KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Fituesi i Big Brother VIP Albania 1, Ilri Shaqiri bëhet pjesë e Ferma VIP 3

Fituesi i Big Brother VIP Albania 1, Ilri Shaqiri bëhet pjesë e Ferma VIP 3

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, balerini Ilir Shaqiri, është bërë pjesë e spektaklit Ferma VIP 3, duke hyrë në program mbrëmjen e së premtes.

Iliri, i cili njihet për një karrierë të gjatë në balet dhe për angazhimet e tij si anëtar jurie në disa sezone të “Dancing With The Stars”, ka vendosur kësaj radhe ta sprovojë veten në një format krejt ndryshe, ku jeta dhe sfidat zhvillohen larg komfortit të përditshëm.

Hyrja e tij në “Ferma VIP” u prit me interes, pasi Shaqiri nuk është i panjohur për publikun e reality-show-ve. Përkundrazi, ai ka pasur më herët një përvojë të ngjashme në Big Brother VIP Albania, ku edhe u kurorëzua si fituesi i parë i këtij formati në Shqipëri.

Në finalen e BBVA 1, Ilir Shaqiri triumfoi duke fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, duke u kthyer në një nga emrat më të komentuar të atij sezoni.

Mbetet të shihet se si do të përshtatet balerini me ritmin dhe dinamiken e “Ferma VIP 3”, dhe nëse kjo eksperiencë do ta pozicionojë sërish si një nga konkurrentët më të fortë të spektaklit. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.