Author: korrektpress

Zëvendës kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur sot se ka pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, në të cilën komunikohen vendimet e Komisionit Evropian për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës.Në një postim në Facebook, Bislimi ka shkruar: “Gjatë ditës së sotme kam pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës. Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro”.Ai…

Read More

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Dollc të Klinës, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se aksidenti ka përfshirë dy automjete.“Sot rreth orës 17:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Dollc-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura, dhe një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe apelon tek të…

Read More

Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati me numër 2 në listën zgjedhore, Uran Ismaili, në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore ka sot ka vizituar një numër të biznese në kryqytet, ku ka prezantuar pikat kryesore të programit të Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillimin dhe përkrahjen e tyre.Ismaili ka theksuar se zhvillimi i bizneseve dhe largimi i barrierave që i pengojnë ato janë prioritet i programit të PDK-së, duke nënvizuar se pa përkrahje reale financiare dhe pa politika që nuk e bllokojnë iniciativën private, nuk mund të ketë rritje ekonomike dhe vende të reja pune. Plani i PDK-së për zhvillimin ekonomi sipas…

Read More

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se dje ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve institucionale dhe përmirësimit të shërbimeve për konsumatorët.Marrëveshja përfshin fusha kyçe, duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve institucionale, trajnime profesionale, avancimin e procedurave dhe rregulloreve të brendshme, zhvillimin e burimeve njerëzore, si dhe ofrimin e mbështetjes ligjore. Ajo gjithashtu parashikon organizimin e sesioneve informuese dhe aktiviteteve të ndërveprimit me komunitetin, për të rritur transparencën dhe për të përmirësuar komunikimin me palët e interesit.Ky bashkëpunim konsiderohet një partneritet strategjik që synon zbatimin e praktikave…

Read More

Një situatë e tensionuar ka ndodhur sot mes Toneyt dhe Albës, ku banori eskaloi në sjellje të pahijshme ndaj saj. Edhe pse nuk dihet ende saktësisht arsyeja e debatit mes tyre, dëgjohet Toney duke i thënë Albës: “Boll më”.Pas disa sekondash, i nervozuar, ai flaku disa shishe mbi banak, vetëm disa centimetra larg vendit ku ndodhej Alba. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)Disa prej shisheve madje përfunduan pikërisht në anën ku ajo po qëndronte, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.Në ato momente ndërhynë Klodi dhe Labi, të cilët u përpoqën…

Read More

Sot (e martë) FIFA ka zgjedhur më të mirët e vitit në një ceremoni të mbajtur në Doha të Katarit.FIFA ka zgjedhur redaktorin e sportit të Telegrafit, Lavdim Pireva, për të votuar krahas kapitenit Amir Rrahmani dhe përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.Pireva ka votuar në tri kategori të ndryshme: ‘Lojtari i Vitit’, ‘Trajneri i Vitit’ dhe ‘Portieri i Vitit’.Në kategorinë ‘Lojtari i Vitit’, Pireva e ka vlerësuar me pikë maksimale (5) yllin e PSG-së, Ousmane Dembele, pas heroizmave të tij në një sezon ku gjiganti francez u shpall fitues i Ligës së Kampionëve. Pas tij me tri pikë…

Read More

Politika e jashtme e Serbisë ka pësuar tre goditje të rënda në vetëm një muaj e gjysmë. Nga respekti ndaj qytetarëve të Serbisë, nga projekti i ndërtimit të një hoteli luksoz në vendin e Shtabit të Përgjithshëm, u tërhoq dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner. Ndërkohë, Rusia thellon krizën me Industrinë e Naftës së Serbisë, pa bërë të ditur nëse dhe kujt do t’i shesë pjesën e saj të pronësisë, për të cilën Amerika na ka vendosur sanksione. As marrëdhëniet me evropianët nuk ecin mirë, dhe kështu Komisioni Evropian në fillim të nëntorit publikoi një raport më të…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.Në këtë Samit do të diskutohet partneriteti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit. Përgjatë samitit, Presidentja do të ketë takime me liderë të institucioneve të BE-së dhe do të ketë mundësi të bisedojë me liderë të tjerë pjesëmarrës lidhur me çështje me interes të Kosovës. Heqja e masave ndaj Kosovës dhe…

Read More

Qytetarët e Tetovës që erdhën sot në Drejtorinë e Librave Amë, u kthyen pa kryer punë. Të punësuarit në këtë institucion sot nisën bojkotin, pasi kanë dy vite që kërkojnë nënshkrim të Marrëveshjes kolektive.Qytetarët që takuam, edhe pse mbetën pa marrë shërbim publik, thonë se i mirëkuptojnë.Naser Xhemaili nga Sindikata e Pavarur e Librave Amë, u kërkoi ndjesë qytetarëve që u kthyen pas, duke arsyetuar se shumica e të punësuarve në këtë drejtori janë si bashkëpunëtorë të rinj dhe marrin rrogë minimale. Nëse deri të premten nuk nënshkruhet Marrëveshja kolektive, nga e hëna do të fillojnë bojkot të përgjithshëm.“Sot e…

Read More