Author: korrektpress

Një zyrtar policor i Kosovës është sulmuar fizikisht në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, pas një mosmarrëveshjeje që pasoi refuzimin e hyrjes në Maqedoninë e Veriut.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 19:15. Dy persona të dyshuar, shtetas të Kosovës, pasi iu ishte refuzuar hyrja në RMV nga autoritetet maqedonase, njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor të Kosovës.Polici i lënduar dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë…

Read More

Një mjet i dyshimtë është gjetur në një banesë në Gjilan, gjatë kohës kur një qytetare ishte duke kryer punë pastrimi.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 09:30. Ankuesja ka njoftuar policinë pasi në një qese kishte vërejtur një mjet të dyshimtë.Njësia patrulluese policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në lokacion ka dalë njësia për deminim e Policisë së Kosovës, e cila e ka tërhequr mjetin pa ndonjë incident.Rasti është proceduar sipas procedurave përkatëse. /Telegrafi/

Read More

Një person, i cili ishte duke u trajtuar në Qendra Klinike Universitare e Kosovës pas një rasti të raportuar në Lipjan, ka ndërruar jetë.Sipas raportit shtesë 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për rastin e iniciuar si “Trup i pajetë” dhe “Hetim mbi vdekjen”, i cili ishte raportuar më 4 gusht 2026, rreth orës 23:00, në Lipjan.Policia njofton se viktima, e cila po merrte trajtim mjekësor në QKUK, ka vdekur më 5 gusht 2026. Vdekja është konfirmuar nga mjeku.Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit.Rasti vazhdon të hetohet…

Read More

Çifti i njohur nga Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati dhe Gimbo, kanë shënuar një tjetër moment të veçantë në historinë e tyre të dashurisë/Dyshja festoi 5-mujorin e lidhjes, duke ndarë me ndjekësit disa momente nga kjo ditë speciale.Përmes postimeve në rrjetet sociale, ata treguan atmosferën e festës së vogël, ku nuk mungoi torta me qiri dhe një dedikim i ëmbël: “Duke krijuar momente bashkë”. Foto: InstagramRomanca e tyre nisi gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA, ku shumë e panë si një afrim të krijuar nga rrethanat e spektaklit.Megjithatë, pas përfundimit të programit, Selin dhe Gimbo dëshmuan se lidhja…

Read More

Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një rasti të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Gjilan.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 21:45. Të lënduarit, një grua dhe një burrë, kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, zjarrfikësit dhe prokurori i shtetit.Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Read More

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon se gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 07:30, janë regjistruar gjithsej 20 zjarre në hapësira të hapura në territorin e Maqedonisë.Sipas raportit të fundit, vetëm një zjarr është aktiv aktualisht, një është vënë nën kontroll, ndërsa 18 zjarre janë shuar plotësisht.Zjarri në deponinë në Dellçevë është nën kontroll, ndërsa shërbimet kompetente vazhdojnë ta monitorojnë situatën.Ndërkohë, zjarrfikësit ndërhynë me sukses dhe shuan 18 zjarret e mbetura, të cilat u regjistruan në disa komuna në të gjithë vendin, duke përfshirë Karposhin, Petrovecin, Butelin, Manastirin, Bogdancin, Prilepin, Dollnenin, Kavadarin, Negotinën, Vinicën, Zërnovcin, Likovën, Kratovën,…

Read More

Një grua ka raportuar se derisa ka jetuar në banesën e të dyshuarës, kjo e fundit ia kishte larguar gjithë rrobat e ankueses dhe fëmijëve të saj nga banesa.Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:30, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se lidhur me rasti është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.“Prishtinë/ 05.08.2026 – 18:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa ka jetuar në banesën e të dyshuarës femër kosovare, kjo e fundit ia kishte larguar gjithë rrobat e ankueses dhe fëmijëve të saj nga…

Read More

Sulmuesi spanjoll i Barcelonës, Ferran Torres thuhet se ka pranuar ofertën e Paris Saint-Germain dhe është i interesuar të kompletojë sa më shpejt transferimin këtë verë.Torres kohët e fundit la të kuptohej një largim nga Camp Nou, me komentet e tij që shkaktuan reagime të ashpra nga shumica e mbështetësve të klubit.Me kontratën e tij që skadon vitin e ardhshëm dhe transferimin e Julian Alvarez që duket gjithnjë e më i vështirë, Barça po përpiqet ta bindë sulmuesin spanjoll, i cili shënoi golin e fitores në Kupën e Botës, të qëndrojë në Camp Nou për një të ardhme të parashikueshme.…

Read More

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se një defekt në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri mund të shkaktojë ndërprerje të herëpashershme të furnizimit me ujë për konsumatorët e kësaj zone.Sipas njoftimit, ekipet e kompanisë janë në terren dhe po punojnë intensivisht për eliminimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se, për shkak të punimeve në një segment të rrugës kryesore, qarkullimi i automjeteve në këtë zonë mund të jetë i vështirësuar përkohësisht.Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që…

Read More

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka kërkuar falje publikisht pasi propozoi që një pjesë e të drejtave të Kupës së Botës t’u shitej investitorëve privatë, një ide që shkaktoi reagime të forta brenda qeverisë së futbollit botëror.Sipas raportimeve, gjatë një takimi të drejtuesve të FIFA-s në Marok, Infantino e pranoi se kishte bërë një gabim, duke theksuar se nuk kishte pasur qëllim të përjashtonte federatat anëtare nga vendimmarrja për çështje kaq të rëndësishme.Në një letër dërguar 211 federatave anëtare të FIFA-s, e cila është parë nga BBC, thuhet se presidenti i FIFA-s “kërkoi falje sinqerisht” për mënyrën se si u…

Read More