- Motra e Laurentit prek me dedikimin emocional për të: Unë e humba vllaun tim të vetëm
- Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve afatmesme në SHBA
- “Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu”, Haradinaj: Kosova këtë ia ka borxh Hashim Thaçit
- Kamberi: 16 shtatori është pjesë e ekuacionit për konstituimin e institucioneve
- Kate Hudson thotë se nuk i pëlqen të planifikojë një martesë: Më pëlqen ideja e të qenit e fejuar përgjithmonë
- Araujo çmend tifozët e Liverpoolit, dhuron asistim magjepsës ndaj Atletico Madridit
- “Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në
- Apple prezanton iPhone Duo, telefonin e parë të palosshëm: deri në 2 TB hapësirë dhe çmim mbi 3 mijë dollarë
Author: korrektpress
Organizata Action for Mothers and Children shënon Javën Botërore të Gjidhënies, nga 1 deri më 7 gusht, duke zgjeruar qasjen në edukim praktik për ushqyerjen me gji dhe në mbështetje profesionale për gratë shtatzëna dhe nënat e reja.Nismat e reja përfshijnë zgjerimin e edukimit për gjidhënien përmes programit të AMC-së Klasat për Nëna, një seri edukative me shtatë video, si dhe hapjen e hapësirave të reja të dedikuara për mbështetjen e nënave dhe familjeve në Fushë Kosovë dhe në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë.“Gjidhënia ekskluzive është një nga investimet më të rëndësishme që mund të bëjmë gjatë muajve të parë…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas publikimit të materialeve që përmbajnë pretendime për parregullsi të mundshme në procesin e legalizimit të objekteve në kryeqytet, duke theksuar se Komuna do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë.Përmes një reagimi, Rama tha se është lajm i mirë që çështja po i drejtohet Prokurorisë, ndërsa i bëri thirrje edhe kryeministrit që t’u përgjigjet institucioneve të drejtësisë.“Mirëmëngjesi. E para, po m’vjen mirë që më në fund po i drejtoheni Prokurorisë. Është lajm i mirë. Tash udhëzojeni edhe Kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë, sepse ka më shumë se dy vjet që nuk i përgjigjet…
Policia e Kosovës ka njoftuar se organizata terroriste e ashtuquajtur “Severna Brigada” përmes rrjetit social ka kanosur me jetë zyrtarë institucionalë.Rasti ka ndodhur më 28 korrik, ndërkaq Policia e ka cilësuar si kryerje e veprës penale terroriste. “Zubin Potok 28.07.2026 – NN. Raportohet se nga organizata terroriste e ashtuquajtur ‘Severna Brigada’ përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë”, thuhet në raport.Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante policore. /Telegrafi/
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar dy raste të dyshuara të kontrabandimit me mallra në zonën e fshatit Korminjan.Sipas njoftimit të Policisë, më 30 korrik 2026, gjatë zbatimit të një plani taktik operacional në rrugët malore të këtij fshati, janë identifikuar dy automjete që kishin hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale malore nga territori i Serbisë.Gjatë kontrollit të automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme pa dokumentacion përcjellës, të cilat dyshohet se janë futur në mënyrë të kundërligjshme në vend.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se mallrat nuk kishin dokumentacion mbi prejardhjen…
Një grup personash që kanë uzurpuar një ndërtesë në qytetin zviceran të Cyrihut kanë shkaktuar një përplasje diplomatike me Maqedoninë e Veriut.Objekti i uzurpuar ndodhet në një zonë të qytetit dhe sipas raportimeve lidhet me një pronë që ka pasur lidhje me shtetin maqedonas. Banorët ilegalë të ndërtesës kanë ngritur tensione pasi kanë refuzuar të largohen, duke e kthyer çështjen nga një problem lokal në një çështje me përmasa diplomatike, shkruan 20min.Autoritetet maqedonase kanë reaguar ndaj situatës, duke kërkuar sqarime dhe duke ndjekur zhvillimet lidhur me statusin e pronës. Ndërkohë, autoritetet zvicerane po përballen me presion për të gjetur një…
Real Madridi është i interesuar ta mbyll një afat kalimtar të zjarrtë, duke kompletuar edhe dy transferime të mëdha, sulmuesin anësor Yan Diomande dhe mesfushorin Rodri.Sipas mediumit Diario AS, Real Madridi ka pezulluar përkohësisht operacionet për Yan Diomande të RB Leipzig dhe mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, për arsye të ndryshme.Vonesa rreth Diomandes rrjedh nga mospërputhje të vogla në klauzolat specifike të transferimit, pavarësisht se një marrëveshje pesëvjeçare tashmë është finalizuar plotësisht me lojtarin. 19 vjeç, por me statistika të frikshme – ja pse Real Madridi po e transferon Diomanden Real Madridi synon të zgjidhë shpejt çështjet me dokumentet në…
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF shpreh shqetësimin për paraqitjen e vazhdueshme të rasteve të reja dhe rritjen e numrit të fëmijëve të prekur nga fruthi në Kosovë.Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), deri më 27 korrik 2026 janë konfirmuar gjithsej 78 raste me fruth.“Aktualisht, 17 fëmijë janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtim mjekësor. Dy prej tyre, për shkak të vështirësive në frymëmarrje, janë duke u trajtuar me mbështetje me oksigjen. Fëmijët e prekur janë kryesisht të moshës 1 deri…
Ekipet e mirëmbajtjes të KRU “Mitrovica” do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione në Vushtrri.Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugën “Faruk Beqiri”, rrugën “Arsim Muzaqi” dhe në Sllatinë.Ndërsa intervenime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në rrugën “Lumni Surdulli”, rrugën “Nimon Ferizi” dhe rrugën “Ana Lin”.Gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Pas rikthimit të furnizimit, kompania ka njoftuar se uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt.Konsumatorëve u është bërë thirrje që në rast të turbullimit të ujit, ta lënë…
Në territorin e Maqedonisë sot deri në orën 19:00 u regjistruan gjithsej 10 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat tre janë ende aktive, ndërsa shtatë të tjerat janë lokalizuar dhe shuar plotësisht.Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), në Komunën e Zhelinës, pranë fshatit Leshnicë e Epërme, ka një zjarr aktiv ku zjarri ka përfshirë bar të thatë dhe pyll të përzier.Zjarri i dytë aktiv është në zonën e Komunës së Vallandovës, pranë fshatit Udovë përgjatë lumit Vardar, ku digjet bimësi e ulët.Vatra e tretë aktive është në Komunën e Dollnenit, midis fshatrave Cërnilisht dhe Strovija,…
Për vite me radhë, zgjedhja e një shkolle të mesme është parë si vendimi që përcakton të ardhmen e një të riu. Sot, gjithnjë e më shumë nxënës po kërkojnë diçka më shumë se një diplomë – kërkojnë aftësi që i përgatisin për profesionet që po ndryshojnë botën.Kjo është arsyeja pse Gjimnazi TIK i UBT International Smart Schools në Prizren, po zgjon interes të madh tek të rinjtë jo vetëm nga Prizreni, por edhe nga Theranda, Malisheva, Dragashi dhe Kukësi.Në vend të modelit tradicional të mësimit, nxënësit punojnë me programim, inteligjencë artificiale, robotikë dhe teknologji moderne, duke zhvilluar projekte që…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari