Author: korrektpress

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, duke deklaruar se e pranon me përulësi vendimin e delegatëve dhe se e sheh atë si një përgjegjësi të re për të ruajtur kahjen e LDK-së.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku theksoi se, ndonëse kishte besuar se Kuvendi ishte i panevojshëm, i dëmshëm dhe i ngutshëm, ai tashmë i përket së shkuarës. Ai bëri thirrje për bashkim brenda LDK-së, duke nënvizuar se partia ka nevojë për unitet, ndërsa Kosova për stabilitet institucional dhe institucione funksionale.Lexoni të plotë postimin e Abdixhikut:Në LDK, fjala…

Read More

Me temperaturat që pritet të arrijnë 40 gradë në ditët në vijim, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) paralajmëron se rreziku i helmimit nga ushqimi po rritet ndjeshëm dhe u bën thirrje qytetarëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë blerjes, transportimit, ruajtjes dhe përgatitjes së produkteve ushqimore.Nga AUV theksojnë se temperaturat e larta paraqesin gjithashtu një rrezik për shëndetin e kafshëve, prandaj është e nevojshme t’u sigurohen atyre sasi të mjaftueshme ushqimi të sigurt dhe ujë të freskët në kohën e duhur.”Për të zvogëluar rrezikun e helmimit, qytetarët duhet të blejnë ushqim ekskluzivisht nga pikat e verifikuara të shitjes, ku…

Read More

Hungaria po përballet me një krizë të rëndë të shkaktuar nga thatësira ekstreme, pasi niveli i lumit Danub ka rënë në pikën më të ulët të regjistruar ndonjëherë.Situata ka detyruar autoritetet të ndërmarrin masa emergjente, ndërsa është prekur edhe funksionimi i centralit të vetëm bërthamor të vendit, Paks.Për shkak të mungesës së ujit të nevojshëm për ftohjen e reaktorëve, njëri prej tyre është nxjerrë jashtë funksionit, ndërsa më herët ishte ulur edhe kapaciteti i një reaktori tjetër. Si pasojë, prodhimi i energjisë elektrike në central ka rënë ndjeshëm. Danubi në minimum historik, Rumania fik një reaktor bërthamor Centrali bërthamor Paks…

Read More

Mesfushori brazilian, Casemiro ka thënë së fundmi se gjithmonë ka dashur të luajë në të njëjtën skuadër me Lionel Messin, veçanërisht pasi ka vuajtur kundër tij për vite me radhë si rival te Real Madridi dhe me ekipin kombëtar brazilian.Casemiro ka theksuar se dëshiron ta ndihmojë argjentinasin të vazhdojë të fitojë tituj me klubin e Major League Soccer, Inter Miamin.”Gjithmonë dua të jem me më të mirët, ëndërroja çdo ditë të isha me të, të luaja me të; e di që është e pamundur ta ndalosh, nuk kam arritur kurrë ta ndaloj, gjithmonë kam pasur nevojë për ndihmën e shokëve…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas publikimit të materialeve që përmbajnë pretendime për parregullsi të mundshme në procesin e legalizimit të objekteve në kryeqytet, duke theksuar se Komuna do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë.Përmes një reagimi, Rama tha se është lajm i mirë që çështja po i drejtohet Prokurorisë, ndërsa i bëri thirrje edhe kryeministrit që t’u përgjigjet institucioneve të drejtësisë.“Mirëmëngjesi. E para, po m’vjen mirë që më në fund po i drejtoheni Prokurorisë. Është lajm i mirë. Tash udhëzojeni edhe Kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë, sepse ka më shumë se dy vjet që nuk i përgjigjet…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se organizata terroriste e ashtuquajtur “Severna Brigada” përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë.Rasti ka ndodhur më 28 korrik, ndërkaq Policia e ka cilësuar si kryerje e veprës penale terroriste. “Zubin Potok 28.07.2026 – NN. Raportohet se nga organizata terroriste e ashtuquajtur ‘Severna Brigada’ përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë”, thuhet në raport.Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante policore. /Telegrafi/

Read More

Kylie Jenner ka prezantuar fushatën më të re promovuese për markën e saj Kylie Cosmetics, duke zbuluar një koleksion prej tre parfumesh të rinj me emrin “Mood Stones”.28-vjeçarja publikoi në Instagram një seri fotografish artistike, ku shfaqet me veshje në nuanca të bardha, bezhë dhe kafe, të kombinuara me një peizazh natyror shkëmbor. Në njërën prej tyre ajo pozon me një fustan të bardhë transparent pa mëngë, ndërsa në një tjetër mban një komplet në ngjyrë të çelët me një fund ngjyrë nude, shkruan DailyMail. Më pas, Jenner shfaqet edhe me një fustan gjysmë transparent në ngjyrë kafe të errët,…

Read More

Klubi katalunas, Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet për transferimin e objektivit të tyre kryesor të verës, Julian Alvarez nga Atletico Madridi.Sipas Catalunya Radio, Barcelona po përgatitet privatisht të rrisë ofertën e saj të refuzuar prej 100 milionë eurosh për sulmuesin e Atletico Madrid, Julian Alvarez, përmes bonuseve.Atletico Madrid mbetet sfidues kundër shitjes së yllit të tyre te një rival i drejtpërdrejtë për titullin, duke përmendur me vendosmëri klauzolën e tij të lirimit prej 500 milionë eurosh. Disa burime thonë se ata do të preferonin ta shisnin te Arsenali.Barcelona e sheh Alvarezin si objektivin kryesor të Hansi Flick dhe…

Read More

Kryeqyteti ka reaguar lidhur me materialet e publikuara që përmbajnë pretendime ndaj shefit të kabinetit, Florent Maliqi, duke bërë të ditur se pret trajtimin e rastit nga Prokuroria dhe organet kompetente të drejtësisë.Në reagimin e publikuar nga Komuna e Prishtinës thuhet se institucioni do të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë gjatë gjithë procesit.“Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë”, thuhet në reagim.Po ashtu, Komuna ka bërë të ditur se pas vendimit të Prokurorisë do të ndërmerren të gjitha veprimet dhe procedurat ligjore ndaj kujtdo që rezulton se ka shkelur ligjin.“Pas vendimit të Prokurorisë,…

Read More

Një grup personash që kanë uzurpuar një ndërtesë në qytetin zviceran të Cyrihut kanë shkaktuar një përplasje diplomatike me Maqedoninë e Veriut.Objekti i uzurpuar ndodhet në një zonë të qytetit dhe sipas raportimeve lidhet me një pronë që ka pasur lidhje me shtetin maqedonas. Banorët ilegalë të ndërtesës kanë ngritur tensione pasi kanë refuzuar të largohen, duke e kthyer çështjen nga një problem lokal në një çështje me përmasa diplomatike, shkruan 20min.Autoritetet maqedonase kanë reaguar ndaj situatës, duke kërkuar sqarime dhe duke ndjekur zhvillimet lidhur me statusin e pronës. Ndërkohë, autoritetet zvicerane po përballen me presion për të gjetur një…

Read More