KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë narkotike

Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë narkotike

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Drejtoria kundër Krimit te Organizuar dhe ajo e Krimeve të Rënda, gjatë zbatimit të planit taktik me datën 03.04.2026 në Gjakovë kanë ndaluar për kontroll veturën me targa të huaja, të drejtuar nga personi tanimë i dyshuar A.B., (1978).

Gjatë kontrollit të automjetit, në pjesën tek ulëset e pasme janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë (10) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Mariuhanë në peshë të përgjithshme prej 5 kg e 413 gram.

Po ashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet, si dhe dy telefona mobil që i përkisnin të dyshuarit.I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar për intervistë, ndërsa me vendim të prokurorit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.