- “Një maskaradë ndërkombëtare” – Rama kritikon Hagën për ish-krerët e UÇK-së
- LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pa pritje të gjata kufitare
- La Liga do të hetojë thirrjet e urrejtjes për Vinicius Jr gjatë ndeshjes Osasuna – Real Madrid
- Berisha nuk vonon, njofton datën e protestës së radhës
- Fikje mikrofonash, kërcënime dhe prekje fizike, të gjithë banorët në televotim
- Toyota RAV4 Plug-In Hybrid i Japonisë mund të furnizojë me energji shtëpinë tuaj për një javë
- Operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës për një bjeshkatar të zhdukur
- Caviar paralajmëron Apple iPhone Air që përmban ar 24k dhe kushton mbi 11,000 dollarë
Author: korrektpress
Kosova ka lënë gjurmë të forta në Marok, në turneun ndërkombëtar “Casablanca Cadet African Cup 2026”, duke konfirmuar edhe një herë potencialin e madh të xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare.Xhudisti kosovar Jon Kuka, nën drejtimin e kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, ka arritur një sukses të rëndësishëm duke fituar medaljen e bronztë në këtë garë prestigjioze. Paraqitja e tij ishte bindëse dhe plot siguri, duke treguar rritje të vazhdueshme në nivelin garues.Në duelin vendimtar për vendin e tretë, Kuka triumfoi me Ippon ndaj xhudistit nga Luksemburgu, Ugo Marchiori, duke e mbyllur ndeshjen në mënyrë autoritare. Rruga drejt medaljes nuk ishte e…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e dëmtimit të një gypi nga disa kontraktorë privatë të cilët, thonë se, për dëmin e shkaktuar nuk kanë raportuar, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për një pjesë të qytetit të Obiliqit dhe disa fshatra.“Ju njoftojmë se, si pasojë e dëmtimit të gypit Ø200 ACC nga kontraktorë privatë, të cilët kanë shkaktuar dëmin dhe nuk e kanë raportuar atë, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm. Pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur: një pjesë e qytetit të Obiliqit (lagjja kah Kosova B ), fshati Plemetin, fshatrat…
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj ka bërë të ditur se deri tani Gjykata ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave.Ai në një deklaratë për media bëri të ditur se Gjykata ka formuar një grup punues, ku janë caktuar 4 gjyqtarë kujdestarë për të pranuar dhe trajtuar kërkesat. “Deri në këto momente Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave. Në ora 14:00 është caktuar një seancë dëgjimore, në ora 15:00 seanca tjetër e radhës dhe jemi ende në pritje të pranimit të…
Cikloni Harry ka shkaktuar dëme të shumta në rajonet e Sicilisë, Sardenjës dhe Kalabrisë të Italisë, me vlerësimet fillestare që e çojnë koston totale në rreth 2 miliardë euro.Ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci, tha se Kabineti do të mbajë një takim javën e ardhshme për të vlerësuar shkallën e plotë të shkatërrimit dhe për të miratuar masat emergjente.Guvernatorët e rajoneve të prekura pritet të emërohen si komisionerë emergjencash për të përshpejtuar përpjekjet e ndihmës dhe rindërtimit.Pavarësisht intensitetit të stuhisë, nuk pati viktima, thanë zyrtarët, duke ia atribuar rezultatin parashikimit efektiv dhe masave parandaluese.Dëmet e mëdha përfshijnë rrugë bregdetare të…
Sulmuesi i Juventusit Jonathan David ka mbështetur yllin Edon Zhegrova, duke thënë se tifozët e skuadrës italiane ende s’e kanë parë çfarë mund të bëjë.Zhegrova ka filluar të kritikohet te “Zonja e Vjetër”, ndërsa trajneri Luciano Spalletti nuk po i jep shumë minuta, ku zakonisht po luan vetëm si inkuadrues ose qëndron në stol gjatë tërë ndeshjes.Sidoqoftë, David, i cili e ka pasur Zhegrovën bashkëlojtar edhe te Lille, i ka dalë në mbrojtje.“Edon Zhegrova ka pasur shumë probleme fizike, ende nuk e keni parë se çfarë mund të bëjë”, tha francezi për “Repubblica”. Ndërkohë, David ka kërkuar durim nga tifozët…
Iniciativa qytetare “Support Koçani” ka mbledhur 22.742.997 denarë nga donacionet, për të cilat shteti ka arkëtuar tatim personal në vlerë totale prej 2.274.285 denarë. Nga iniciativa njoftuan se kanë realizuar shpërndarjen e tretë dhe të fundit të donacioneve për të prekurit nga zjarri në të ashtuquajturin kabare “Puls” në Koçan.Shpërndarja e tretë përfshin donacione nga Eparkia e Kishës Ortodokse Maqedonase për Evropë, e cila ka dhuruar 3.153.204 denarë.“Me qëllim që të kontribuohet kudo, por të ndihmohet aty ku është më së shumti e nevojshme, ata vendosën që 123 persona të marrin nga 15.968 denarë, ndërsa 19 persona të marrin nga…
Mesfushori i Real Madridit, Arda Guler po rikthen gradualisht formën e tij më të mirë në ndeshjet e fundit, një periudhë që ka përkuar edhe me ardhjen e Alvaro Arbeloas si trajneri i ri i ekipit të parë.Talenti turk ka qenë ndër lojtarët më në formë së fundmi dhe paraqitja e tij ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve u vlerësua si një nga më të mirat e sezonit. Guler spikati jo vetëm për cilësinë në ndërtimin e lojës nga thellësia, por edhe për punën e madhe pa top dhe kontributin në aspektin defensiv, duke treguar një pjekuri gjithnjë e më…
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, paralajmëroi të premten se ekzistojnë shenja që Izraeli po kërkon një mundësi për të sulmuar Iranin, dhe tha se gjatë vizitës së tij të fundit në Teheran i ka shprehur udhëheqësve iranianë shqetësimin e Ankarasë për një sulm të mundshëm dhe destabilizim të përgjithshëm të rajonit.Fidan, në një intervistë për televizionin turk NTV, theksoi se ka tregues që Izraeli “veçanërisht po kërkon një mundësi për të goditur Iranin”. Në pyetjen shtesë nëse kjo vlerësim i referohet edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai nënvizoi se veçanërisht Izraeli shihet si aktor që kërkon një mundësi…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në dalje të qytetit të Gjakovës.Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Vlera Krasniqi, zyrtare për informimin në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës. “Sot rreth orës 13:25, jemi njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën ‘Dah Polloshka’ në drejtim Gjakovë–Prizren.Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, drejtues i automjetit, mashkull i moshës madhore rreth 81 vjeç”, tha ajo.Njësia Rajonale…
Në Gjykatën Themelore në Prizren është duke u zhvilluar seanca për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj tre personave të dyshuar lidhur me rezultatet zgjedhore për kandidatët për deputet në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.Burime të “Betimi për Drejtësi” kanë bërë të ditur se Prokuroria Themelore në Prizren, në seancën e parë të grupit prej 30 personash nga gjithsej 109 të ndaluar, ka kërkuar paraburgim vetëm për tre prej tyre, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari