Author: korrektpress

KRU “Hidromorava” ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë për konsumatorët në fshatin Shipashnicë e Epërme.Sipas njoftimit, ndërprerja ka ardhur si pasojë e një defekti të paraqitur në SP Kopernicë.Kompania ka bërë të ditur se për çdo ndryshim apo informacion të ri lidhur me rikthimin e furnizimit me ujë, qytetarët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.KRU “Hidromorava” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/

Read More

Para objektit të Kuvendit të Kosovës njëri nga protestuesit u është drejtuar me tone të ashpra kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, si dhe deputetit Enver Hoxhaj.Teksa zyrtarët e PDK-së po dilnin nga objekti i Kuvendit, protestuesi u bërtiti duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj përfaqësuesve politikë.“Marre duhet me ju ardhë, turp për votat që i keni se duheni me na përfaqësu”, dëgjohet duke thënë protestuesi, ndërsa fjalët e tij ishin të drejtuara ndaj Bedri Hamzës dhe Enver Hoxhaj.Ndryshe, sot po mabahet seanca e parë legjislative nga zdhedhjet e parakohshme paralmentare të 7 qershorit. /Telegrafi/

Read More

Aleanca për Shqiptarët njofton se situata në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë.”Situata në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë, falë reagimit të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe punës së pandërprerë të shtabeve të krizës qendror dhe lokal, komunave të tjera, stafit shëndetësor, ekspertëve, kompanive dhe miqve.Aleanca për Shqiptarët i jep mbështetje të plotë kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në menaxhimin e situatës me qetësi, transparencë dhe përkushtim ndaj shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve”, thonë nga ASH.Nga atje thonë se mbi fatkeqësinë e Gostivarit nuk ndërtohet rejting politik.”Situata e rëndë që kaloi Gostivari nuk duhet…

Read More

Kur një person i afërt ka nevojë për përkujdesje, familja kërkon mbështetjen e dikujt që ka njohuri profesionale, përkushtim dhe aftësi për të vepruar me përgjegjësi. Kujdesi cilësor mbështetet në përgatitje të mirë profesionale dhe në përvojë praktike, të cilat ndihmojnë në menaxhimin e situatave të përditshme me më shumë siguri.Në qendrën trajnuese EduCare, teoria profesionale kombinohet me trajnim praktik, duke u mundësuar pjesëmarrësve të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për një fillim të suksesshëm në kujdesin shëndetësor.Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit mësojnë parimet bazë të përkujdesjes, standardet e higjienës, mbështetjen e pacientëve në nevojat e përditshme dhe mënyrën e duhur…

Read More

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se është caktuar mbajtja e deklaratave përmbyllëse në çështjen Prokurorja e Specializuar në rastin kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke filluar në orën 9:30.Seancat do të jenë publike dhe mund të përcillen në shqipe, serbishte dhe anglishte përmes faqes së internetit të DHSK-së, ose nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës.Në njoftim bëhet e ditur se për të përcjellë seancat nga galeria për publikun, nevojitet regjistrim paraprak.“Janë të lutur të regjistrohen paraprakisht edhe gazetarët që dëshirojnë të incizojnë…

Read More

Një “El Niño” i fuqishëm mund të godasë planetin deri në fund të vitit, duke sjellë tronditje ekonomike botërore, mot ekstrem dhe rritje të çmimeve të ushqimeve transmeton Telegrafi.Një “super” El Niño mund të rrisë kostot e jetesës në mbarë botën. Ekspertët paralajmërojnë se deri në fund të vitit mund të shfaqet një nga fenomenet më të forta El Niño të regjistruara në 140 vitet e fundit. Ky fenomen natyror nuk ndikon vetëm te kushtet e motit, por mund të ketë pasoja të mëdha edhe për ekonominë globale dhe kostot e jetesës shkruan DW. Dëme ekonomike prej triliona dollarëshSipas Christopher…

Read More

Pacientët onkologjikë sot do të mbajnë një protestë simbolike para Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar zgjidhje për mungesën e vazhdueshme të terapisë në Klinikën e Onkologjisë.Shoqata “Hema-Onko” thotë se pacientët prej muajsh përballen me vonesa dhe mungesë të barnave, përfshirë terapi biologjike, citostatikë dhe barna nga lista pozitive, gjë që u shkakton pasiguri dhe stres.Nga ana tjetër, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Igor Stojkovski, deklaroi se shumica e preparateve tashmë kanë mbërritur, ndërsa pjesa e mbetur pritet të sigurohet gjatë kësaj jave. Sipas tij, vonesat lidhen me rritjen e numrit të pacientëve, konsumit dhe furnizimit, duke theksuar se trajtimi i…

Read More

Katër persona janë arrestuar në Suharekë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Suharekë.Gjatë kontrollit ndaj të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 25.39 gramë, një telefon, një shufër metalike dhe një pako rizlla.Katër të dyshuarit, shtetas të Kosovës, janë intervistuar nga policia. Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar dhe rasti do të vazhdojë…

Read More

Një person është arrestuar në Brezovicë nën dyshimin për kanosje me armë zjarri dhe armëmbajtje pa leje.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 16:30. Tre persona, shtetas të Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se janë kanosur me armë zjarri nga një person tjetër.Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë së bashku me 18 fishekë.Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/

Read More

Një zyrtar policor i Kosovës është sulmuar fizikisht në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, pas një mosmarrëveshjeje që pasoi refuzimin e hyrjes në Maqedoninë e Veriut.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 19:15. Dy persona të dyshuar, shtetas të Kosovës, pasi iu ishte refuzuar hyrja në RMV nga autoritetet maqedonase, njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor të Kosovës.Polici i lënduar dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë…

Read More