KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Mucunski-Fidan: Fokusi është në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe qëndrueshmëria rajonale

Mucunski-Fidan: Fokusi është në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe qëndrueshmëria rajonale

Në kuadër të Takimit të Dytë Ministror të Platformës Ballkanike për Paqe, që po mbahet sot në Stamboll, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij turk, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, njoftojnë nga MPJ.

“Fokusi i bisedimeve ishte në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, mundësitë e investimeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë. Në këtë kontekst, u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve dhe bashkëpunimi jashtëzakonisht i suksesshëm në disa fusha.

Theks i veçantë u vu në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shfrytëzimin më efikas të mundësive të investimeve, si dhe në thellimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Të dy ministrat konfirmuan gjithashtu aleancën e fortë brenda NATO-s, si dhe mbështetjen e ndërsjellë në nismat rajonale dhe organizatat shumëpalëshe”, thonë nga MPJ.

Nga atje shtojnë se bashkëbiseduesit trajtuan edhe çështjet aktuale rajonale dhe gjeopolitike, duke theksuar rëndësinë e një rajoni të qëndrueshëm dhe të begatë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.