KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ligjërata e Speciales me nxënësit në Prishtinë, Rama: Jam tejet i indinjuar, do të ketë masa ndëshkuese

Ligjërata e Speciales me nxënësit në Prishtinë, Rama: Jam tejet i indinjuar, do të ketë masa ndëshkuese

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha sot se është tejet i indinjuar me rastin e së enjtes në Prishtinë, ku në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë u mbajt ligjëratë nga përfaqësues të Gjykatës Speciale dhe YIHR.

Rama theksoi se për këtë nuk ka pas leje, e as koordinim me Drejtorinë e Arsimit të Prishtinës e as me kabinetin e tij.

“…Prandaj, kemi vendosur me ndërmarr masa të menjëhershme, kemi diskutuar me drejtorin, Samirin dhe kushdo që e ka mundësuar një gjë të tillë pa marr leje, pa koordinim normal që do të ketë veprime ndëshkuese ndaj tyre”, tha ai.

Sipas tij, kjo nuk duhet të ndodh në institucione, pa marrëveshje dhe në këtë rast pa leje të drejtorit të arsimit apo të kabinetit të tij.

Ai tutje tha se gjërat të tilla janë të palejuara në kryeqytet dhe sidomos gjërat që kanë ndjeshmëri të lartë, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini njoftoi se Drejtoria ka dërguar një ekip në shkollë për të mbledhur informacione lidhur me organizimin e ligjëratës nga Gjykata Speciale në gjimnazin “Xhevdet Dodaj” në Prishtinë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.