KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Bugatti e riktheu Veyronin dhe bëri versionin më të çmendur ndonjëherë

Bugatti e riktheu Veyronin dhe bëri versionin më të çmendur ndonjëherë

Njëzet vjet pas prezantimit të Veyron, Bugatti nderon hipersportin e parë GT dhe krijuesin e tij, Ferdinand Karl Piëch, me Veyron FKP Hommage.

Veturaa është më ekstreme se çdo Veyron tjetër, me motor W16 prej 1600 kuaj fuqi, mbi 50% më i fuqishëm se origjinali.

Karroceria e aluminit dhe dizajni i frymëzuar nga Veyron 2003 ruajnë identitetin, por me reinterpretim modern dhe rrota më të mëdha.

Kabina përdor materiale artificiale të rafinuara dhe një orë mekanike Audemars Piguet e drejtuar nga vetura, pa ekrane digjitale.

FKP Hommage kombinon nostalgji, inxhinieri ekstreme dhe punim të jashtëzakonshëm që sfidon standardet e Bugattit.

Sistemi i përmirësuar i ftohjes dhe kutia e marsheve e forcuar përballojnë momentin e lartë të rrotullimit.

Ngjyrat kuqe-e-zeze referojnë konceptin e parë të Veyron, me thellësi dhe kompozit karbonik modern.

Automjeti nuk është një kopje, por një hommage dhe reinterpretim unik i vizionarit dhe modelit origjinal.

FKP Hommage nuk paralajmëron model të ri; Bugatti Tourbillon do të vijë më vonë.

Ky automjet kujton revolucionin që Veyron solli dhe sa pak makina në histori kanë arritur të bëjnë të njëjtën gjë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.