Author: korrektpress

Dy muaj pas mbajtjes së provimit të parë ekstern, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka publikuar rezultatet përfundimtare të sesionit të maturës së qershorit, pas shqyrtimit të ankesave.Mesatarja e përgjithshme nga të tre llojet e maturës është 3.66. Te matura shtetërore mesatarja është 3.62, te matura shtetërore profesionale 3.91, ndërsa te matura shtetërore artistike 3.59.Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi se është e kënaqur me suksesin e arritur, duke theksuar se rezultati është pothuajse në të njëjtin nivel me mesataren e vitit të kaluar prej 3.69, dhe më i mirë krahasuar me vitin 2024, kur mesatarja ishte…

Read More

Rihanna mund të jetë pranë rikthimit të shumëpritur në muzikë, pasi partneri i saj ASAP Rocky ka zbuluar se ajo tashmë është rikthyer në studio dhe po punon për materiale të reja.Gjatë një interviste në emisionin “The Jason Lee Show”, reperi hodhi poshtë spekulimet se lidhja e tyre, familja apo angazhimet e tjera kanë qenë arsyeja pse Rihanna nuk ka publikuar një album të ri prej vitesh.Ai tha se këngëtarja aktualisht është duke punuar në studio, edhe pse pranoi me shaka se mund të kishte zbuluar diçka që ajo nuk donte ende ta bënte publike. Rihanna dhe ASAP RockyKy është…

Read More

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione në Mitrovicë dhe fshatrat përreth.Sipas njoftimit, punime në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Isak Ibrahimi”, “Marie Kraja”, “Tish Daija”, “Ujësjellësi”, si dhe në fshatrat Koshtovë, Vërnicë dhe Zasellë.Ndërkaq, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në rrugët “Shjefën Gjeqovi”, “Ukshin Kovaqica”, “Abdullah Shabani”, “Sami Gashi”, “Evlia Qelebia”, në lagjen “Amina” dhe rrugën “Mbreti Petar”.Gjatë punimeve, KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.Kompania ka bërë të ditur se…

Read More

Në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend reagoi edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i cili akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritje të procesit të konstituimit të institucioneve.Tahiri tha se qytetarët janë dëshmitarë të një situate që, sipas tij, është e dëmshme për vendin.”Tani jeni dëshmitarë të një tendence të skajshme, jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën. Më 8 korrik janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve, ndërsa sot del kryetari i LVV-së dhe u thotë qytetarëve të Kosovës se na duhet ende kohë. Por a nuk patët 30 ditë kohë? Problemi kryesor nuk është…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, pas përfundimit të seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ka kritikuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurtin për mënyrën se si është menaxhuar procesi i konstituimit të institucioneve.Hamza tha se zhvillimet e seancës dëshmojnë mungesë serioziteti dhe përgjegjësie nga subjekti që ka dalë i pari në zgjedhje.”Siç edhe përcollët, kjo është një shenjë e mungesës së seriozitetit dhe përgjegjësisë nga partia që ka fituar më shumë mandate në zgjedhjet e fundit. Thirret seanca pothuajse në ditën e fundit…

Read More

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit E.R., nën dyshimin se ka kryer katër vepra penale.Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë së Shtetit dhe mund të zgjasë deri më 3 shtator 2026.I pandehuri dyshohet për dy vepra penale të detyrimit në bashkëkryerje, privim të kundërligjshëm të lirisë dhe frikësim gjatë procedurës penale.Sipas dyshimeve të paraqitura nga gjykata, gjatë vitit 2025, i pandehuri, në bashkëkryerje me persona të tjerë, dyshohet se përmes kanosjes ka detyruar një person tjetër të kryejë veprime në dëm të pasurisë së…

Read More

Me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes për grant investues të siguruar përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) të Bashkimit Evropian, si dhe marrëveshjeve për financim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), nis faza e tretë e financimit për ndërtimin e segmentit hekurudhor Kriva Pallankë – Deve Bair, pjesë e Korridorit 8.Nënshkrimi u zhvillua në Qeveri, ku morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, Ben Nupnau – zëvendësshef i Delegacionit të BE-së, Fatih Turkmenogllu – drejtor i BERZH-it për Maqedoninë e…

Read More

Komuna e Junikut, në bashkëpunim me GIZ dhe organizatën CEDDE, ka ndërmarrë një aktivitet në kuadër të projektit për menaxhimin e integruar të mbeturinave, duke vendosur stikera njoftues në kontejnerët për hedhjen e mbeturinave në lagjen “Agim Ramadani”.Përveç kësaj, banorëve u janë shpërndarë udhëzues për përdorimin e duhur të shportave për ndarjen e mbeturinave dhe komposterëve.Sipas njoftimit të Komunës, ky aktivitet synon të lehtësojë identifikimin dhe përdorimin e drejtë të pajisjeve për menaxhimin e mbeturinave, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndarjen e mbeturinave në burim.Komuna e Junikut ka bërë thirrje për angazhim të përbashkët në ruajtjen e…

Read More

Aktori Matt LeBlanc, i njohur për rolin e Joey Tribbianit në serialin e famshëm “Friends”, ka nxitur spekulime për një lidhje të re pasi u fotografua duke dalë për darkë me një instruktore joge në Santa Monica, Kaliforni.LeBlanc, 59 vjeç, u pa pranë një gruaje me emrin Chaz, e cila sipas informacioneve është mësuese joge me më shumë se 25 vite përvojë. Të dy u fotografuan duke lënë një restorant të njohur mes yjeve të Hollywood-it, ndërsa aktori ishte veshur në mënyrë të thjeshtë me kapelë, këmishë të zezë dhe xhinse. Foto: BackgridChaz ka themeluar më parë një studio joge…

Read More

Qytetarët e Komunës së Obiliqit tashmë kanë mundësi që pagesat e faturave për shërbimin e menaxhimit të mbeturinave t’i kryejnë edhe në zyrën e Postës së Kosovës në Obiliq.Kjo mundësi është krijuar pas marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar nga u.d. Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Kastrioti”, Flakron Mjekiqi, dhe Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci.Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj marrëveshjeje është lehtësimi i procesit të pagesave për qytetarët dhe ofrimi i shërbimeve më të qasshme, më të shpejta dhe më efikase.NPL “Kastrioti” ka bërë të ditur se bashkëpunimi me Postën e Kosovës synon të përmirësojë shërbimet ndaj qytetarëve të…

Read More