- Si mënyra si uleni mund të ndikojë në vendimet tuaja? Shkencëtarët zbuluan një lidhje befasuese
- Juventus 1-1 Milan: Notat e lojtarëve, ylli i “Rossonerëve” shpallet më i miri, dëshpëron keq 20-milionëshi
- Aksident në Ferizaj, lëndohet një 7-vjeçar – shoferi ikën nga vendi i ngjarjes
- Këngëtari amerikan bie keq në mes të një koncerti në Melbourne, mirëpo vendosi ta merr me shaka më pas
- Motra e Laurent Krasniqit thyen heshtjen pas humbjes së rëndë
- Kushner: SHBA po punon në një “paketë paqeje” për Ukrainën
- Sulmi ndaj kapitenit të Njësive Speciale, dy të arrestuarit janë djem të një polici
- Juventusi në “frymën e fundit” merr një pikë ndaj Milanit, Zhegrova zhvillon gjashtë minuta
Author: korrektpress
Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat për reprezentuesin e Kosovës, por aktualisht nuk ka asnjë të tillë.Sipas Tuttomercato, “Zonja e Vjetër” nuk e konsideron Zhegrovën si pjesë kyçe të projektit të trajnerit Luciano Spalletti, ndonëse deri më tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete për 27-vjeçarin.Aktualisht, Zhegrova ndodhet me skuadrën e Juventusit në turneun parasezonal në Azi, ku po përgatitet për sezonin e ri. Megjithatë, e ardhmja e tij në Torino mbetet e pasigurt dhe nuk përjashtohet një transferim para mbylljes së…
Deputeti i partisë në pushtet, Bojan Stojanovski, deklaroi sot se rezultatet tregojnë se Maqedonia po bëhet një destinacion gjithnjë e më tërheqës turistik dhe transportues.Duke u referuar në statistike, “aroportet në Ohër dhe Shkup kanë pasur korrikun më të suksesshëm deri më sot, duke vendosur rekorde historike në trafikun ajror maqedonas”, shkruan në rrjetet sociale deputeti Stojanovski.”Rritje prej 27,9% e trafikut të udhëtarëve – vendi i parë mes shteteve joanëtare të BE+, sipas ACI Europe. Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është renditur ndër aeroportet e mesme me rritjen më të shpejtë në Evropë, me rritje prej 28,6%.Aeroporti “Shën Apostulli Pal” në…
Rreth 70 mijë migrantë që hynë në enklavën spanjolle të Ceutës janë kthyer ose janë larguar nga territori, ndërsa numri i viktimave nga kriza masive në kufirin mes Marokut dhe Spanjës ka arritur në 75 persona, njoftuan autoritetet spanjolle.Sipas ministrit të Brendshëm të Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, nga rreth 72 mijë persona që kaluan në Ceuta gjatë valës së paprecedentë migratore, afërsisht 70 mijë janë kthyer në Marok. Ai tha se reagimi i autoriteteve spanjolle ishte i shpejtë dhe se situata në kufi është stabilizuar.Kriza shpërtheu pas një kalimi masiv të migrantëve nga Maroku drejt Ceutës, një territor spanjoll në Afrikën…
Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji dy të pandehurve, të dyshuar për veprën penale “Përvetësimi në detyrë në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi”.Sipas njoftimit të gjykatës, masa ndaj Xh.B. dhe B.R. do të zgjasë deri më 3 shtator 2026. Ata nuk lejohen të largohen nga vendbanimi pa lejen e gjykatës dhe u ndalohet të kontaktojnë me persona me të cilët nuk jetojnë ose nuk janë të varur prej tyre. Është bërë e ditur se në rast të shkeljes së masës, ndaj tyre mund të caktohet paraburgimi. Dy infermierë ndalohen në Prizren,…
Vinicius Junior ka folur për herë të parë për bashkëpunimin me Jose Mourinhon, duke zbuluar se trajneri portugez i ka kërkuar të vazhdojë të luajë me të njëjtin stil që e ka karakterizuar gjithmonë.Rikthimi i brazilianit në Valdebebas ka qenë një nga ngjarjet kryesore të javës së katërt të përgatitjeve të Real Madridit për sezonin e ri. Sulmuesi është takuar për herë të parë me Mourinhon dhe duket se mes tyre është krijuar menjëherë një raport pozitiv.Në një intervistë për Real Madrid TV, Vinicius foli për ditët e para nën drejtimin e trajnerit të ri dhe atmosferën në skuadër.“Rikthimi ka…
Një dallim i vogël në simptoma tregon nëse mjafton freskimi apo çdo minutë bëhet vendimtareValët e të nxehtit rrisin rrezikun e problemeve shëndetësore, sidomos te të moshuarit, fëmijët, personat me sëmundje kronike, sportistët dhe punëtorët që qëndrojnë gjatë jashtë.Rraskapitja nga nxehtësia dhe goditja nga nxehtësia mund të duken të ngjashme, por nuk kanë të njëjtën shkallë rreziku. E para është një paralajmërim serioz, ndërsa e dyta përbën urgjencë mjekësore dhe mund të jetë fatale. Si ta dalloni rraskapitjen nga nxehtësia? Rraskapitja shfaqet kur organizmi humb shumë ujë dhe kripëra përmes djersitjes. Personi zakonisht është i vetëdijshëm dhe vazhdon të djersitet,…
Sot, në Zubin Potok nisi përurimi i rehabilitimit të një pjese të kanalit të Ibër-Lepencit, projekt që sipas krerëve të shtetit synon forcimin e sigurisë ujore dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike në vend.Në ceremoni morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të cilët vlerësuan rëndësinë e investimit për furnizimin me ujë, prodhimin e energjisë dhe sigurinë në vendin tonë.Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit ndodhi më 29 nëntor 2024 Zubin Potok, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe ndërprerje të sigurisë me ujë.
Gushti është muaji kur kopshti tregon rezultatet e punës që kemi bërë në të që nga pranvera.Perimet piqen, ne korrim frutat, por në të njëjtën kohë, ditët e nxehta kërkojnë kujdes të veçantë për bimët. Përgatitjet për sezonin e vjeshtës fillojnë gjithashtu në gusht.Korrja e rregullt i mban bimët të fortaGushti është muaji më i ngarkuar në kopsht. Domatet, specat, kastravecat, kungulleshkat dhe fasulet piqen pothuajse çdo ditë, kështu që korrja e rregullt është një nga detyrat më të rëndësishme.Me kungulleshkat, është më mirë të mblidhni pak më pak. Nëse i lini në bimë për një kohë të gjatë, ajo…
Street Party Prishtina rikthehet edhe këtë verë për të sjellë energjinë, muzikën dhe atmosferën unike që e kanë shndërruar në një nga ngjarjet më të dashura urbane në kryeqytet.Për 10 orë pa ndërprerje, publiku do të ketë mundësinë të shijojë performanca nga artistë vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë, si dhe aktivitete artistike e kreative përgjatë gjithë ditës.Line Up i këtij edicioni është Jetoni, Luk, Neritani, Adriani, Labaresha, Luna Skye.Edicioni VII i Street Party Prishtina mbahet më 8 gusht, nga ora 13:00 deri në 23:00, në rrugën “Fehmi Agani” – Kafet e Vogla.Hyrja është falas.Eventi organizohet nga NXT LVL Events & Entertainment,…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se gjatë dy ditëve të ardhshme 456 pacientë onkologjikë, të cilët kanë aplikuar për ndihmë të njëhershme financiare, do t’i marrin mjetet në llogaritë e tyre transaksionale.Sipas tij, për këtë masë gjithsej kanë aplikuar 1.200 pacientë, ndërsa përpunimi i dokumentacionit është në vazhdim.„Nesër dhe gjatë ditës së ardhshme, 456 pacientë onkologjikë që aplikuan për ndihmë të njëhershme financiare do t’i marrin mjetet në llogaritë e tyre. Dokumentacioni për të gjithë të tjerët po përpunohet me përkushtim maksimal dhe përgjegjësi, ndërsa pagesa për të gjithë ata që kanë aplikuar do të përfundojë gjatë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari