Author: korrektpress

Drejtori ekzekutiv i Audi, Gernot Döllner: „Audi Q9 është flagship-i i ri i gamës së Audi. Me SUV-in tonë të parë të madh të segmentit full-size, ne forcojmë më tej pozicionimin premium të brandit tonë.“SUV-i i ri full-size impresionon me një ndjesi të pashoq hapësire; materialet premium, sediljet individuale të rregullueshme me energji elektrike në rreshtin e dytë dhe dyert automatike theksojnë atmosferën e klasit të biznesit.Flagship-i i ri mes modeleve SUV përfaqëson ekselencë teknike me sisteme të gjithanshme të asistencës për shoferin, çatinë panoramike më të madhe të Audi dhe dritat e pasme OLED digjitale të kaarkuara. Me SUV-in…

Read More

Një video e publikuar në rrjetet sociale pretendohet se tregon pjesëtarë të Xhandarmërisë Mbretërore të Marokut duke qëndruar pranë, ndërsa kamionë me të rinj zbarkojnë afër kufirit me enklavën spanjolle Ceuta, gjatë valës së fundit të kalimeve masive të migrantëve.Pamjet, të cilat ende nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, kanë nxitur reagime dhe pyetje lidhur me mënyrën se si u menaxhua situata në anën marokene të kufirit.Kriza në Ceuta ka shkaktuar alarm në Spanjë, pasi mijëra persona tentuan të hynin në territorin spanjoll duke kaluar barrierat kufitare ose duke notuar drejt brigjeve të enklavës. Spanja dërgon ushtrinë në Ceuta…

Read More

GUIDEKS ka njoftuar se është akredituar si institucioni i vetëm në Kosovë për ofrimin e kualifikimeve profesionale për Udhërrëfyes Turistik Kombëtar dhe Udhërrëfyes Turistik Lokal.Sipas njoftimit të GUIDEKS, akreditimi është rezultat i viteve të punës, përkushtimit dhe bashkëpunimit me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, trajnerë, ligjërues dhe institucione që kanë mbështetur profesionalizimin e këtij profesioni.“Ky është rezultat i viteve të punës, përkushtimit dhe bashkëpunimit të ekipit të GUIDEKS me ekspertë lokal e ndërkombëtar, trajnerë e ligjërues të angazhuar dhe institucioneve që besuan në rëndësinë e profesionalizimit të këtij profesioni”, thuhet në njoftim. Tutje, GUIDEKS vlerëson se ky akreditim nuk përfaqëson vetëm…

Read More

Ministri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunsk, për emërimin e i Arben Fetait si i dërguar special në BE, thotë se është një pyetje legjitime dhe ai beson se publiku meriton përgjigje për faktin se ish-zëvendëskryeministri, siç u pretendua, nuk shkoi në punë për një periudhë të caktuar gjatë kohës që ishte në detyrë, por mori një pagë.”Le të flasim hapur së pari se kush është Arben Fetai. Ai është një person që ka marrë arsimimin në Belgjikë, i njeh të gjitha gjuhët zyrtare të Belgjikës.Arben Fetai jo vetëm që i njeh të gjitha gjuhët zyrtare të Belgjikës, por gjithashtu…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur 31 korrikun ditë historike për rilindjen e industrisë ushtarake, gjersa theksoi se prodhimin e 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s.Rama në një postim në Facebook shkruan se Kompania “Timak Defence” nisi si një Start Up shqiptar dhe tanimë është kthyer në një fuqi prodhuese për ushtrinë, ku shteti shqiptar ka aksionet e veta.Lexoni të plotë postimin:NJË DITË HISTORIKE PËR RILINDJEN E INDUSTRISË USHTARAKE me marrjen në dorëzim nga Forcat e Armatosura, të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s…

Read More

Organizata Action for Mothers and Children shënon Javën Botërore të Gjidhënies, nga 1 deri më 7 gusht, duke zgjeruar qasjen në edukim praktik për ushqyerjen me gji dhe në mbështetje profesionale për gratë shtatzëna dhe nënat e reja.Nismat e reja përfshijnë zgjerimin e edukimit për gjidhënien përmes programit të AMC-së Klasat për Nëna, një seri edukative me shtatë video, si dhe hapjen e hapësirave të reja të dedikuara për mbështetjen e nënave dhe familjeve në Fushë Kosovë dhe në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë.“Gjidhënia ekskluzive është një nga investimet më të rëndësishme që mund të bëjmë gjatë muajve të parë…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas publikimit të materialeve që përmbajnë pretendime për parregullsi të mundshme në procesin e legalizimit të objekteve në kryeqytet, duke theksuar se Komuna do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë.Përmes një reagimi, Rama tha se është lajm i mirë që çështja po i drejtohet Prokurorisë, ndërsa i bëri thirrje edhe kryeministrit që t’u përgjigjet institucioneve të drejtësisë.“Mirëmëngjesi. E para, po m’vjen mirë që më në fund po i drejtoheni Prokurorisë. Është lajm i mirë. Tash udhëzojeni edhe Kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë, sepse ka më shumë se dy vjet që nuk i përgjigjet…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se organizata terroriste e ashtuquajtur “Severna Brigada” përmes rrjetit social ka kanosur me jetë zyrtarë institucionalë.Rasti ka ndodhur më 28 korrik, ndërkaq Policia e ka cilësuar si kryerje e veprës penale terroriste. “Zubin Potok 28.07.2026 – NN. Raportohet se nga organizata terroriste e ashtuquajtur ‘Severna Brigada’ përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë”, thuhet në raport.Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante policore. /Telegrafi/

Read More

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar dy raste të dyshuara të kontrabandimit me mallra në zonën e fshatit Korminjan.Sipas njoftimit të Policisë, më 30 korrik 2026, gjatë zbatimit të një plani taktik operacional në rrugët malore të këtij fshati, janë identifikuar dy automjete që kishin hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale malore nga territori i Serbisë.Gjatë kontrollit të automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme pa dokumentacion përcjellës, të cilat dyshohet se janë futur në mënyrë të kundërligjshme në vend.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se mallrat nuk kishin dokumentacion mbi prejardhjen…

Read More

Real Madridi është i interesuar ta mbyll një afat kalimtar të zjarrtë, duke kompletuar edhe dy transferime të mëdha, sulmuesin anësor Yan Diomande dhe mesfushorin Rodri.Sipas mediumit Diario AS, Real Madridi ka pezulluar përkohësisht operacionet për Yan Diomande të RB Leipzig dhe mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, për arsye të ndryshme.Vonesa rreth Diomandes rrjedh nga mospërputhje të vogla në klauzolat specifike të transferimit, pavarësisht se një marrëveshje pesëvjeçare tashmë është finalizuar plotësisht me lojtarin. 19 vjeç, por me statistika të frikshme – ja pse Real Madridi po e transferon Diomanden Real Madridi synon të zgjidhë shpejt çështjet me dokumentet në…

Read More