KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Prishtina” publikon gjendjen e rezervave të ujit: Badoci dhe Batllava nën nivelin maksimal

KRU “Prishtina” publikon gjendjen e rezervave të ujit: Badoci dhe Batllava nën nivelin maksimal

Gjendja e rezervave të ujit në akumulimet kryesore vazhdon të jetë nën monitorim, ndërsa KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se sasia aktuale e ujit garanton furnizim deri në fund të vitit 2026, me kusht që uji të përdoret në mënyrë racionale.

Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit në Liqenin e Badocit është rreth 2 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa në Liqenin e Batllavës niveli është 1.69 metra nën kuotën maksimale.

Nga KRU “Prishtina” kanë theksuar se menaxhimi i rezervave dhe mënyra e përdorimit të ujit gjatë muajve në vijim janë faktorë të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e furnizimit.

“Uji është një burim i kufizuar dhe përdorimi i panevojshëm i tij, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta dhe konsum të shtuar, ndikon drejtpërdrejt në ruajtjen e rezervave dhe në qëndrueshmërinë e sistemit të furnizimit”, thuhet në njoftim të kompanisë.

KRU u ka bërë thirrje konsumatorëve që ujin ta përdorin me kujdes dhe vetëm për nevojat e domosdoshme, duke shmangur keqpërdorimet, kontrolluar rrjedhjet dhe reduktuar shpenzimin e panevojshëm.

“Qëndrueshmëria e furnizimit me ujë është përgjegjësi e përbashkët. Furnizimi i qëndrueshëm nuk varet vetëm nga sasia e ujit në akumulime, por edhe nga mënyra se si ky ujë përdoret nga konsumatorët”, thuhet në njoftim.

KRU ka përfunduar duke theksuar se çdo kursim i ujit ndihmon në ruajtjen e rezervave dhe në garantimin e furnizimit të barabartë për qytetarët. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.