- Spektakli i modës në shtëpi – Selin dhe Alessio shpallen “Miss & Mister Big Brother”
- Çështja e presidentit – çfarë thanë Kurti, Hamza e Abdixhiku?
- Paul Mescal vihet në siklet teksa kapet nga prezantuesi duke qëndruar në telefon gjatë ceremonisë BAFTA
- Moti në Shqipëri, mesdita me shi
- Motorola konfirmon zyrtarisht specifikat kryesore të Edge 70 Fusion, tregon të gjitha ngjyrat
- Sot vranët, vende-vende riga shiu
- Udhëtimi Londër-Paris mund të zgjasë më pak se 30 minuta me projektin e ri futurist
- Pas largimit nga shtëpia e Big Brother, Kristi Lamaj habit më deklaratën: Dua të bëhem baba
Author: korrektpress
Barcelona ka vendosur të refuzojë një ofertë të jashtëzakonshme prej 120 milionë eurosh për sulmuesin brazilian Raphinha, duke konfirmuar se lojtari nuk është në shitje. Oferta erdhi nga klubi arab Neom SC, që përfshinte 100 milionë euro fiks dhe 20 milionë në variabla, por drejtuesit katalanas vendosën që projekti sportiv të ketë prioritet mbi çdo përfitim financiar.Presidenti Joan Laporta ka qenë i qartë në komunikimin e vendimit, duke theksuar se Raphinha është një pjesë kyçe e ekipit dhe prishja e stabilitetit do të ishte e dëmshme për projektin e trajnerit Hansi Flick. Klubi e sheh lojtarin si një element thelbësor…
Një komisioner është arrestuar sot në aksionin e Policisë dhe Prokurorisë Themelore në Prizren nën dyshimin për manipulim me vota të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.Komisioneri i arrestuar është i partisë së udhëhequr nga Emilja Rexhepi, Nova Demokratska Stranka (NDS).Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati mbrojtës i të arrestuarit, Blend Gjini, i cili ka deklaruar se arrestimi i klientit të tij është bërë pa bazë ligjore dhe pa prova konkrete.“Sot është arrestuar komisioneri i partisë NDS të Emilja Rexhepit, me pretendimin për veprën penale të manipulimit të provave. Si avokat mbrojtës, kam shfrytëzuar të drejtën që klienti im të…
Komuna e Prishtinës organizoi aktivitetin “Arsimi në 10 vitet e ardhshme në Kryeqytet” me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit.Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të kryeqytetit për vitet e ardhshme.“Ne e shohim arsimin si një investim strategjik, pasi lidhet me shumë sfera të tjera të shoqërisë sonë: ekonominë, aspektin social dhe kulturor. Arsimi është investim për të ardhmen e Kosovës. Kemi investuar në mësimin tërëditor, në digjitalizimin e shkollave dhe në përmirësimin e infrastrukturës shkollore. Këto janë investime serioze që dëshmojnë përkushtimin tonë”, tha Rama.Ai shtoi se prioritetet janë…
Barcelona dhe Real Madridi thuhet se kanë kontaktuar klubin e divizionit të dytë, Albaceten, për të pyetur rreth nënshkrimit të mundshëm të Dani Bernabeut.19-vjeçari ka bërë përparim të shpejtë nga formacioni i të rinjve të Albacetes në ekipin e parë, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me performancat e tij.Kulmi i performancës së tij mbresëlënëse erdhi në fitoren tronditëse 3-2 kundër Real Madridit në raundin e 16-tave të Kupës së Mbretit. Mbrojtësi i talentuar i krahut të majtë ka një tjetër shans për të shfaqur potencialin e tij kur Albacete përballet me Barcelonën në çerekfinale në fillim të muajit të…
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha sot se është tejet i indinjuar me rastin e së enjtes në Prishtinë, ku në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë u mbajt ligjëratë nga përfaqësues të Gjykatës Speciale dhe YIHR.Rama theksoi se për këtë nuk ka pas leje, e as koordinim me Drejtorinë e Arsimit të Prishtinës e as me kabinetin e tij. “…Prandaj, kemi vendosur me ndërmarr masa të menjëhershme, kemi diskutuar me drejtorin, Samirin dhe kushdo që e ka mundësuar një gjë të tillë pa marr leje, pa koordinim normal që do të ketë veprime ndëshkuese ndaj tyre”, tha ai.…
Në kuadër të Takimit të Dytë Ministror të Platformës Ballkanike për Paqe, që po mbahet sot në Stamboll, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij turk, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, njoftojnë nga MPJ.”Fokusi i bisedimeve ishte në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, mundësitë e investimeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë. Në këtë kontekst, u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve dhe bashkëpunimi jashtëzakonisht i suksesshëm në disa fusha.Theks i veçantë u vu në forcimin e…
Njëzet vjet pas prezantimit të Veyron, Bugatti nderon hipersportin e parë GT dhe krijuesin e tij, Ferdinand Karl Piëch, me Veyron FKP Hommage.Veturaa është më ekstreme se çdo Veyron tjetër, me motor W16 prej 1600 kuaj fuqi, mbi 50% më i fuqishëm se origjinali.Karroceria e aluminit dhe dizajni i frymëzuar nga Veyron 2003 ruajnë identitetin, por me reinterpretim modern dhe rrota më të mëdha.Kabina përdor materiale artificiale të rafinuara dhe një orë mekanike Audemars Piguet e drejtuar nga vetura, pa ekrane digjitale.FKP Hommage kombinon nostalgji, inxhinieri ekstreme dhe punim të jashtëzakonshëm që sfidon standardet e Bugattit.Sistemi i përmirësuar i ftohjes…
Poezi nga: Ana Peréz Cañamares Përktheu: Maksim RakipajKur po vdiste, nëna ime, tha: “Nënë, eja tek unë”, ndërsa më vështronte pa më parë; I thashë: “Ma, mos më ik” duke përqafuar trupin e saj të rrëgjuar mbështjellë me panoline që kundërmonin pudër; Ime bijë tha: “Mos qaj, ma” dhe më ledhatonte kryet duke më ngushëlluar.Kur më vdiq nëna, brenda pak sekondash s’e kishim fort të qartë çka na lidhte. S’e dinim kush shkoi dhe kush mbeti dhe në cilin çast të jetës sonë ishim duke jetuar apo duke vdekur.
Në një intervistë në emisionin e mëngjesit Europe Today të Euronews, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kritikoi iniciativën “Bordi i Paqes” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ai gjithashtu shprehu lehtësim për uljen e tensioneve me SHBA-në për shkak të Grenlandës.Sipas Mitsotakisit, pjesa më e madhe e Evropës nuk mund t’i bashkohet “Bordit të Paqes” të Trump, sepse kjo “shkon shumë përtej” mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Konsensusi është se ajo që është njoftuar nga Donald Trump shkon shumë përtej mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Mitsotakis, një ditë pas pjesëmarrjes në një takim urgjent të Këshillit,…
Emma Stone, 37 vjeçe, theu një rekord të çmimeve Oscar që mbahej nga Meryl Streep, pasi u publikuan nominimet për Oscar 2026, të enjten.Stone mori një nominim për kategorinë Aktorja më e Mirë për rolin e saj në filmin “Bugonia” të regjisorit Yorgos Lanthimos. Ajo është gjithashtu e nominuar si producente për kandidimin e filmit në kategorinë Filmi më i Mirë.Këto dy nominime bëjnë që Stone, në moshën 37-vjeçare, të bëhet gruaja më e re në historinë e Oscars që arrin gjithsej shtatë nominime. Foto: Emma Stone / Everett CollectionMeryl Streep, 76 vjeçe, e kishte mbajtur këtë rekord që nga…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari