KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Pas bllokimit të aksit Librazhd-Pogradec rrezikohet edhe rruga alternative, juglindja drejt izolimit total

Pas bllokimit të aksit Librazhd-Pogradec rrezikohet edhe rruga alternative, juglindja drejt izolimit total

Pas bllokimit të plotë të aksit kryesor të juglindjes së vendit si pasojë e rrëshqitjes masive të dherave dhe çarjes së thellë në trupin e rrugës, autoritetet hapën si zgjidhje të përkohshme aksin Maliq–Moglicë–Gramsh.

Por situata paraqitet shqetësuese edhe në këtë segment. Në rrugën Moglicë–Gramsh janë evidentuar rrëshqitje gurësh dhe dherash, duke rrezikuar seriozisht mjetet që qarkullojnë nga Korça në drejtim të Gramshit.

Drejtuesit e automjeteve raportojnë vështirësi në kalim.

Nëse situata vijon të përkeqësohet, ekziston rreziku real që juglindja e vendit të mbetet e izoluar plotësisht.

Autoriteti Rrugor njoftoi ditën e sotme se po merren masat e nevojshme për të ndërtuar menjëherë një bypass provizor./Vizion+

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.