KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kamberi: 16 shtatori është pjesë e ekuacionit për konstituimin e institucioneve

Kamberi: 16 shtatori është pjesë e ekuacionit për konstituimin e institucioneve

Analisti politik Belgzim Kamberi ka vlerësuar se 16 shtatori, kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, është një datë me rëndësi të veçantë për skenën politike në Kosovë.

Kamberi tha se vendimi i Gjykatës Speciale mund të ndikojë në riformësimin e skenës politike, veçanërisht nëse aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është lirues.

“16 shtatori është jashtëzakonisht i rëndësishëm në ridefinimin e skenës politike në Kosovë. Nuk është i parëndësishëm edhe për VV-në, sepse në një situatë kur kemi aktgjykim lirues dhe kur kemi kthimin e Thaçit në Kosovë apo Veselit, megjithatë e ka një rëndësi”, deklaroi Kamberi.

Sipas tij, veçanërisht PDK-ja dhe LDK-ja janë në pritje të vendimit të Gjykatës, ndërsa data e 16 shtatorit mund të jetë pjesë e zhvillimeve që lidhen edhe me konstituimin e institucioneve.

“Veçanërisht PDK-ja dhe LDK-ja janë në një lloj pritjeje të vendimit të Gjykatës. Prandaj po them edhe data e 16 shtatorit është e rëndësishme dhe është pjesë e ekuacionit të konstituimit të institucioneve”, tha Kamberi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.