Author: korrektpress

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” Gjilan ka njoftuar konsumatorët në fshatin Shipashnicë e Epërme se është ndërprerë furnizimi me ujë për shkak të një defekti në SP Kopernicë.Sipas njoftimit, ekipet përkatëse janë duke u marrë me situatën, ndërsa për çdo ndryshim apo informacion shtesë konsumatorët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.KRU “Hidromorava” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/

Read More

Legjenda e muzikës digjitale, Winamp po përgatitet për një rikthim të madh. Kompania ka njoftuar një bashkëpunim me platformën Deezer për të krijuar një shërbim të ri muzikor, i cili pritet të publikohet në vitin 2027.Luajtësi i ri i Winamp do të jetë më shumë se një program klasik për dëgjimin e muzikës. Ai synon të kombinojë në një platformë të vetme muzikën në transmetim online (streaming), bibliotekat personale të përdoruesve, podkastet, radiot në internet dhe përmbajtjet e ruajtura në cloud.Falë partneritetit me Deezer, Winamp do të ketë qasje në një katalog të gjerë muzikor dhe infrastrukturën e transmetimit, duke…

Read More

MPB Maqedoni njofton sot (31.07.2026) në orën 07:30, oficerët e policisë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme Gostivar arrestuan D.S. (58) nga fshati Raven, Gostivar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.”Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij dhe lokaleve ndihmëse, të kryera në bazë të një urdhri gjyqësor, u gjetën dhe u sekuestruan një substancë pluhur e bardhë, marihuanë dhe fishekë pistolete”.”Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.

Read More

Një trend i pazakontë dhe i diskutueshëm që nisi në internet ka mbërritur edhe në Kinë: shitja e të ashtuquajturit “lëng këmbësh”, një pije në të cilën personat zhysin këmbët e tyre para se t’ua shërbejnë klientëve.Fenomeni fillimisht u bë viral në Shtetet e Bashkuara, ku disa modele cosplay shisnin gota me pije frutash ku kishin zhytur këmbët gjatë një aktiviteti jozyrtar pranë një konvente anime në Kaliforni. Pamjet shkaktuan reagime të shumta në internet, ndërsa produkti u shit shumë shpejt. Tani një version i ngjashëm është raportuar edhe në Kinë. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video nga një aktivitet…

Read More

Ditë më parë Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë lansoi Raportin preliminar të personave të vrarë, personave të zhdukur me dhunë dhe personave të vdekur si pasojë e luftës në Kosovë.E pas publikimit të këtij raporti, lidhur me lansimin e këtij raporti, e Dërguara e Posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce theksoi se ngjarjet tragjike në Kosovë janë ndër periudhat më të errëta të historisë së fundit të Evropës. Publikohet raporti preliminar i të vrarëve dhe të zhdukurve në luftë, dokumentohen mbi 12 mijë viktima “Gjetjet e këtyre dëshmive janë një kontribut i…

Read More

Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar aktivitetet në terren me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të aksidenteve rrugore.Sipas njoftimit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit njësitet policore të rajonit të Ferizajt, ku përfshihen stacionet policore në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Han të Elezit, kanë intensifikuar kontrollet dhe veprimet në terren.Gjatë kësaj periudhe janë raportuar gjithsej 10 aksidente trafiku, prej të cilave 2 me persona të lënduar, ku kanë pësuar lëndime dy persona, si dhe 8 aksidente me dëme materiale.Po ashtu, njësitet policore kanë shqiptuar gjithsej 369 gjoba për kundërvajtje në trafik.Policia Rajonale e Ferizajt…

Read More

Për familjet që kërkojnë më shumë hapësirë dhe organizim të rehatshëm të ambienteve, kjo banesë prej 158m² te Rruga C paraqet një ofertë që ia vlen të shqyrtohet.Banesa ndodhet në kompleksin HIG, ndërtim nga Hoxha Invest Group, dhe ofrohet për shitje me çmim prej 180,000 eurosh. Orientimi nga lindja mundëson ndriçim natyral gjatë pjesës së parë të ditës, duke krijuar ambient të këndshëm në hapësirat e brendshme.Organizimi përfshin qëndrimin ditor, kuzhinën, tri dhoma gjumi, dy banjo dhe dy ballkone. Salloni, kuzhina dhe banjot janë të mobiluara, ndërsa sipërfaqja e madhe u mundëson banorëve ta përshtatin pjesën tjetër të banesës sipas…

Read More

Drejtoria e Doganave njoftoi se në pikën kufitare “Tabanoc” është parandaluar një tentativë për transferim të paligjshëm të parave, ku gjatë kontrollit të një automjeti me targa gjermane, të drejtuar nga një shtetas grek, janë gjetur gjithsej 124.250 euro.Sipas Doganës, personi fillimisht kishte deklaruar 60 mijë euro, duke paraqitur edhe formularin e lëshuar në hyrje të Republikës së Serbisë. Pas një kontrolli të detajuar nga zyrtarët doganorë dhe një polic i Frontex-it, u zbuluan edhe 64.250 euro të padeklaruara.“Për shkak të dyshimeve në deklaratën e dhënë, zyrtarët doganorë së bashku me një zyrtar policor të Frontex-it kryen kontroll të detajuar,…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, duke deklaruar se e pranon me përulësi vendimin e delegatëve dhe se e sheh atë si një përgjegjësi të re për të ruajtur kahjen e LDK-së.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku theksoi se, ndonëse kishte besuar se Kuvendi ishte i panevojshëm, i dëmshëm dhe i ngutshëm, ai tashmë i përket së shkuarës. Ai bëri thirrje për bashkim brenda LDK-së, duke nënvizuar se partia ka nevojë për unitet, ndërsa Kosova për stabilitet institucional dhe institucione funksionale.Lexoni të plotë postimin e Abdixhikut:Në LDK, fjala…

Read More

Një grabitje e një armatosur ka ndodhur para disa dite në Prishtinë.Policia njofton se të dyshuarit kanë grabitur telefonat dhe stoli.“Prishtinë 28.07.2026 – 19:45. Më 30.07.2026 pesë viktimat, një femër dhe katër meshkuj, kanë raportuar se deri sa ishin në banesën e tyre, ka rënë zilja dhe pasi kanë hapur derën, katër persona kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armës u kanë grabitur telefonat dhe stolitë që kishin në vlerë”, thuhet në raportin policor.Dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia po heton rastin. /Telegrafi/

Read More