Author: korrektpress

Kontraktori amerikan i mbrojtjes, AM General LLC, ka finalizuar një kontratë drejtpërdrejt tregtare (DCS) trevjeçare me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për furnizimin me sistemet mobile artilerie HUMVEE 2‑CT Hawkeye 105mm, së bashku me mjete mbështetëse, pjesë rezervë dhe trajnime për mirëmbajtjen e tyre, njofton kompania.Sipas marrëveshjes, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset me sistemet mobile të artilerisë të montuara mbi platforma të fuqishme HUMVEE, të pajisura me teknologji të patentuar të zbutjes së kthesës (soft recoil) që absorbon deri në 60% të forcës së kthesës. Kjo i mundëson sistemit të vendoset, të qëllojë dhe…

Read More

Prindërit shpesh u blejnë dhurata fëmijëve të tyre gjatë festave, por ekspertët thonë se teprimi mund të çojë në pasoja të padëshiruara.Konkretisht, ekspertët shpjegojnë se materializmi shoqërohet me nivele më të ulëta lumturie, dhe këto modele fillojnë në fëmijëri, duke formësuar mënyrën se si fëmijët mësojnë mirënjohjen, të kuptojnë përpjekjen dhe një ndjenjë kënaqësie.Qëllimet e prindërve janë gjithmonë të mira, por ekspertët thonë se dhuratat mund të kenë efektin e kundërt nga ai që synohet. Psikoterapisti Shon Grover theksoi se prindërit që u blejnë fëmijëve të tyre shumë dhurata shpesh më vonë vënë re probleme të caktuara të sjelljes.”Fëmijët që…

Read More

Si ta përgatisni fëmijën për një takim festiv pa stres dhe lotNë periudhën para festave, është pothuajse e pamundur të shmanget fakti që fëmija ta shohë diku Babadimrin – në reklama, në billboarde apo ndoshta në kopsht.Tek shumë fëmijë, plaku simpatik me mjekër të bardhë shkakton entuziazëm, por tek disa të tjerë mund të shkaktojë edhe frikë.Psikologët kanë shpjeguar pse është normale që fëmijët të kenë frikë nga Babadimri, si dhe çfarë duhet të bëni nëse ndodh kjo, në mënyrë që ta ndihmoni fëmijën të kapërcejë frikën. Frika nga Babadimri është normale Psikologët thonë se nga pikëpamja zhvillimore është krejtësisht…

Read More

Një skandal serioz ka shpërthyer në futbollin afrikan, vetëm disa muaj para ndeshjeve eliminatore ndërkontinentale për Kupën e Botës. Federata e Futbollit e Nigerisë ka paraqitur një ankesë në FIFA, duke akuzuar Republikën Demokratike të Kongos për përdorimin e lojtarëve të papërshtatshëm gjatë ndeshjeve kualifikuese.Nigerianët pretendojnë se deri në nëntë lojtarë të RD Kongos kanë ndryshuar shtetësinë e tyre sportivo-kombëtare pak para ndeshjes vendimtare ndaj ekipit të tyre. Midis emrave të përfshirë janë lojtarë të njohur si Axel Tuanzebe, Arthur Masuaku, Aaron Wan-Bissaka dhe Charles Pickel Sadiki. Federata Kongoleze ka pranuar se procedurat administrative për ndryshimin e shtetësisë nuk ishin…

Read More

Në disa segmente të industrisë automobilistike zhvillimi është serioz dhe i shpejtë, ndërsa te akumulatorët pak gjëra kanë ndryshuar. Deri më tani. Kompania amerikane Unigrid ka zhvilluar një bateri të re 12-voltëshe, për të cilën pretendon se ka një jetëgjatësi dhjetë herë më të madhe se bateria me plumb, se i përballon temperaturat e ulëta dhe se mund të shkarkohet plotësisht pa u dëmtuar.Akumulatori i ri bazohet në një kimi krejtësisht të ndryshme nga ajo e baterive të vjetra me acid plumbi dhe përdor qeliza natrium-jon NaCrO₂. Si përbërës kryesor përdor kripë të zakonshme. Një avantazh ndaj baterive litium-jon është…

Read More

Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Uniteti” kanë vazhduar aktivitetet e rregullta për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytetin e Mitrovicës.Sipas njoftimit të kompanisë, gjatë ditës janë realizuar punime për fshirjen dhe pastrimin e rrugëve dhe trotuareve në disa pjesë të qytetit, me qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe përmirësimin e mjedisit urban.Nga KRM “Uniteti” bëjnë të ditur se këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në kuadër të angazhimeve të përditshme për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Mitrovicës. /Telegrafi/

Read More

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 53-vjeçari nga Manastiri, pasi ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale – grabitje, sipas nenit 237 paragrafi 4 në lidhje me paragrafët 3 dhe 1 të Kodit Penal.”Duke marrë parasysh sjelljen e të dyshuarit dhe faktin se ai ka qenë i dënuar edhe më parë, prokurori publik vlerësoi se ekziston rrezik i lartë që ai ta përsërisë veprën ose të përpiqet t’i shmanget ndjekjes penale, prandaj i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake një propozim për caktimin e masës së paraburgimit”.“Më 15 dhjetor, në një…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Kryeqyteti po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në forume ndërkombëtare ku diskutohen politikat urbane dhe vizioni për qytetet e së ardhmes.Përmes një postimi në Facebook, Rama njoftoi se javën e kaluar i është drejtuar asamblesë së Shoqatës së Politikës së Jashtme dhe Shoqatës së Kombeve të Bashkuara të Austrisë, në një takim të nivelit të lartë kushtuar përgjegjësisë dhe zhvillimit urban. Diskutimi, sipas tij, është moderuar nga ish-kancelari i Austrisë, Wolfgang Schüssel.Ai theksoi se para një audience të përbërë nga diplomatë dhe vendimmarrës të lartë ndërkombëtarë, përfshirë edhe ish-zëvendëssekretaren…

Read More

Ananasi është një frut tropikal i njohur për shijen e tij freskuese dhe përfitimet e shumta shëndetësore. Përveçse ofron energji dhe freski, konsumi i rregullt i ananasit mund të ndikojë pozitivisht në imunitet, lëkurë dhe tretje.Vitamina C në ananas stimulon prodhimin e imunoglobulinave në trup, duke ndihmuar mbrojtjen natyrale kundër viruseve dhe baktereve. Përveç kësaj, vitamina C kontribuon në shëndetin e lëkurës, stimulon formimin e kolagjenit natyror, zvogëlon shenjat e dukshme të plakjes dhe i jep lëkurës shkëlqim.Ananasi është gjithashtu i pasur me antioksidantë, të cilët së bashku me flavonoidet mbrojnë qelizat nga dëmtimi i radikaleve të lira, zvogëlojnë inflamacionin…

Read More

Intuitë e fortë, ndjeshmëri e rrallë dhe aftësi për të lexuar emocionet pa fjalëKa njerëz që ju shikojnë dhe e dinë. Nuk i pyesni si, por e ndjeni se po ju lexojnë. Miq, anëtarë të familjes, partnerë, nuk keni nevojë të thoni asnjë fjalë, sepse ata tashmë e ndjejnë që diçka brenda jush është thyer, që po fshehni diçka ose që diçka ju rëndon.Këto shenja të horoskopit njihen për intuitën e tyre të fortë, ndjeshmërinë emocionale dhe aftësinë për të dalluar atë që të tjerët e humbin. Nuk janë domosdoshmërisht më të zëshmit, por janë gjithmonë më të pranishmit në…

Read More