KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arbeloa merr vendimin e madh te Real Madridi, Arda Guler shpallet “truri” i ri i mesfushës

Arbeloa merr vendimin e madh te Real Madridi, Arda Guler shpallet “truri” i ri i mesfushës

Mesfushori i Real Madridit, Arda Guler po rikthen gradualisht formën e tij më të mirë në ndeshjet e fundit, një periudhë që ka përkuar edhe me ardhjen e Alvaro Arbeloas si trajneri i ri i ekipit të parë.

Talenti turk ka qenë ndër lojtarët më në formë së fundmi dhe paraqitja e tij ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve u vlerësua si një nga më të mirat e sezonit.

Guler spikati jo vetëm për cilësinë në ndërtimin e lojës nga thellësia, por edhe për punën e madhe pa top dhe kontributin në aspektin defensiv, duke treguar një pjekuri gjithnjë e më të madhe në rolin e tij në mesfushë.

Sipas asaj që raporton “Marca”, Arbeloa e ka identifikuar Gulerin si organizatorin kryesor të lojës së Real Madridit për të ardhmen. Plani i trajnerit është që 20-vjeçari të shndërrohet në boshtin e mesfushës, lojtarin rreth të cilit do të ndërtohet loja dhe ritmi i ekipit.

Forma e shkëlqyer e Gulerit reflektohet edhe në statistika. Ai ka regjistruar asist në katër ndeshjet e fundit radhazi, duke e çuar bilancin e tij sezonal në tri gola dhe 11 asistime në të gjitha garat.

Këto shifra konfirmojnë rritjen e ndikimit të tij në lojën e “Los Blancos” dhe besimin gjithnjë e më të madh që stafi teknik po i jep një prej talenteve më premtuese të futbollit evropian./Telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.