Author: korrektpress

Anësori i Al-Ittihad, Moussa Diaby, është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të Interit në këtë merkato dimri, me zikaltërit që po punojnë intensivisht për të mbyllur transferimin e tij para përfundimit të afatit kalimtar.Sipas raportimeve, Interi ka arritur një marrëveshje personale me sulmuesin francez, por oferta e parë e klubit italian është refuzuar nga gjigantët sauditë.Gazetari Fabrice Hawkins bën të ditur se propozimi i Interit ishte një huazim me opsion blerjeje në vlerën e 35 milionë eurove, por Al-Ittihad nuk është bindur nga kjo formulë. Klubi saudit, i drejtuar nga trajneri Sergio Conceicao, thuhet se kërkon një shitje të…

Read More

Gjashtë persona humbën jetën ndërsa stuhia Kristin përfshiu Portugalinë kontinentale me erëra që arritën në 202 kilometra në orë, duke lënë një gjurmë shkatërrimi në tetë distrikte dhe duke prekur furnizimin me energji elektrike për rreth 1 milion klientë.Tre persona vdiqën në Leiria, një në Marinha Grande, një në Silves dhe një tjetër në Vila Franca, ndërsa stuhia hyri në Portugali nga zona e Leiria të mërkurën përpara se të përparonte në brendësi të vendit.Autoriteti Kombëtar i Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile regjistroi 5,400 incidente deri në orën 22:00 të mërkurën, transmeton Telegrafi.Njerëzit mbetën të pastrehë, stadiumet u dëmtuan, çatitë u…

Read More

Dogana e Kosovës ka shënuar një arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Atasheu i Doganës së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave (WCO), Bekim Mehmetaj, është nderuar me një medalje prestigjioze ndërkombëtare, duke u vlerësuar si një nga atashetë doganorë më të dalluar të OBD-së.Sipas një njoftimi thuhet se ceremonia solemne e ndarjes së këtij çmimi u mbajt në Bruksel, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Doganave, në prani të përfaqësuesve të lartë institucionalë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të OBD-së, z. Ian Saunders, dhe autoritete të tjera evropiane dhe belge.”Gjatë ceremonisë u theksua se Mehmetaj mishëron profesionalizëm të lartë, qasje…

Read More

“LSM po organizon një protestë duke kërkuar që paga minimale të rritet me 50%, dhe të gjitha pagat e tjera me 6.000 denarë. Kjo është një qasje e joserioze dhe populiste”, është qëndrimi i guvernatorit Trajko Slaveski.Ai në rrjetin social “X” shkruan se në përputhje me Ligjin për Pagën Minimale, shuma e pagës minimale në mars do të rritet sipas një formule të përcaktuar ligjërisht dhe një pragu prej 57% të pagës mesatare, që është dukshëm mbi rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (40%) dhe BE-së (50%).Sipas tij, Maqedonia është mbajtëse rekordesh botërore në raportin – pagë minimale/mesatare.Guvernatori thotë se…

Read More

Detektorët e metaleve mund të përdoren në shkollat e Italisë në të ardhmen për të parandaluar aktet e dhunës që përfshijnë thika dhe armë zjarri.Qeveria e krahut të djathtë e kryeministres Giorgia Meloni publikoi një dekret të mërkurën vonë duke prezantuar rregullat e reja, në përgjigje të disa sulmeve me thikë.Në incidentin e fundit në mesin e janarit, një 18-vjeçar u godit me thikë për vdekje nga një shok klase në qytetin e La Spezia-s.Sipas kushteve të dekretit, shkollat do të jenë në gjendje të përdorin detektorë metalesh portativë, si ata që përdoren në aeroporte ose në evente të mëdha.Qëllimi…

Read More

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se punimet për rehabilitimin dhe rivitalizimin e “Kejit” në zonën e Shadërvanit janë drejt përfundimit.Përmes një postimi në Facebook, Totaj ka theksuar se ndërhyrja po realizohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ka për qëllim rikthimin e sharmit dhe funksionalitetit të një prej pjesëve më të frekuentuara dhe më të rëndësishme të qytetit.“Drejt përfundimit punimet për rehabilitimin dhe rivitalizimin e ‘Kejit’ në Shadërvan, intervenim i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, me qëllim të rikthimit të sharmit dhe funksionalitetit të kësaj pjese të frekuentuar dhe të rëndësishme të Prizrenit”, ka shkruar…

Read More

Interesimi i fortë i Manchester United për Cole Palmer ka ndezur një debat të madh në futbollin anglez. Ylli i Chelseat është shndërruar në një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar, duke shkaktuar shqetësim në Stamford Bridge. Në moshën 23-vjeçare, Palmer është afirmuar si një nga lojtarët më vendimtarë të Ligës Premier, çka e bën çdo lëvizje të mundshme për të një çështje me peshë të madhe sportive dhe financiare. Manchester United e sheh Palmer si liderin ofensiv që i mungon projektit të tyre. Në Old Trafford vlerësohet talenti, qëndrueshmëria dhe aftësia e tij për të marrë përgjegjësi…

Read More

Vaktia e Ramazanit 2026 në Maqedoninë e Veriut është publikuar dhe përfshin oraret e sakta të syfyrit, iftarit dhe namazeve për besimtarët myslimanë në të gjithë vendin. Sipas vaktisë, muaji i shenjtë i Ramazanit nis të enjten, më 19 shkurt 2026.Në ditën e parë të Ramazanit, syfyri përfundon në orën 04:49, ndërsa iftari bëhet në orën 17:19. Me kalimin e ditëve, koha e agjërimit zgjatet gradualisht, duke reflektuar ndryshimin e orëve të lindjes dhe perëndimit të diellit.Vaktia e Ramazanit 2026 për Maqedoninë e Veriut përfshin oraret ditore për imsakun, sabahun, drekën, ikindinë, akshamin (iftarin) dhe jacinë, dhe shërben si udhërrëfyes…

Read More

Barcelona vazhdon të punojë intensivisht për përforcimet e saj të ardhshme, ndërsa tre prej afrimeve të radhës ishin të pranishëm mbrëmë në Camp Nou gjatë përballjes së Ligës së Kampionëve kundër Copenhagen.Bëhet fjalë për Hamza Abdelkarim, Juwensley Onstein dhe Patricio Pacifico, të cilët janë shumë pranë finalizimit të transferimeve te Barca Atletic, skuadra rezervë e klubit katalanas.Sipas raportimeve, Patricio Pacifico ka kryer tashmë testet mjekësore me Blaugranët dhe një njoftim zyrtar pritet së shpejti. Mbrojtësi i majtë 19-vjeçar uruguaian do të transferohet nga Defensor Sporting në formë huazimi me opsion blerjeje. Ndërkohë, Barcelona ka fituar garën ndaj klubeve të mëdha…

Read More

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, duke thënë se nuk ka dashur të involvohet në debatet publike rreth rezultatit zgjedhor, dorëheqjeve apo emrave konkretë për udhëheqjen e LDK-së.Në një reagim publik, Mustafa tha se përgjegjësia për rezultatin zgjedhor është çështje etike dhe duhet të trajtohet brenda strukturave vendimmarrëse të partisë.“Jam munduar të mos involvohem me opinione për çështje të rezultatit zgjedhor, në debate për dorëheqje apo se kush duhet të jetë e kush të mos jetë në krye të LDK-së, duke konsideruar se përgjegjësia për rezultatin është çështje…

Read More