizim i barabartë me ujë për të gjithë fermerët”, thuhet në njoftim.KRU “Drini i Bardhë” ka rikujtuar gjithashtu se kyçjet ilegale në rrjetin e ujitjes janë të ndaluara,…

Read More

Gjendja e rezervave të ujit në akumulimet kryesore vazhdon të jetë nën monitorim, ndërsa KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se sasia aktuale e ujit garanton furnizim deri në fund të vitit 2026, me kusht që uji të përdoret në mënyrë racionale.Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit në Liqenin e Badocit është rreth 2 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa në Liqenin e Batllavës niveli është 1.69 metra nën kuotën maksimale.Nga KRU “Prishtina” kanë theksuar se menaxhimi i rezervave dhe mënyra e përdorimit të ujit gjatë muajve në vijim janë faktorë të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e furnizimit.“Uji…

Read More