Author: korrektpress

Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë pjesërisht disa nga masat e vendosura ndaj Republikës së Kosovës, duke i hapur rrugë investimeve milionëshe në projekte prioritare.Vendimi është bërë i ditur përmes një letre të dërguar zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, nga Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm për Zgjerim në Bashkimin Evropian. Në letër thuhet se Komisioni Evropian do të heqë disa masa që lidhen me programimin e fondeve të BE-së dhe kontraktimin e projekteve prioritare.Koopman ka theksuar se heqja graduale e masave ka nisur në muajin maj, pas përpjekjeve për uljen e tensioneve në veri të vendit. Ai ka përshëndetur…

Read More

FIFA ka zbuluar zyrtarisht “The Best FIFA Women’s 11 2025”, ku dominimi i futbollisteve nga Spanja dhe Anglia është i plotë. Plot shtatë lojtare spanjolle dhe katër angleze janë përfshirë në formacionin më të mirë të vitit, si shpërblim për paraqitjet e tyre të jashtëzakonshme në nivel klubesh dhe kombëtaresh.Dy kombëtaret u përballën në finalen e EURO 2025 për femra, një tjetër kapitull i rivalitetit të tyre të madh, pas finales së Kupës së Botës për Femra dy vite më parë. Spanja kishte triumfuar në skenën botërore, ndërsa këtë herë Anglia doli fituese në arenën evropiane, duke ngritur trofeun pas…

Read More

Hulumtimi i fundit ngre shqetësime për sigurinë e gotave njëpërdorimsheKonsumimi i çajit apo kafesë së nxehtë në gota kartoni njëpërdorimshe, praktikë shumë e përhapur në jetën urbane, mund të shoqërohet me rreziqe të padukshme për shëndetin. Një studim i fundit i kryer nga Instituti Indian i Teknologjisë (IIT) në Kharagpur, një nga institucionet më prestigjioze kërkimore në Azi, ngre shqetësime serioze mbi lëshimin e mikroplastikave nga këto gota gjatë kontaktit me lëngje të nxehta.Çfarë zbuloi studimi?Sipas ekipit hulumtues të udhëhequr nga Prof. Sudha Goel, gotat e kartonit nuk janë thjesht prej letre. Ato zakonisht janë të veshura me një shtresë…

Read More

Pasi presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, shfrytëzoi mesazhin e tij të Krishtlindjes për ta rikthyer vëmendjen te çështja Negreira dhe Barcelona, homologu i tij Joan Laporta ka pritur më pak se 24 orë për t’u kundërpërgjigjur.Vetë Laporta ishte të premten në gjykatë për të dhënë dëshminë e tij, teksa gjigantët katalanas po përballen me akuza për korrupsion.Dëshmia e Laportës u publikua të martën dhe u zbulua se ai kishte deklaruar se nuk ishte takuar kurrë me Jose Maria Enriquez Negreira, ish-nënkryetarin e CTA-së dhe personin për të cilin Barcelona akuzohet se ka tentuar të ushtrojë ndikim.Perez e kishte cilësuar…

Read More

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj kërkesave të Lumir Abdixhikut dhe Bedri Hamzës për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Murati i ka akuzuar ata se me mos-votimin e Planit të Rritjes së BE-së në vlerë 882 milionë euro, po tentojnë të paraqiten si të shqetësuar për vendin, ndërkohë që veprimet e tyre kanë dëm të drejtpërdrejtë për qytetarët. Abdixhiku i dërgon letër Presidentes së Komisionit Evropian, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës “Bedri Hamza e Lumir Abdixhiku, të njëjtit që nuk e votuan Planin e Rritjes së BE-së, i paskan…

Read More

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka premtuar rritje të ndjeshme të pagave për sektorin publik, duke theksuar se mësuesit do të kenë pagë mujore prej 1000 eurosh nën qeverisjen e tij.Abdixhiku ka deklaruar se policët, zjarrfikësit dhe ushtarët do të paguhen nga 900 euro në muaj, duke theksuar se një shtet i fortë nuk mund të ndërtohet me administratë të dobët dhe të demotivuar.Sipas tij, administrata shtetërore dhe sektorët e sigurisë nuk mund të mbeten të nënvlerësuar në një kohë kur Kosovës i kërkohet profesionalizëm, cilësi dhe shpejtësi në shërbime.Ai ka theksuar se paga…

Read More

Zëvendës kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur sot se ka pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, në të cilën komunikohen vendimet e Komisionit Evropian për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës.Në një postim në Facebook, Bislimi ka shkruar: “Gjatë ditës së sotme kam pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës. Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro”.Ai…

Read More

Një faktor i shpërfillur që ndikon fuqishëm në shëndetin e truritNdjenja e kuptimit të jetës, besimi në vlera të qarta dhe të qenit “i ri në zemër”, pavarësisht moshës, janë disa nga tiparet e personalitetit që mund të na sigurojnë një cilësi më të mirë jete dhe madje të na mbrojnë nga sëmundjet. Një studim i publikuar në revistën American Journal of Geriatric Psychiatry tregon se ndjenja e kuptimit dhe gjetja e një qëllimi në jetë mund të ulë deri në 30 për qind rrezikun e demencës. Ndjenja e kuptimit dhe demencaDemenca është një sëmundje gjithnjë e më e shpeshtë…

Read More

Festivali i Këngës në RTSH nis zyrtarisht më 17 dhjetor, një garë që do të zhvillohet për katër net radhazi, deri më 20 dhjetor, kur do të shpallet edhe fituesi, i cili njëkohësisht do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.Stafi organizator ka zbuluar tashmë disa detaje nga edicioni i këtij viti, duke konfirmuar edhe një të ftuar special.Është bërë e ditur se në skenën e Festivalit të Këngës do të ngjitet Tommy Cash, përfaqësuesi i Estonisë në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit. View this post on Instagram A post shared by Festivali i Këngës në RTSH (@festivali_kenges_rtsh)Krijuesi i hitit “Espresso Macchiato”…

Read More

Komuna e Istogut, përmes Drejtorisë për Emergjenca dhe Shërbime Publike, ka lëshuar një komunikatë të rëndësishme për qytetarët lidhur me përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit. Ky njoftim është bërë për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet që mund të sjellë përdorimi jo i duhur i këtyre mjeteve dhe për të siguruar që festimet të zhvillohen pa incidente dhe aksidente.Në bazë të legjislacionit në fuqi dhe udhëzimeve të dala nga autoritetet përkatëse, Komuna e Istogut apelon për një përdorim të kujdesshëm të mjeteve piroteknike dhe respekton masat e sigurisë. Përdoruesve të këtyre mjeteve u kërkohet që të mos i…

Read More