- Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat për situatën nga zjarret: 5 vatra aktive në Shqipëri
- Cilat vende të Evropës shpenzojnë më shumë për arsimin? Rezultatet befasojnë
- Kristjan Asllani prezantohet te Al Jazira
- Përplasje për NPB-në, Rama kërkon hetim për detyrimin mbi 32 milionë euro – përgjigjet LVV
- Nelson Hysa e nokauton norvegjezin Narmo, mjekët i japin oksigjen pas goditjes
- Çitaku: Mos lejoni që shqiptari ta shohë shqiptarin si armik për shkak të fesë
- “Teknikisht është e vërtetë”, Kylie Jenner reagon pas kritikave për titullin “miliardere e vetëbërë”
- Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, flet i afërmi: Jetonin në Itali, kishin ardhur për një dasmë
Author: korrektpress
Një hotel në Lungomare të Vlorës është përfshirë nga flakët, duke alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda.Një prej pushuesve, me origjinë nga Kosova, ka rrëfyer momentet e frikshme gjatë rënies së zjarrit.“U hodha nga kati i dytë, kishte edhe familje të tjera që u hodhën”, ka treguar pushuesi, duke përshkruar situatën e krijuar brenda hotelit. Përfshihet nga flakët një hotel në Vlorë, 7 persona dërgohen në spital Pas përhapjes së flakëve, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit.Si pasojë e ngjarjes, 7 persona janë dërguar në spital, ndërsa 3 prej tyre…
Ana Ejupi po përjeton një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës së saj, teksa është në pritje të fëmijës së saj të parë.Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3 ka publikuar së fundmi disa fotografi nga java e 18-të e shtatzënisë. Në imazhe, Ana shfaqet me barkun tashmë të rrumbullakosur, ndërsa krahas tyre ka shkruar thjesht “18 javë”, duke dokumentuar një tjetër moment të veçantë të pritjes së ëmbël. Ana dhe Kevin Edmond konfirmuan në korrik se do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti e ndau lajmin përmes një fotosesioni të përbashkët, të shoqëruar me mesazhin “Nga…
Islam Makhachev vazhdon të shkruajë historinë në UFC. Kampioni i kategorisë welterweight mposhti Ian Machado Garry me vendim unanim në duelin kryesor të UFC 330, duke regjistruar fitoren e 17-të radhazi dhe duke vendosur një rekord të ri në organizatën më të madhe të arteve marciale të përziera.Makhachev triumfoi me rezultatin 49-46, 49-46 dhe 48-47 në një përballje të luftuar për pesë raunde, duke mbrojtur me sukses titullin e botës në peshën 77 kilogramë.Edhe pse përfundoi me shenja të dukshme në fytyrë, përfshirë një mavijosje të madhe në faqen e majtë dhe dëmtime në hundë, faqe dhe ballë, rusi arriti…
Një zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit në hotel “Brooklyn” në lagjen “10 Korriku” në Vlorë ka lënë të lënduar gjashtë pushues. Pesë prej tyre janë shtetas të Kosovës, ndërsa një është nga Rrësheni.Sipas njoftimit paraprak të Policisë, zjarri ka qenë aksidental dhe dyshohet se është shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi në ambientet e restorantit. Dy prej të lënduarve kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore dhe janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Djegieve në Tiranë. Hoteli ku po rrinin në Vlorë u përfshi nga flakët, pushuesi nga Kosova: U hodha…
Një pilot aeroplani luftarak spanjoll F-18 në një mision policimi ajror të NATO-s rrëzoi një dron që shkelte ilegalisht hapësirën ajrore kombëtare rumune, fluturakja e katërt pa pilot që vendi ka rrëzuar këtë vit, tha të dielën ministria e mbrojtjes e Rumanisë.Shteti i NATO-s ndan një kufi tokësor prej 614 km me Ukrainën dhe ka parë dronë rusë të shkelin vazhdimisht hapësirën e saj ajrore gjatë katër viteve të fundit, si dhe mina që lundrojnë në Detin e Zi përgjatë rrugëve kryesore tregtare dhe të energjisë, transmeton Telegrafi.Ministria nuk specifikoi origjinën e dronit, duke thënë se radarët e saj e…
Policia e Kosovës ka realizuar bastisje në dy lokacione në Prishtinë, në kuadër të hetimeve lidhur me një rast të ngacmimit seksual.Gjatë bastisjeve, të kryera më 15 gusht, janë gjetur dhe konfiskuar dy revole, 224 fishekë të kalibrit 7.65, si dhe gjashtë fishekë me gas. Po ashtu, policia ka konfiskuar edhe një palë pranga me çelësa.Lidhur me rastin, një i dyshuar është arrestuar. Pas intervistimit nga organet kompetente, ai është dërguar në mbajtje.Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente./Telegrafi/
Superliga e Kosovës vazhdon sot (e diel) me dy ndeshje të javës së parë të edicionit 2026/27, ku vëmendja kryesore do të jetë te përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit.Në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, Drita do të përballet me Llapin. Ndeshja është caktuar të zhvillohet nga ora 16:30, me të dyja skuadrat që synojnë ta nisin sezonin e ri me rezultat pozitiv dhe tri pikë. Drita do të kërkojë ta shfrytëzojë faktorin fushë, ndërsa Llapi do të tentojë të largohet nga Gjilani me pikë.Në mbrëmje, nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, zhvillohet derbi i madh mes…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për datat 16 dhe 17 gusht 2026.Sipas vendimit të MINT-it, çmimet maksimale janë: Nafta (dizeli): 1.76 euro për litër, Benzina: 1.50 euro për litër dhe Gazi: 0.62 euro për litërKëto çmime vlejnë për ditën e diel dhe të hënën, ndërsa hyjnë në fuqi nga ora 10:00.MINT ka bërë të ditur se ankesat e qytetarëve lidhur me çmimet e derivateve mund të adresohen te institucionet përkatëse. /Telegrafi/
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ishte pjesë e ceremonisë përmbyllëse të festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar DokuFEST, në Prizren, duke ndarë çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare.Filmi triumfues në këtë kategori, në edicionin e 25-të të DokuFEST-it, ishte “Në kërkim të poezisë” i regjisorit shqiptar Lorin Terezi.Pasi tha se përgjatë 9 ditëve, në 7 kinema u shfaqën 223 filma gjithsej, prej tyre 114 në garë në 8 kategori të ndryshme, kryeministri Kurti uroi të gjithë fituesit dhe pjesëmarrësit. /Telegrafi/
Dhjetëra persona humbën jetën dhe të paktën 10 tjerë u lënduan pasi një autobus polak u përmbys natën në një autostradë në Hungarinë lindore, tha kryeministri hungarez Peter Magyar të dielën në mëngjes në një postim në Facebook.Autobusi ra në një kanal dhe u përmbys herët të dielën pranë qytetit Mezokeresztes në Hungarinë lindore, tha policia, duke shtuar se autobusi po shkonte drejt qytetit Nyiregyhaza në autostradë kur ndodhi aksidenti, transmeton Telegrafi.Agjencia shtetërore e lajmeve MTI tha se në autobus ndodheshin 57 pasagjerë dhe dy shoferë. Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan një autobus të kuq të dëmtuar rëndë të…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari