Author: korrektpress

Është bërë publike tema e Met Gala 2027, e cila do të lidhet me ekspozitën pranverore të Institutit të Kostumeve në Muzeun Metropolitan të New Yorkut. Ekspozita, me titull “John Galliano: Horizons”, do t’i kushtohet stilistit të njohur John Galliano, një vendim që ka ngjallur reagime për shkak të së kaluarës së tij kontroverse.Galliano konsiderohet një nga stilistët më të talentuar të brezit të tij, por karriera e tij u ndërpre në vitin 2011 pasi u shpall fajtor për dy raste të gjuhës së urrejtjes, pas deklaratave antisemitike dhe raciste. Met Gala 2027Më vonë ai kërkoi falje publikisht dhe pranoi…

Read More

Gjatë fundjavës së kaluar (31.07–02/03.08.2026), nëpunësit policorë në të gjithë territorin e vendit kanë privuar nga liria 34 persona për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.Nga personat e ndaluar, 23 drejtonin automjetet pa patentë shoferi, nëntë ishin nën ndikimin e alkoolit, një person drejtonte automjet të paregjistruar dhe pa patentë shoferi, ndërsa një tjetër drejtonte pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit.Pas përfundimit të dokumentimit të rasteve, ndaj personave do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.Ministria e Punëve të Brendshme apelon te qytetarët që të respektojnë rregullat e…

Read More

Paris Saint-Germaini po punon për të finalizuar transferimin e Ferran Torresit nga Barcelona dhe në klubin francez ekziston optimizëm se marrëveshja mund të arrihet gjatë kësaj jave.Sipas gazetarit Matteo Moretto, PSG ka përshpejtuar negociatat me Barcelonën dhe synon të arrijë sa më shpejt një marrëveshje mes klubeve për sulmuesin spanjoll.Barcelona raportohet se kërkon të paktën 55 milionë euro për kartonin e Torresit, i cili ka edhe 11 muaj të mbetur në kontratën e tij me klubin katalunas. 26-vjeçari thuhet se është i hapur për një largim nga “Camp Nou”, pasi nuk është ndier mjaftueshëm i vlerësuar nën drejtimin e trajnerit…

Read More

Rregullat e reja të Bashkimit Evropian, që u kërkojnë kompanive të identifikojnë qartë përmbajtjen e krijuar ose të manipuluar nga Inteligjenca Artificiale (Al), kanë hyrë zyrtarisht në fuqi si pjesë e Aktit për Inteligjencën Artificiale (AI Act).Sipas Nenit 50 të ligjit, ofruesit e chatbot-eve dhe sistemeve të tjera interaktive të Al-së duhet t’i informojnë përdoruesit kur janë duke komunikuar me një sistem të Inteligjencës Artificiale, përveç rasteve kur kjo është e vetëkuptueshme.Komisioni Evropian thekson se platformat që krijojnë tekst, imazhe, video ose audio sintetike duhet të përdorin shënues teknikë të lexueshëm nga makinat, në mënyrë që materiali të mund të…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas pretendimeve të fundit që kanë përfshirë shefin e kabinetit të tij, Florent Maliqi, duke i cilësuar ato si një fushatë denigruese dhe presion politik.Rama ka thënë se sulmet nuk janë ndalur vetëm te ai, por kanë përfshirë edhe bashkëpunëtorët e tij dhe familjarët, duke e cilësuar këtë si tejkalim të kufijve të debatit politik.“Kjo nuk është më politikë. Është çnjerëzore”, ka shkruar Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook.Ai ka deklaruar se çdo pretendim me interes publik duhet t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë, por ka kundërshtuar përdorimin e shpifjeve, fyerjeve dhe…

Read More

Jurgen Klopp ka nisur një epokë të re te Kombëtarja e Gjermanisë dhe përzgjedhësi i ri gjerman po përgatit një revolucion me shumë ndryshime në skuadër. Mediat gjermane kanë publikuar një listë prej 57 futbollistësh që mund të jenë në planet e tij për të ardhmen, me shumë emra të rinj dhe disa prej yjeve aktualë të “Mannschaft”.Në këtë listë është përfshirë edhe talenti me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda. Sulmuesi anësor 22-vjeçar, i cili aktivizohet te RB Leipzig, prej kohësh konsiderohet një nga talentet më interesante të futbollit gjerman dhe tashmë ka hyrë në radarët e ekipit të parë, shkruan…

Read More

Rosie O’Donnell ka konfirmuar rikthimin në emisionin e njohur amerikan, “The View”, ku do të marrë pjesë në një edicion special me rastin e 30-vjetorit të programit.Ish-bashkëprezantuesja zbuloi gjatë një interviste në podcastin “Tangle With Kyle Ridley” se do të jetë pjesë, duke thënë se do të paraqitet në mënyrën që produksioni do të dëshirojë, edhe nëse do të jetë vetëm si e ftuar.O’Donnell ka qenë pjesë e “The View” në dy periudha të ndryshme dhe rikthimi i saj pritet të bashkojë sërish disa nga figurat më të njohura që kanë kaluar në panelin e emisionit. Foto: Getty ImagesGjatë bisedës,…

Read More

Audi duket se është pranë prezantimit të gjeneratës së re të S6, pasi prototipet e modelit janë fotografuar në pistën e Nürburgring pothuajse pa kamuflim, duke lënë të kuptohet se zbulimi zyrtar është shumë afër.Pamjet tregojnë versionet sedan dhe Avant, ndërsa vetëm varianti karavan mban një kamuflim minimal për të fshehur logon S6. Edhe pse Audi nuk ka konfirmuar specifikat teknike, prania e portës së karikimit dhe shenja që tregon sistem me tension të lartë konfirmojnë se S6 i ri do të jetë hibrid plug-in (PHEV). Ky do të jetë modeli i parë me emblemën S që përdor këtë teknologji.Pritet…

Read More

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutash, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, kanë rikonfirmuar angazhimin për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në funksion të ruajtjes së sigurisë në Kosovë.Kjo u bë më rastin e një takimi ku i pari ishte mysafir i të dytit.Sipas një njoftimi që KFOR lëshoi për këtë ngjarje, gjenerali i NATO-s dhe koloneli i Kosovës diskutuan për bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e sigurisë, aktivitetet e koordinuara ndërmjet dy institucioneve që ata udhëheqin dhe rëndësinë e ruajtjes së koordinimit të ngushtë.Palët rikonfirmuan, sic thuhet, përkushtimin për…

Read More