Author: korrektpress

Timothée Chalamet po feston një arritje të madhe në karrierën e tij pas marrjes së një nominimi historik për çmimet Oscars. Të enjten në mëngjes, Chalamet, 30 vjeç, mori nominimin e tij të tretë për kategorinë Aktori më i Mirë për rolin në filmin Marty Supreme, i cili u bë një nga pretendentët kryesorë për çmime, me gjithsej nëntë nominime.Pak pas shpalljes së nominimeve, aktori ripostoi mbulimin mediatik të lajmit në Instagram, duke e shoqëruar thjesht me titullin: “ËNDËRR E MADHE!”. Ai e vazhdoi me një postim tjetër ku inkurajonte fansat të “ëndërrojnë shumë”, ndërsa ndante posterin e filmit dhe…

Read More

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (EUSR), janë takuar të enjten për herë të parë në një format trepalësh, në kuadër të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.Lajmi është bërë i ditur për Telegrafin përmes një përgjigjeje elektronike nga zyra për media e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian.Sipas këtij njoftimi, krijimi i Komisionit të Përbashkët ishte dakorduar nga presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës në Deklaratën për Personat e Zhdukur, më 2 maj 2023, gjatë një takimi të nivelit të lartë të lehtësuar nga Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendëspresidentja e BE-së.“Objektivi i Komisionit…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me reagim pas protestave të qytetarëve, të cilët shprehën revoltën ndaj Drejtorisë së të Ardhurave Publike, e cila u kërkon të paguajnë tatim për rrogat që i kanë marrë jashtë vendit, gjegjësisht gjatë punës në vendet ku ka pasur konflikte.Nga BDI thonë se “politikat e padrejta dhe represive tatimore të qeverisë aktuale, po godasin drejtpërdrejt qytetarët tanë, veçanërisht ata që kanë punuar jashtë vendit në kushte të rënda dhe të rrezikshme. Protestat para Drejtorisë së të Ardhurave Publike janë dëshmi e qartë e dështimit institucional dhe e një politike tatimore të verbër, që përmes…

Read More

Barcelona ka vendosur të refuzojë një ofertë të jashtëzakonshme prej 120 milionë eurosh për sulmuesin brazilian Raphinha, duke konfirmuar se lojtari nuk është në shitje. Oferta erdhi nga klubi arab Neom SC, që përfshinte 100 milionë euro fiks dhe 20 milionë në variabla, por drejtuesit katalanas vendosën që projekti sportiv të ketë prioritet mbi çdo përfitim financiar.Presidenti Joan Laporta ka qenë i qartë në komunikimin e vendimit, duke theksuar se Raphinha është një pjesë kyçe e ekipit dhe prishja e stabilitetit do të ishte e dëmshme për projektin e trajnerit Hansi Flick. Klubi e sheh lojtarin si një element thelbësor…

Read More

Një komisioner është arrestuar sot në aksionin e Policisë dhe Prokurorisë Themelore në Prizren nën dyshimin për manipulim me vota të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.Komisioneri i arrestuar është i partisë së udhëhequr nga Emilja Rexhepi, Nova Demokratska Stranka (NDS).Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati mbrojtës i të arrestuarit, Blend Gjini, i cili ka deklaruar se arrestimi i klientit të tij është bërë pa bazë ligjore dhe pa prova konkrete.“Sot është arrestuar komisioneri i partisë NDS të Emilja Rexhepit, me pretendimin për veprën penale të manipulimit të provave. Si avokat mbrojtës, kam shfrytëzuar të drejtën që klienti im të…

Read More

Komuna e Prishtinës organizoi aktivitetin “Arsimi në 10 vitet e ardhshme në Kryeqytet” me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit.Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të kryeqytetit për vitet e ardhshme.“Ne e shohim arsimin si një investim strategjik, pasi lidhet me shumë sfera të tjera të shoqërisë sonë: ekonominë, aspektin social dhe kulturor. Arsimi është investim për të ardhmen e Kosovës. Kemi investuar në mësimin tërëditor, në digjitalizimin e shkollave dhe në përmirësimin e infrastrukturës shkollore. Këto janë investime serioze që dëshmojnë përkushtimin tonë”, tha Rama.Ai shtoi se prioritetet janë…

Read More

Barcelona dhe Real Madridi thuhet se kanë kontaktuar klubin e divizionit të dytë, Albaceten, për të pyetur rreth nënshkrimit të mundshëm të Dani Bernabeut.19-vjeçari ka bërë përparim të shpejtë nga formacioni i të rinjve të Albacetes në ekipin e parë, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me performancat e tij.Kulmi i performancës së tij mbresëlënëse erdhi në fitoren tronditëse 3-2 kundër Real Madridit në raundin e 16-tave të Kupës së Mbretit. Mbrojtësi i talentuar i krahut të majtë ka një tjetër shans për të shfaqur potencialin e tij kur Albacete përballet me Barcelonën në çerekfinale në fillim të muajit të…

Read More

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha sot se është tejet i indinjuar me rastin e së enjtes në Prishtinë, ku në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë u mbajt ligjëratë nga përfaqësues të Gjykatës Speciale dhe YIHR.Rama theksoi se për këtë nuk ka pas leje, e as koordinim me Drejtorinë e Arsimit të Prishtinës e as me kabinetin e tij. “…Prandaj, kemi vendosur me ndërmarr masa të menjëhershme, kemi diskutuar me drejtorin, Samirin dhe kushdo që e ka mundësuar një gjë të tillë pa marr leje, pa koordinim normal që do të ketë veprime ndëshkuese ndaj tyre”, tha ai.…

Read More

Në kuadër të Takimit të Dytë Ministror të Platformës Ballkanike për Paqe, që po mbahet sot në Stamboll, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij turk, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, njoftojnë nga MPJ.”Fokusi i bisedimeve ishte në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, mundësitë e investimeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë. Në këtë kontekst, u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve dhe bashkëpunimi jashtëzakonisht i suksesshëm në disa fusha.Theks i veçantë u vu në forcimin e…

Read More

Njëzet vjet pas prezantimit të Veyron, Bugatti nderon hipersportin e parë GT dhe krijuesin e tij, Ferdinand Karl Piëch, me Veyron FKP Hommage.Veturaa është më ekstreme se çdo Veyron tjetër, me motor W16 prej 1600 kuaj fuqi, mbi 50% më i fuqishëm se origjinali.Karroceria e aluminit dhe dizajni i frymëzuar nga Veyron 2003 ruajnë identitetin, por me reinterpretim modern dhe rrota më të mëdha.Kabina përdor materiale artificiale të rafinuara dhe një orë mekanike Audemars Piguet e drejtuar nga vetura, pa ekrane digjitale.FKP Hommage kombinon nostalgji, inxhinieri ekstreme dhe punim të jashtëzakonshëm që sfidon standardet e Bugattit.Sistemi i përmirësuar i ftohjes…

Read More