KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ofendoi familjen Haradinaj, ndalohet për 48 orë i dyshuari në Pejë

Ofendoi familjen Haradinaj, ndalohet për 48 orë i dyshuari në Pejë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari në Pejë për ofendimin e familjes Haradinaj.

Në njoftimin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të premten, në sheshin “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë, të premten e 3 prillit, në ora 18:00.

“Ngacmim dhe armëmbajtje pa leje – sheshi Shkëlzen Haradinaj, Pejë 03.04.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj”, thuhet në raport.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri – pistoleta, njëra me 4 copë fishekë.

Për rastin ka konfirmuar për Telegrafin edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës.

“Pas arrestimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit”, thanë nga Prokuroria. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.