KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Grubi është dërguar në Prokurori për t’u marrë në pyetje

Grubi është dërguar në Prokurori për t’u marrë në pyetje

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike për t’u marrë në pyetje, pasi më parë kaloi disa orë në qendrën e paraburgimit “Shkup” në Shuto Orizares.

Grubi u ndalua në një pikë kalimi kufitar Bllacë pas kthimit të tij në vend, pas më shumë se një viti jashtë vendit. Më parë atij i ishte urdhëruar paraburgimi në mungesë.

Hetimi i udhëhequr nga Prokuroria e Shkupit ka të bëjë me dyshimet se, si drejtues i një seance qeveritare, ai miratoi kërkesën e Lotarisë Shtetërore për prokurimin publik të aparateve VLT, megjithëse, sipas akuzave, institucioni nuk kishte të drejtë ligjore për të organizuar në mënyrë të pavarur lojëra fati. Ai dyshohet për veprën penale të “përvetësimit në detyrë”.

Prokuroria njoftoi se pas marrjes në pyetje do të informojë për hapat e mëtejshëm në procedurë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.