KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Gjendet i ngordhur një rrëqebull në rrugën Ohër-Resnjë

Gjendet i ngordhur një rrëqebull në rrugën Ohër-Resnjë

Gjuetarët zbuluan sot një rrëqebull të ngordhur në rrugën Prespë-Resnjë, pas së cilës njoftuan Shoqatën Ekologjike Maqedonase (SHEM). Është një nga kafshët më të rralla dhe më të rrezikuara, dhe sipas vlerësimeve, në natyrë ka vetëm rreth pesëdhjetë rrëqebull të këtij lloji ballkanik.

“Pas një raporti nga Shoqata e Gjuetarëve Prespë-Resnjë, sot gjetëm në terren se një rrëqebull ka ngordhur në rrugën Resnjë-Ohër. Një veprim i koordinuar është duke u zhvilluar me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Shoqatën Ekologjike Maqedonase me qëllim marrjen e mostrave për analizë dhe transportimin e kafshës së ngordhur në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në UKM – Shkup për autopsi”, thonë nga SHEM.

“Rastet e tilla nuk na lënë indiferentë, veçanërisht duke pasur parasysh se kanë mbetur vetëm 50 individë të rrëqebullit ballkanik. Në të njëjtën kohë, ato janë një tregues i qartë se nëse duam të ruajmë speciet e rrezikuara, duhet të planifikohen dhe ndërtohen ura të gjelbra përmes të cilave kafshët mund të lëvizin në mënyrë të sigurt dhe të kapërcejnë pengesat e krijuara nga njeriu”, shtojnë nga shoqata ekologjike./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.